Rreth 77 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis sastiva është sekuestruar nga policia kufitare e Qafë-Thanës. Droga ishte e ndarë në 22 pako, dhe në prangat e policisë kanë rënë dy bullgarë dhe është shpallur në kërkim një shqiptar si bashkëpunëtor i tyre.
Në pranga e bluve kanë rënë: Neven Milenov, 39 vjeç, banues në Razgrad-Bullgari, dhe Shaban Daud, 55 vjeç, banues në Silistra-Bullgari. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim policor e A.G, 45 vjeç. Sasia e kanabisit është konstatuar gjatë kontrollit me skaner në mjetin furgon tip “Volkswagen”.
77 kilogramët ishin të fshehura në pjesën e dyshemesë. Materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”.