• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pyetjet që i rrëzojnë çdo alibi Ilir Metës

by Java News
09/09/2019 17:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Endri Kajsiu

Presidenti Ilir Meta ka shkuar sot përpara Komisionit Hetimor Parlamentar në Kuvend në një përpjekje për të argumentuar se vendimi për ç’dekretimin e 30 qershorit nuk ishte në shkelje të Kushtetutës dhe se ai, ishte i paanshëm në vendimet që kishte marrë.

Por, Ilir Meta ‘shkoi të vinte vetullat e nxorri sytë’, siç thotë populli. Kreu i shtetit sot në argumentat e tij doli disa herë blof, duke treguar së në fakt prioritet nuk janë as zgjedhjet, as dmokracia, as rendi e siguria por vetëm partia (e tij pikë së pari) që quhet LSI dhe partia e e Lulzim Bashës.

Mjafton të marrim argumentat kryesore të Metës në analizë, për të kuptuar se ku fle lepuri, duke parë paradoksin që ato argumente mbartin.

Për të treguar se në fakt Ilir Meta nuk ka qarë hallin e demokracisë në Shqipëri por të partisë në shtëpi, mjafton të dëgjojmë argumentin kur thotë se ai nuk mund të lejonte zgjedhjet me një parti ndaj edhe i shtyu ato për në 13 tetor.

Pikërisht këtu kemi paradoksin e parë që e nxjerr zbuluar Metën. Si ka mundësi që Presidenti thotë se anullimi i zgjedhjeve të 30 qershorit erdhi pasi PD dhe LSI refuzonin të merrnin pjesë në zgjedhje, ndërkohë që në datën 13 tetor si PD dhe PS deklarojnë se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje?!  Thënë këtê,  pse Ilir Meta nuk anullon me të njëjtën llogjikë edhe 13 tetorin? Apo meqë në date 13 tetor partia e bashkëshortes së tij  ka thënë se dëshiron të garojë, ky është argument i mjaftueshem për Presidentin që data 13 tetor të mos preket?!

Ky ishte argumenti i parë paradoksal i Metës, i cili pasohet nga një tjetër që nuk është vetëm paradoksal, por edhe i rëndë.

Ai u shpreh se kishte informacione për protësta të dhunshme dhe djegie të Kuvendit, ndaj shtyu datën e zgjedhjeve.

Por natyrshëm lind pyetja: Si ka mundësi që Presidenti Ilir Meta ka patur informacione aq të besueshme për dhunë gjatë protestave e konkretisht për djegien e Parlamentit, (madje aq të besueshme sa të anullonte edhe zgjedhjet), por ndërkohe nuk bëri as një denoncim në Prokurori për këtë çështje, e jo më  pastaj të informonte organet ligjzbatuese?!

Mjafton të shohësh vetëm këto dy argumenta dhe paradoksin e hipokrizinë që ato mbartin, për të kuptuar se nuk kemi të bëjmë me një dashnor të Kushtetutës e demokracisë, por në një mbojtës fanatik të partisë së tij, që sot ia ka lënë në menaxhim bashkëshortes. /l.m

Next Post
Vë të dashurën në rrezik për të realizuar foto mahnitëse në Instagram

Vë të dashurën në rrezik për të realizuar foto mahnitëse në Instagram

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In