Ish-kryeministri italian dhe njëkohësisht kryetar i Forza Italia, Silvio Berlusconi është shprehur se i ka rivendosur marrëdhëniet me presidentin rus Vladimir Putin.
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e asamblesë së Forza Italia për zgjedhjen e kreut të grupit., Berlusconi ka thënë se Vladimir Putin i ka dhuruar 20 shishe vodka për ditëlindjen e tij pasi rivendosën marrëdhëniet.
Agjencia La Presse ka publikuar audion ekskluzive të fjalës së Berlusconit, por Froza Italia e ka mohuar. Në audion e raportuar nga La Presse, Berlusconi tha se ia ktheu dhuratën Putinit duke i dërguar shishe verë Lambrusco.
“Ministrat rusë kanë thënë në disa raste se ne jemi në luftë me ta, sepse po i ofrojmë armë dhe financim Ukrainës ”, dyshohet se tha Berlusconi. Unë personalisht nuk mund të jap mendimin tim, sepse nëse i thuhet shtypit do të jetë një fatkeqësi, por jam shumë, shumë, shumë i shqetësuar. Unë i rivendosa pak marrëdhëniet me presidentin Putin. E njihja si një person paqësor dhe të arsyeshëm.”
Berlusconi mbushi 86 vjeç më 29 shtator, katër ditë pasi një koalicion përfshirë partinë e tij Forza Italia fitoi zgjedhjet e përgjithshme.
/e.d