• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pyetja, “Basha apo Berisha?” dhe sondazhet e mia (etj.)

by Eduard Zaloshnja
05/04/2018 15:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Eduard Zaloshnja/

Muajt e fundit, Berisha ka dalë çdo javë në një studio televizive (ndonjëherë, edhe dy herë në javë). Ky intensitet i rishfaqjes së tij në televizione, u bë shkak që t’ia përfshij emrin në sondazhet e mia periodike. Dhe nga sondazhi im i fundit, që e publikova në mes të marsit, rezultonte se, 32% e zgjedhësve (rreth 670 mijë), kishin opinion pozitiv për Berishën, dhe vetëm 20% (rreth 420 mijë), kishin opinion pozitiv për Bashën (250 mijë diferenca…).

Për krahasim, koalicioni i PD-së mori 680 mijë vota para pesë vjetësh dhe 460 mijë vota vjet. (Shënim: Para 4 vjetësh, raporti mes kuotave të Berishës e Bashës, ishte praktikisht i përmbysur në sondazhet e mia.)

Publikimi i sondazhit tim të fundit, duket se nxiti politikanë si Arben Imami, Edit Harxhi, etj., që t’i bënin thirrje Berishës, për t’u rikthyer në krye të PD-së. Nga ana tjetër, kam dëgjuar komente, sipas të cilave, sondazhi im ka qenë i porositur, për të bërë diversion në radhët e opozitës. Ndërkohë, Preç Zogaj, si një politikan me përvojë të gjatë, i sugjeroi PD-së të kontraktojë me një institut të pavarur, për t’i zhvilluar asaj sondazhe periodike profesionale.

Në përgjigje të njerëzve që i shohin sondazhet e mia si të porositura apo të njëanshme, mund të them se, këtë gjë nuk mund ta provojnë hamendjet e tyre. Shifrat e mëposhtme janë shumë më kokëforte, se ato hamendje.

  1. Nga një sondazh që publikova në emisionin e Sokol Ballës, 10 ditë para zgjedhjeve të vjetshme, parashikova se, PS-ja do të merrte deri në 73 mandate. Në fakt, PS-ja e kaloi me një mandat parashikimin tim – fitoi 74…
  2. Nga një sondazh që publikova në emisionin e Sokol Ballës, tre muaj para zgjedhjeve lokale të 2015-ës (kur ende nuk ishin përcaktuar kandidatët), rezultonte se kandidatët për kryebashkiakë të shumicës, do të merrnin rreth 800 mijë vota dhe ata të opozitës rreth 650 mijë vota (nëse zgjedhjet do të ishin zhvilluar në mars 2015). Tre muaj më vonë, pasi ishin caktuar kandidatët dhe ishte bërë fushatë, rezultati doli 830 mijë me 670 mijë…
  3. Një muaj para zgjedhjeve të 2013-ës, publikova në gazetën “Dita” një sondazh, sipas të cilit, koalicioni PS+LSI+etj., rezultonte me 54.5% të votave në rang kombëtar. Në zgjedhje, ai koalicion mori 57.6% të votave…
  4. Një muaj para zgjedhjeve të 2011-ës, parashikova në emisionin e Blendi Fervziut, një rezultat 52.5% për Ramën në Tiranë (me marzh gabimi -/+2.5%). Ndërsa në emisionin e Sokol Ballës, parashikova se, probabiliteti që Basha të merrte qoftë edhe 1 votë të vetme më shumë se Rama, ishte më pak se 1%. Në fakt, Rama mori gjysmën e 250 mijë votave; sidoqoftë, 10 vota më shumë se Basha. Ai i “humbi” zgjedhjet vetëm pasi u gjetën ca fletë votimi për Bashën në bodrumin e KQZ-së, të cilat ishin hedhur në “kutitë e gabuara”…
  5. Një muaj para zgjedhjeve të 2011-ës, parashikova për kandidatin e PD-së në Korçë, një humbje me rreth 1600 vota. Ben Blushi më sfidoi në studion e Sokol Ballës, për faktin se, kandidati i PD-së humbi me 2100 vota, e jo me 1600. Por unë i kisha marrë përsipër kandidatit demokrat të anketoja gjithë bashkinë e Korçës, përveç lagjeve 6 dhe 8, në të cilat banon komuniteti egjiptianë-romë. Dhe diferenca mes parashikimit tim e rezultatit zyrtar, shkaktohej vetëm nga ato dy lagje…
  6. Një javë para zgjedhjeve të 2009-ës, bazuar në një sondazh timin me 4000 të anketuar në gjithë Shqipërinë, parashikova në emisionin e Sokol Ballës se, as Berisha, as Rama nuk do të mund ta formonin dot qeverinë pa votat e LSI-së. Dhe ashtu rezultoi në të vërtetë…

Sondazhe të dështuara të të tjerëve

Ndër sondazhet e publikuara në Shqipëri, ka patur edhe dështime spektakolare. Më poshtë, vijojnë tri shembuj.

