• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qafa e Martës

by Edison Ypi
24/07/2024 10:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edison Ypi

Koka në majë të Ostrovicës, gjerdani me perlën e madhe Backën varur poshtë gushës, ca perla më të vogla rrotull qafës, pylli i flokëve, supet e lëmuara, gusha e mermertë, qafa më e bukur e botës, Qafa e Martës, i ngjan qafës së femrës.
Po ashtu si qafa e femrës lëviz vazhdimisht në kërkim të Dashurisë, edhe Qafa e Martës ndryshon çdo çast, bëhet ashtu si e do ai që e sheh, ai që e adhuron, ai që e dashuron.
Ta zemë, dëshiron të shikosh ushtritë e huaja që kanë kaluar nga Qafa e Martës. Bujrum, të thotë Qafa e Martës. Ja pushtuesat, ja ndërluftuesat, kryqtarët, fituesat, humbësat, kërcënuesat. Ja ku janë: Greku, sërbi, austriaku, italiani, francezi, rusi, bullgari, e të tjerë e të tjerë. Dhe ti kënaqesh duke i kqyrur si vinë e ikin ata djaj.
Vetëm të huaj, vetëm pushtuesa. Po shqiptarë a kaluan nga Qafa e Martës ?
Sigurisht që kaluan. Ja ku i ke, ja ku po kalojnë, ja ku po marshojnë: udhëtarët, karvanët, çobenët, hallexhinjtë, zengjinët, fukarenjtë, hyzmeqarët, dervishët, priftërinjtë, kurbetlinjtë, kaçakët, komitët, hajdutët, karvanët, partizanët, ballistët, fashistët, mbretërorët, heroikët besnikët.
Ç’u bë gjatë shekujve në Qafën e Martës ?
Plot gjëra u bënë. Mjaft të keshë dëshirë t’i shohësh. Ja ku po kalojnë kalorës mbi kuaj që lexojnë urdhëra mbi pergamenë, dekrete sulltanore, apo romane, apo veneciane, dhe edhe më të largëta po deshe. Te Qafa e Martës u bënë kërcënime, u shpallën luftra, paqe, u nënëshkruan armëpushime, u kryen bisedime, u bënë pajtime, u realizuan beslidhje.
Po gostira a janë shtruar te Qafa e Martës ?
Po. Janë shtruar sofra madhështore për një mijë e më tepër burra. Ku ja merrnin këngëve tronditëse, mbanin ison mahnitëse, hidhnin valle, ndiznin zjarr, shkonin deshë hell, mal pilafi, lumë rakia, bromp dollia.
Vetëm festa, ahengje, këngë e valle, mish e raki ?
Ç’ësht ay llaf. Ku kthehej rakia e ngrihej dollia, jepej dhe Besa. Pa kishte dhe helmime. Në Qafën e Martës vrasje janë bërë, pusira janë zënë, dëshmorë kanë rënë, tradhëtarë që lëviznin si minj nga njëra qoshe në tjetrën ka patur. Heronj të lavdishëm, gjithashtu. Lace Backa, për shembull, trimi që i ngritën këngën me iso, ja ku e ke, ndiqe me kujdes, ja ku po ngjitet nga stani i vet te Qafa e Martës. Ku do i thërrasi Backës dhe backallinjve: Hej, djemtë e Backës, sot o kurrë. Përndryshe na mori greku përgjithmonë. Dhe pas pak Lacen e këngës e vrau pabesisht greku.
Veç ushtarë, oficerë, komandantë, jeniçerë, mamlykë, andartë, Qafën e Martës, që është më e zilepsura e të tëra qafave, e kanë vizituar edhe shkencëtarë, gjeologë, gjeofizicienë, gjeodedë, matematicienë, astronomë, astrologë, fallxhorë, magjistarë. Si dhe politikanë, gjeopolitikanë, ekonomista, janë takuar te Qafa e Martës. Por dhe metereologë, klimatologë, mjekë, endokrinologë, kardiologë, neurologë, sociologë, psikologë, psikiatër psikanalistë. Erdhën, hodhën sytë rrotull. Ata pak që nuk u çmendën nga Bukuria, u kthyen nga erdhën.
Me gjithë këto të mira, a s’më thua, ore si është, çfarë karakteri ka Qafa e Martës ?
Qafa e Martës është qafë më serioze dhe më dinjitoze se Qafa e Pazarit, Qafa e Buallit, Qafa eThorës, Qafa e Thirrës, Qafa e Thiut, Qafa e Gjarprit, Qafa e Barit. Qafa e Nëpërkës, Qafa e Sharrit, Qafa e Derrit, Qafa e Skiles, Qafa e Lopës, Qafa e Qenit, Qafa e Zagarit, Qafa e Thanës, Qafa e Krrabës, Qafa e Kiçokut, Qafa e Qarrit, Qafa e Nazelies. Qafa e Qeflies. Qafa e Shkrimtarit, Qafa e Poetit, Qafa e Llapaqenit. Qafa e Spiunit, Qafa e Hashashit, Qafa e Trafikantit, Qafa e Hajdutit, Qafa e Rrenacakut.
Qafa e Martës është, madje edhe më serioze dhe më dinjitoze se qafa e qafave, qafa e mitrës së femrës.
Qafa e Martës është më e madhja, më spektakolarja, më e bukura, më seriozja, më e rëndësishmja nga të gjitha qafat.
Para Qafës së Martës, qafat e tjera janë qafa qesharake.
Qafën e Martës kush nuk e ka parë, turp t’i vijë, të niset urgjent ta shohi e t’i falet.
Qafa e Martës kujt nuk i pëlqen, jazëk i qoftë, të bëjë Autokritikë në Mbledhjen e Kolektivit.
Pikturë më të bukur se Qafa e Martës s’e kap dot asnjë penel, sado gjenial.
Nuk ka në botë skulpturë më madhështore se Qafa e Martës që e ka gdhenduar era dhe shiu, dhe e ka bekuar Baba Fetahu.

