• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pylli Orbital”/ Mbillen 10 mijë fidanë pishe në zonën e Allgjatës në Vaqarr, Veliaj: Rikuperojmë ato që kemi humbur

by Java News
24/02/2019 16:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 10 mijë fidanë pishe iu shtuan këtë fundjavë Parkut të Liqenit të Vaqarrit. Dhjetëra vullnetarë dhe punonjës të institucioneve të varësisë së Bashkisë së Tiranës iu bashkuan aksionit për mbjelljen e fidanëve të rinj.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi se tani është koha për të rikuperuar sipërfaqet e gjelbra, të cilat janë dëmtuar ndër vite nga dora e njeriut. ““Në Liqenin e Vaqarrit do të mbjellim 50 mijë pemë; rikuperojmë ato që kemi humbur kundrejt natyrës. Jemi në një zonë, e cila në fund të viteve ‘90 ishte e gjitha e gjelbëruar, plot me pisha e dafina. Tani kemi dy mundësi, o të vajtojmë të mirat që kishim dhe i prishëm vetë, ose të themi: sot është dita të fillojmë rikuperimin dhe të kemi një ofensivë të së mirës ndaj së keqes, të gjelbërimit ndaj atyre që abuzojnë e që presin pyjet”, tha Veliaj, teksa theksoi ndërgjegjësimin e qytetarëve të Tiranës për rëndësinë që ka mbrojtja e mjedisit dhe përkujdesja për shtimin e hapësirave të gjelbra.

“Kemi arritur një nivel emancipimi, ku sot duhet t’i kthejmë reston natyrës, jo vetëm se kjo është gjëja e drejtë për të bërë për mjedisin, por mbi të gjitha është e drejtë për fëmijët. Një qytet, i cili pret vetë pemët e veta dhe nuk i rimbjell ose nuk rikuperon humbjet, do të thotë se është një qytet pa memorie për të shkuarën, por edhe pa të ardhme për fëmijët e tij”, vijoi kryebashkiaku.

Rreth Liqenit të Vaqarrit këtë vit do të mbillen 50 mijë fidanë të rinj, duke krijuar një oaz qetësie dhe një destinacion alternativ për familjet e kryeqytetit në fundjavë. Veliaj shprehu bindjen se nëse do të vazhdohet me këtë ritëm, kjo do të jetë paja më e mirë që ky brez do t’i lërë gjeneratës së ardhshme. “Në total do të kemi 30 mijë pisha dhe 20 mijë dafina. Sot kemi vetëm lotin e parë. Jam i bindur se nëse vazhdojmë me këtë ritëm çdo vit, do kemi mundësi jo vetëm të rikuperojmë ç’kemi humbur, por do kemi mundësi t’i lëmë një pajë gjeneratës tjetër që dallon nga paja që na u trashëgua nga prindërit tanë në vitet ’90, ku çdo gjë publike konsiderohej pa zot, prerja e druve u kthye në modë dhe hedhja e plehrave dokudo ishte një lloj norme”, nënvizoi ai.

Synimi i Bashkisë së Tiranës është që deri në përfundim të sezonit të mbjelljeve, kryeqytetit t’i shtohen mbi 100 mijë pemë. “Sot, të mbjellësh është modë, sot të pastrosh është trendi, sot standardi ynë i ri është një qytet i pastër, ndaj jam shumë i lumtur që kemi filluar këtë ofensivë, por duhet ta mbajmë çdo vit. Në dy vitet e para me 200 mijë pemë, kemi kapur 10% të ambicies sonë për pyllin orbital, ama na duhet ta vazhdojmë këtë deri në vitin 2030, që të paktën Tirana të dalë barazim me natyrën, e më pas të dalë plus”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Ai theksoi se standardi i vendosur është një qytet i pastër, ndërsa ftoi edhe qytetarët që t’i bashkohen këtij koalicioni. “Kemi përpara 7-8 marsin, Ditën e Verës, sebepe, ditëlindje, përvjetorë; janë mundësi fantastike për të mbjellë një pemë, e cila do qëndrojë këtu 100 vjet. Për këdo që është i interesuar, aprtirana.al është faqja në internet, ku secili mund të bëjë një rezervim, të lërë datën, vendin e saktë ku do mbjellë një pemë dhe të ketë kujtimet e paharruara në një qytet ku ka hedhur rrënjë jo vetëm si metaforë, por edhe fizikisht”, deklaroi Veliaj.

Duke e cilësuar fantastike këtë nismë, deputetja e PS, Blerina Gjylameti vlerësoi vëmendjen që i është kthyer ruajtjes së mjedisit. “Atë çka dora e njeriut e ka shkatërruar ndër vite apo edhe pakujdesi i politikës ka bërë ndërvite, sot po mundohemi ditë pas dite për ta rikthyer të gjithë vëmendjen dhe kujdesin tonë ndaj ambientit. Çdo ditë të përkushtuar, për të bërë nga një punë të mirë dhe sot po bëjmë një punë fantastike”, tha Gjylameti.

Pylli Orbital, i njohur ndryshe edhe si unaza e 5-të e Tiranës, do të çojë në mbjelljen e një muri të gjelbërt me 2 milion pemë duke lidhur 14671 hektarë parqe, fusha bujqësore, pyje dhe forma të tjera të vegjetacionit rreth qytetit.

E.Xh./

Next Post
Rashel Kolaneci dhe Arta Elezaj  “çmendin” fansat me foton provokative

Rashel Kolaneci dhe Arta Elezaj "çmendin" fansat me foton provokative

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punimet në rrugë, bllokohet qarkullimi në aksin rrugor Librazhd-Korçë nga sot deri më 5 shkurt

Punimet në rrugë, bllokohet qarkullimi në aksin rrugor Librazhd-Korçë nga sot deri më 5 shkurt

February 3, 2026

Shisnin lëndë narkotike të ndara në doza, arrestohen 2 persona, procedohet një tjetër

February 3, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Uniforma e huaj

February 3, 2026
Ndalohet një person në burgun e Fierit, tentoi të fuste drogë brenda

Ndalohet një person në burgun e Fierit, tentoi të fuste drogë brenda

February 3, 2026
Kushtetuesja sërish pa vendim për “Ballukun”, shtyhet çështja

Kushtetuesja sërish pa vendim për “Ballukun”, shtyhet çështja

February 3, 2026
Matura Shtetërore zhvillon sot provimin e fundit

Ministria e Arsimit publikon datat e provimeve kombëtare të arsimit bazë

February 3, 2026
Cilët janë gjeneralët e ‘zhdukur’ të Kinës

Cilët janë gjeneralët e ‘zhdukur’ të Kinës

February 3, 2026
Moti i keq, Rama porosi deputetëve: Shkoni pranë njerëzve edhe pasi momenti i vështirë të jetë kapërcyer

Revista franceze shkruan për Shqipërinë, Rama: Në 5 vite rritëm me 80% numrin e vizitorëve të huaj

February 3, 2026
Evropa nis ‘hakmarrjen’ ndaj kompanive amerikane? Prokuroria bastis zyrat e Elon Musk në Francë

Evropa nis ‘hakmarrjen’ ndaj kompanive amerikane? Prokuroria bastis zyrat e Elon Musk në Francë

February 3, 2026
“Jam e nderuar…”, Diella vlerësohet me çmimin prestigjioz në Samitin e Qeverive Botërore

“Jam e nderuar…”, Diella vlerësohet me çmimin prestigjioz në Samitin e Qeverive Botërore

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In