• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Qafa: Disa të dënuar tentuan t’i heqin byzylykët, ja pse ia lamë firmës posedimin e tyre

by A R
09/08/2017 11:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në lidhje me çështjen e byzylykëve të personave që mbikqyren nga Shërbimi i Provës ka reaguar edhe drejtori i këtij institucioni Ilir Qafa. Ky i fundit, përmes një prononcimi dhënë për mediat, deklaroi se u vendos që byzylykët t’i liheshin firmës private për të shmangur shtimin e hallkave të tepërta burokratike për procesin.

“Sipas ligjit kanë qenë dy opsione, të kryheshin nga institucioni ose kompania, është përzgjedhur kompania. Kontrata e fundit e ka ndjekur logjikën e përpjekjes së Shërbimit të Provës për shërbim cilësor. Është vlerësuar nga Shërbimi i Provës që për të evituar hallkat burokratike që mund të krijonin vonesë për urdhrat e prokurorëve të implementohet përmes kompanisë për atë qëllim. Kompanisë nuk i kanë kaluar me firmën time byzylykët, ka një grup pune që është ngritur për të monitoruar kontratën, pjesë e tij është edhe stafi i Shërbimit të Provës. Është vlerësuar për efekte ajo që përmenda, që të operohet nga kompania e kontraktuar dhe përfiton në terma shpejtësie” deklaroi ai.

Qafa deklaroi se aktualisht janë janë 90 persona nën mbikëqyrje elektronike, ndërsa pas lajmeve të fundit ka pasur tentativa për t’i hequr nga të dënuarit.

“Ka pasur joshje të subjekteve që kanë tentuar të bëjnë heqje të byzylykëve” deklaroi ai për mediat.

Ndërsa përsa i përket byzylykëve që janë dëmtuar, ai tha se po shikohet mundësia që fatura financiare t’u ngarkohet të dënuarve, në rastet e qëllimshme.

Intervista e plotë e Ilir Qafës

Pse iu dhanë firmës byzylykët?
Në dijeninë time është duke u ndjekur procesi i urdhrit të ministrit, janë duke u kryer procedurat, procesi është duke u zhvilluar. Shërbimi i Provës prej 2012 ka përmbushur detyrën për mbikëqyrjen.

Po pse iu lanë kompaninë?
Sipas ligjit kanë qenë dy opsione, të kryheshin nga institucioni ose kompania, është përzgjedhur kompania. Kontrata e fundit e ka ndjekur logjikën e përpjekjes së Shërbimit të Provës për shërbim cilësor. Është vlerësuar nga Shërbimi i Provës që për të evituar hallkat burokratike që mund të krijonin vonesë për urdhrat e prokurorëve të implementohet përmes kompanisë për atë qëllim. Pajisjet e gjurmimit janë pjesë e procesit, që mos ketë hallka të tepërta. Nuk jam personi që mund të shprehim për kontratën.

Pse ia dorëzuat kompanisë?
Kompanisë nuk i kanë kaluar me firmën time byzylykët, ka një grup pune që është ngritur për të monitoruar kontratën, pjesë e tij është edhe stafi i Shërbimit të Provës. Është vlerësuar për efekte ajo që përmenda, që të operohet nga kompania e kontraktuar dhe përfiton në terma shpejtësie.

Janë dorëzuar të gjithë byzylykët?
Është një proces duke u zhvilluar. Janë dorëzuar arkat, është proces duke u zhvilluar procesi i dorëzimit.

Tani që pajisjet do të jenë pranë MD, mendoni se do të ketë vonesa në zbatim…?
Cdo hallkë burokratike zgjat kohën e reagimit, edhe kjo mund të jetë, pasi do të kërkojë kohën e nevojshme, shkon në mbingarkesë të procese.

Sa shtetas jenë mbikëqyrje?
Janë 90 persona. Ka pasur joshje të subjekteve që kanë tentuar të bëjnë heqje të byzylykëve pas ngjarjes

Jeni në dijeni të 82 byzylykëve të dëmtuar?
Mendojmë të aplikojmë ngarkim financiar të dëmtimeve, që janë të qëllimshme.

Next Post
Një tërmet i fuqishëm godet Argjentinën

Dy tërmete 'shkundën' vendin gjatë natës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In