  1. Dega shqiptare e kompanisë gjermane GfK (një ndër katër kompanitë kryesore në botë. për hulumtimet e tregut dhe opinionit), zhvilloi sondazh vetëm një javë para zgjedhjeve të vjetshme. Sipas atij sondazhi, PS-ja dhe PD-ja ishin praktikisht barazim, si tek elektorati i vendosur, edhe tek ai i pavendosur. Vetëm një javë më vonë, PS-ja rezultoi me mbi 300 mijë vota më shumë se PD-ja…
  2. Një dështim spektakolar pësoi në vitin 2011, edhe firma kosovare Gani Bobi, e cila parashikoi një fitore të Bashës në Tiranë, me 58% të votave, ndërkohë që, ai me vështirësi barazoi me Ramën…
  3. Një tjetër dështim spektakolar pësoi kompania e famshme amerikane Zogby Internationale cila, në exit-poll-in e 2009-ës, parashikoi një epërsi gjigante të koalicionit të PD-së, me 11 mandate ndaj koalicionit të PS-së. Ndërkohë, epërsia rezultoi me vetëm 4 mandate…

Sondazhe të suksesshme të të tjerëve

Sondazhe të tjera publikuar në Shqipëri kohët e fundit, kanë qenë ato të Instituto Piepoli dhe IPR Marketing, dy nga kompanitë më të njohura në zhvillimin e sondazheve për rrjetet kryesore televizive italiane.

  1. Një javë para zgjedhjeve të vjetshme në Shqipëri, të dyja parashikuan deri në 73-74 mandate për PS-në. Në fakt, PS-ja fitoi 74 mandate…
  2. Një javë para zgjedhjeve lokale të 2015-ës, të dyja parashikuan një fitore të Erion Veliajt në Tiranë, me 53%-54%. Dhe në fakt, Veliaj fitoi 53.6% të votave…
  3. Një javë para zgjedhjeve të 2013-ës, Instituto Piepoli dhe IPS Marketing,  parashikuan një fitore të koalicionit të majtë 52%-54%. Në zgjedhje, ky koalicion mori 57.6% të votave në rang kombëtar…

Shënim metodologjik: Në sondazhet e mia parazgjedhore, pyeten të anketuarit se, për kë kanë votuar në zgjedhjet paraardhëse dhe për kë do të votojnë në zgjedhjet e radhës. Në këtë mënyrë, mund të ekstrapolohen ndryshimet e mundshme në zgjedhjet e radhës, duke patur si pikë referimi rezultatet e zgjedhjeve paraardhëse. Në sondazhet ndërzgjedhore, llogaris se sa votues të djathtë, sa të majtë, dhe sa gri, kanë opinion pozitiv apo negativ për iks apo ypsilon politikan.

Next Post
‘Fshesa’ greke, dëbohen 668 shqiptarë gjatë marsit

'Fshesa' greke, dëbohen 668 shqiptarë gjatë marsit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjendet i pajetë trupi i një 25-vjeçari shqiptar në Itali, dyshohet se është qëlluar me plumb në kokë

Gjendet i pajetë trupi i një 25-vjeçari shqiptar në Itali, dyshohet se është qëlluar me plumb në kokë

February 22, 2026
Tirana lë pas Beogradin, aeroporti “Nënë Tereza” me rekord pasagjerësh! 300 mijë udhëtarë drejt SHBA-ve çdo vit

Tirana lë pas Beogradin, aeroporti “Nënë Tereza” me rekord pasagjerësh! 300 mijë udhëtarë drejt SHBA-ve çdo vit

February 22, 2026
Europa në prag krize? Tarifat e reja të Trump sfidojnë ligjet dhe diplomacinë

Europa në prag krize? Tarifat e reja të Trump sfidojnë ligjet dhe diplomacinë

February 22, 2026
Viti i Ri kinez, impakt edhe në tregjet globale

Viti i Ri kinez, impakt edhe në tregjet globale

February 22, 2026
Hashim Thaçi përballë akuzave të reja? Çfarë pritet më 27 shkurt në Gjykatën e Hagës

Hashim Thaçi përballë akuzave të reja? Çfarë pritet më 27 shkurt në Gjykatën e Hagës

February 22, 2026
Çfarë mund të ndodhë nëse SHBA sulmon Iranin? Këta janë 7 skenarët më të diskutuar

Çfarë mund të ndodhë nëse SHBA sulmon Iranin? Këta janë 7 skenarët më të diskutuar

February 22, 2026
Pse Shqipëria po e humbet shkëlqimin turistik?

Pse Shqipëria po e humbet shkëlqimin turistik?

February 22, 2026
“Rritje pagash për 720 efektivë policie”, Rama: Një inspektor në RENEA do të paguhet 1600 euro

“Rritje pagash për 720 efektivë policie”, Rama: Një inspektor në RENEA do të paguhet 1600 euro

February 22, 2026
Tentativë vrasjeje, kokainë dhe korrupsion! SPAK çon për gjykim 21 persona, mes tyre Suel e Mario Çela

Tentativë vrasjeje, kokainë dhe korrupsion! SPAK çon për gjykim 21 persona, mes tyre Suel e Mario Çela

February 22, 2026
Ushtronte këmbim valutor pa licencë dhe fshihte të ardhurat, arrestohet administratorja e një subjekti

Ushtronte këmbim valutor pa licencë dhe fshihte të ardhurat, arrestohet administratorja e një subjekti

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In