Lobimi 1 mln $ i demokratëve në SHBA zuri një pjesë të debateve në Parlament gjatë seancës së sotme plenare. Deputetët e PS sulmuan ashpër liderin e PD për lobimin për “të nxirë Shqipërinë”.
Kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe, i ka përmendur një emër liderit të PD, duke e paralajmëruar se do ta dëgjojë mjaft shpesh në vijim. Nuk dihet se kush është personi në fjalë dhe çfarë aferash fshihen pas tij, por deputeti i PS la të kuptohej se të tjera informacione do të dalin.
“Ta pyes sot kryetarin e opozitës, e njeh një “Hakim…” apo jo? Se do vijë shpejt dita që pyetja do bëhet akoma më e shpeshtë dhe përgjigja do jetë flagrante”, tha Braçe, duke e provokuar liderin e PD.
/a.m.