Stilistja e famshme Kate Spade, u gjet pa jetë dje në banesën e saj.
Sipas TMZ, 55-vjeçarja ka kryer vetëvrasje, duke u varur nëpërmjet një shalli në ngjyrë të kuqe.
Sot ndërkohë është publikuar një letër e cila është gjetur në kokën e krevatit të stilistes, drejtuar së bijës, Frances Beatrix.
“Bea. Të kam dashur gjithmonë. Nuk është faji yt. Pyet babin!”
Kjo ka qenë letra e shkurtër e 55-vjeçares për të bijën.
Ajo vuante prej kohësh nga problem psikologjike dhe këtë gjë ishte munduar ta zgjidhte nëpërmjet alkoolit./a.m.