Mjeku Ilir Alimehmeti i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 është pyetur ‘live’ nga ish-deputeti Adriatik Alimadhi mbi pasojat e COVID-19.
Alimadhi i cili e kaloi rëndë COVID-19 thotë se tashmë dhe pas 1 viti e gjysmë i vuan ende pasojat.
Alimehmeti nga ana tjetër thekson se këto pasoja zgjasin dhe mbi 1 vit, por në varësi se sa rëndë e ka kaluar pacienti
Pyetja nga Alimadhi: Kam dëgjuar shpesh nga ekspertë të mjekësisë, COVID_19 kalon pas 6 muaj apo 1 vit. Unë kam 1 vit e gjysmë dhe i ndjej pasojat. Kur përfundojnë?
Alimehmeti: Prekja pulmonare e tij ka qenë 70%, prekje masive. Është diçka e pritshme që do zgjasë. Sa do zgjasë fiks nuk e di. Mund të zgjasin shumë më tepër. Ka dhe mbi 1 vit që vuajnë pasojat e COVID-19. Por varet sa rëndë e ka kaluar. Ndërkohë ata më lehtë, si asimptomatikë, nuk kanë as në momentin që kanë kaluar COVID-19.
Vë re diçka që është zhdukur nga diskutimi, flasim vetëm vaksinë, kemi harruar grumbullime e distanëc. Përderisa kemi të infektuar tek të vaksinuarit, dhe riinfektime, mundet edhe të infektojmë të tjerët. Por nëse ruajmë distancën dhe grumbullimet. Virusi nuk njeh Green Pass. Ka ikur nga logjika dhe çuditemi pse kemi Breat Through. Nëse s’je vaksinuar, s’e ke kaluar, atëhere vaksinim. Duhet marrë. Disa norma bazë shëndetësore duhen ruajtur.