Pyetjet qesharake gjatë një udhëtimi me avion
Kompania “Airline J2”, ka vendosur që të publikojë disa nga pyetjet më qesharake që pasagjerët iu bëjnë stjuardesave gjatë udhëtimit me avion.
“Mund t’i thuash pilotit që të fluturojë më ulët pasi bashkëshortja ime ka frikë lartësitë? Çfarë ka brenda ky sanduiç me proshutë?”, këto janë disa nga pyetjet “suprizë” të pasagjerëve.
Disa pyetje të tjera qesharake: “Kam harruar diçka, mund të kthehemi pas? Ku jemi tani? Piloti tha se do ulemi shpejt, sipas orës spanjolle apo britanike?”.
“Mundohemi që të jemi sa më profesionalë, por është bukur kur mund të bësh një shaka me pasagjerët pasi pyesin për gjëra vërtet qesharake”, është shprehur një stjuardese.
Më pas ajo ka shtuar: “Pasagjeri që më ka ngelur në mendje është një burrë, i cili më pyeti se si mund të hapet dritarja e avionit. Besoj se ai nuk e dinte se çfarë do të ndodhte po të hapej dritarja”.