Next Post
Ishujt grekë në krizë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në mes të sezonit turistik

Ishujt grekë në krizë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në mes të sezonit turistik

Comments 1

  1. Nok Zavall Pshuri says:
    2 years ago

    Ja ke fut kot plako.
    Kjo qafa e Martës që thua zotrote, i ha munë qafës së Mitrës.
    Thuaj po ta mbajti të kundërtën.
    Në qafë të Mitrës, kemi kaluar të tërë ç’janë gjë e gjallë në këtë botë jallane, me burra e me gra.
    Prandaj, të dhjefsha atë që thua o Bej Yp…..
    Qetësohu plako, mos e merr personale.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dilni për të ardhmen e fëmijëve!”, Adriatik Lapaj i bashkohet sërish qytetarëve në protestën për Zvërnecin

“Dilni për të ardhmen e fëmijëve!”, Adriatik Lapaj i bashkohet sërish qytetarëve në protestën për Zvërnecin

June 9, 2026
Tabaku: Protestat, sinjal për nevojën e shtetit! Integrimi në BE, te standardet dhe jo tek data e anëtarësimit

Tabaku: Protestat, sinjal për nevojën e shtetit! Integrimi në BE, te standardet dhe jo tek data e anëtarësimit

June 9, 2026
Balluku nga Fieri: Ky është kryeqyteti i PS, ndryshe nga sa thonë vlonjatët! Në maj 2025, shkruam historinë e 12 mandateve

Balluku nga Fieri: Ky është kryeqyteti i PS, ndryshe nga sa thonë vlonjatët! Në maj 2025, shkruam historinë e 12 mandateve

June 9, 2026
Balla thirrje Greqisë: Miratoni marrëveshjen e pensioneve, ua keni borxh 1 milion shqiptarëve

Protesta për Zvërnecin, Balla publikon pamjet, tregon numrin e vërtetë të pjesëmarrësve

June 9, 2026
Tensione të reja SHBA-Iran! Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache

Tensione të reja SHBA-Iran! Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache

June 9, 2026
PS Fier feston sot 35-vjetorin e themelimit, Rama dhe socialistët mblidhen në Parkun e Apolonisë

PS Fier feston sot 35-vjetorin e themelimit, Rama dhe socialistët mblidhen në Parkun e Apolonisë

June 9, 2026
“Si do jetoje me rrogën e një polici?”, Lamallari: Paguhen shtesë për protesta e evente, s’mund të ketë rritje galopante

Plantacion me kanabis në Velipojë, Lamallari: Lufta kundër narkotikëve, prioriteti ynë i pandryshueshëm

June 9, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Tre debate të panevojshme për protestën

June 9, 2026
Skënder Hita: Pse krimi i organizuar po bëhet më i sofistikuar dhe më i rrezikshëm?

Skënder Hita: Pse krimi i organizuar po bëhet më i sofistikuar dhe më i rrezikshëm?

June 9, 2026
Armëpushimi në rrezik! Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin

Armëpushimi në rrezik! Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin

June 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In