Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, gjatë një takimi me qytetarët në Cërrik, është pyetur për Reformën në Drejtësi. Por kreu i Kuvendit, tha se për këtë çështje pyetjet duhet t’i drejtohen deputetit Petrit Vasili.
“Për reformën në drejtësi unë do flas më 21 korrik”, tha Meta.
Në mesin e muajit Korrik pritet që të kalojë për votim në Parlament drafti me ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi.
Ndonëse shanset për të arritur konsensus me opozitën janë të pakta, po vijon puna që ligjet të përfundojnë deri më 15 korrik.
BW/d.i.