• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pyetjet e munguara për Sali Berishën! Pse nuk ja bën askush?

by Java News
26/12/2018 09:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shqipëri, media e ka pozicionuar veten si në përballje me modelet e mbrapshta qeverisëse, ku veç raportimit ka dhe denoncimin si mision. Por kurrë nuk është parë e analizuar edhe ajo si një ushqyese e mbrapshtisë; nëse jo qëllimisht, me qasje jo-profesionale. Berisha mbetet testi më adekuat i medias në Shqipëri.

Sot e kësaj dite, edhe pse me një trashëgimi negative në afro 13 vjet qeverisjeje e 28 vite të plota protagonizëm politik, ku veç shumë të tjerave mban mbi shpinë dhe akuzën e katër të vrarëve në bulevard, Berisha ka një komoditet nga media për t’u patur zili. Atij i publikohet çdo gjë, pa përjashtim çdo gjë lëshon në publik, që nga marrëzitë e “qytetarit dixhital”, e deri te çdo lloj akuze që ka brenda ç’nderimi, masakrimin dhe ç’njerizimin e kundërshtarit politik, ku gjuhës plumb i mungon vetëm plumbi në mish.

Ndihet komod gjithashtu, pasi ftohet rregullisht në çdo studio, duke u ndjerë i pacenuar nga asnjë lloj pyetje, sado me spec të duket, ndonëse speci mungon rregullisht. Ishte dhe te Krasta, më kurajozi në pyetje, më i talentuarit në formulimin e tyre, por fakti që ofroi të njëjtën lloj gjuhe, prej asaj që tashmë i njihet ç’prej kur u bë lojtar në politikë, e që nuk përbën asnjë surprizë, asnjë befasi, sigurisht për mirë, do të thotë se edhe pyetjet e përzgjedhura nuk funksionuan. Disa nuk prekin thelbe në misionin apo natyrën e tij politike, disa as që guxohen të bëhen.

Nga këto të fundit është dhe ajo mbi 21 Janarin. Vini re: prej kur ndodhi tragjedia e asaj dite e deri më sot, në sa e sa prani të Berishës në studio televizive, askush nuk ka guxuar t’i drejtohet për 21 Janarin dhe gjithçka mban e shoqëron atë histori. Nuk guxoi as Krasta. E sa i përket thelbit të qënies së tij politike, askush nuk e pyet për ca aspekte, të vetmen që do ia vlente për t’u thirrur në një studio:

-Pas kaq vitesh në politikë, cili është investimi më i fortë moral që i ka bërë vendit të tij? -Në kaq vite politikë, cila është reforma më e thellë që ka ndërmarrë për sa ka qeverisur, e cila ka dhënë efekte në kohë, e prej së cilës sot po përfitojnë shqiptarët?-Cilat janë standartet etike që ai ka diktuar në politikë, por edhe mes njerëzve?   -A ka patur në vetëdijen e tij politike një moral që e ka udhëhequr, cili ka qenë ai dhe provat e tij? -Cilat kanë qenë politikat e tij në funksion të drejtësisë shoqërore, virtytit shoqëror, principeve të punës, meritës dhe vlerave? -Për çfarë duhet t’i referohen brezat që do vijnë?

-Për çfarë duhet të citohet gjithashtu nga këto breza? -Cila është thënia me lapidare e dalë prej tij? -A e mbart ligjërimi i tij politik inteligjencën, intelektualitetin, të drejtën, të vërtetën dhe mbi të gjitha të moralshmen?   -A e ka shqetësuar ndonjëherë degradimi i sistemit të drejtësisë dhe çfarë ka bërë për ta reformuar atë? -A është ai një prej investitorëve në degradimin e këtij sistemi? -Kush prej rivalëve të tij politikë nuk ka qenë kriminel, mafioz, hajdut, për t’u marrë zvarrë apo hedhur në koshin e plehrave, por thjesht një njeri i kundërt me të në qëndrime politike?

Ja, këto janë disa prej pyetjeve që vërtet do ia vlente ta kishe Berishën në studio. Për të tjera, është thjesht një shërbim i keq që mund t’i bësh vendit duke mbajtur gjallë një zë që thjesht ia shton marrëzinë jetës shqiptare.

Dhe mos thoni që nuk ka ekzistuar një lider i tillë që mund të shfaqet mes pyetjeve të mësipërme. Ka qenë, afër nesh dhe në kohën tonë. Mjafton të studioni jetën dhe karrierën e Alija Izetbegoviç, të lexoni veprat e tij që ka lënë, rrëfimet mbi veten dhe ngjarjet që e kanë ndjekur, për të kuptuar se po, mund të ekzistojë. Diferencën e bën ajo, për të cilën më s’paku merret në konsideratë kur gjykohet një lider: morali.(Tesheshi)

a.cupaj

Next Post
VIDEO/ Skenari i frikshëm, katastrofat që e presin Tokën në 100 vitet e ardhshme

VIDEO/ Skenari i frikshëm, katastrofat që e presin Tokën në 100 vitet e ardhshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Behlul Jashari, kronisti i qëndresës që u harrua nga Kosova e Shqipëria

Behlul Jashari, kronisti i qëndresës që u harrua nga Kosova e Shqipëria

July 21, 2026
Protesta dhe kërkesat/ Preç Zogaj: Sinjal për reflektim! Prekin probleme thelbësore të demokracisë dhe qeverisjes

Protesta dhe kërkesat/ Preç Zogaj: Sinjal për reflektim! Prekin probleme thelbësore të demokracisë dhe qeverisjes

July 21, 2026
“Do jeni bashkëfajtorë”/ Irani paralajmëron Bullgarinë që të mos i lejojë SHBA-të të përdorin bazat e tyre

“Do jeni bashkëfajtorë”/ Irani paralajmëron Bullgarinë që të mos i lejojë SHBA-të të përdorin bazat e tyre

July 21, 2026
Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë! Si paraqitet situata në vend

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë! Si paraqitet situata në vend

July 21, 2026
“Vendimet për Aeroportin e Vlorës dhe Zvërnecin i firmosi Sali Berisha”, Balla publikon dokumentin (VIDEO)

Paketa e Maleve, Rama publikon mesazhet e qytetarëve: 90% janë profile fallco. Pas tyre janë sorrat e opozitës

July 21, 2026
“Vendimet për Aeroportin e Vlorës dhe Zvërnecin i firmosi Sali Berisha”, Balla publikon dokumentin (VIDEO)

“Vendimet për Aeroportin e Vlorës dhe Zvërnecin i firmosi Sali Berisha”, Balla publikon dokumentin (VIDEO)

July 21, 2026
Ndryshon moti në vend! Pas vapës përvëluese, rikthehen reshjet e shiut

Ndryshon moti në vend! Pas vapës përvëluese, rikthehen reshjet e shiut

July 21, 2026
“Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen”, Lamallari: Nuk ju bëjnë të padukshëm, rregullat njësoj për të gjithë

“Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen”, Lamallari: Nuk ju bëjnë të padukshëm, rregullat njësoj për të gjithë

July 21, 2026
Era e fortë përfshin Vlorën, priten reshje intensive shiu

Era e fortë përfshin Vlorën, priten reshje intensive shiu

July 21, 2026
Revolta e 52-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Revolta e 52-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

July 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In