• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Putini nën presion! Kriza godet Rusinë, Kremlini mes ofensivës së re dhe negociatave

by E B
11/07/2026 13:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rusët duket se janë në prag të një krize nervash. Frustrimi po ia lë vendin ankthit dhe zemërimit ndaj pushtetit. Lufta në Ukrainë nuk është më një jehonë e largët, por ka hyrë drejtpërdrejt në jetën e tyre, duke u shfaqur përmes mungesave kronike të karburantit, ndërprerjeve të vazhdueshme të internetit, zhdukjes së shumë produkteve nga raftet e dyqaneve dhe rritjes së çmimeve.

Një nga produktet më simbolike për rusët, patatja (“kartoshka”), është shtrenjtuar me 4.5% vetëm brenda një muaji. Ndërkohë, edhe presidenti rus Vladimir Putin po përballet me një rënie të mbështetjes, duke arritur nivelin më të ulët të popullaritetit në katër vitet e fundit.

“Çfarë të bëjmë?”, pyeste dikur Lenini në një nga veprat e tij më të njohura. E njëjta dilemë duket se po përballet sot edhe lideri rus: të zgjedhë një përshkallëzim të ri të luftës apo të pranojë koston e lartë njerëzore dhe ekonomike që do të sillte një vazhdim i konfliktit.

Sinjalet që vijnë nga Moska janë kontradiktore. Sipas burimeve pranë Kremlinit të cituara nga agjencia Reuters, Putini ndodhet nën presion të madh për të rifilluar negociatat me Kievin, por ai po reziston dhe thuhet se është i vendosur të nisë ofensiva të reja në muajt e ardhshëm.

Sipas këtyre burimeve, zemërimin e presidentit rus e kanë shtuar sulmet e fundit ukrainase me dronë në thellësi të territorit rus, të cilat kanë goditur objekte industriale, depo nafte dhe porte strategjike. Këto sulme kanë dëmtuar një pjesë të konsiderueshme të kapacitetit rus të përpunimit të naftës.

Në kundërpërgjigje, Rusia ka ndërmarrë dy sulme masive me raketa dhe dronë ndaj Ukrainës, veçanërisht ndaj kryeqytetit Kiev, duke shkaktuar viktima mes civilëve.

Një prej burimeve të Reuters, që thuhet se ka kontakte të rregullta me presidentin rus, ka deklaruar se Putini ka refuzuar së fundmi këshillën e disa bashkëpunëtorëve për të pranuar një armëpushim në vijën aktuale të frontit.

Sipas këtij burimi, lideri i Kremlinit mbetet i fokusuar te objektivi për të marrë kontrollin e plotë të rajonit lindor të Ukrainës, Donbasit, dhe beson se kjo mund të arrihet së shpejti.

Por një operacion për pushtimin e plotë të Donbasit do të kërkonte një mobilizim të ri ushtarak, pra rikthimin e rekrutimit të detyruar, një masë jashtëzakonisht jopopullore që Putini ka shmangur që nga fillimi i luftës.

Një sinjal në të njëjtën linjë erdhi edhe nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili tha se Rusia mbetet e gatshme për një zgjidhje diplomatike, por në të njëjtën kohë ka kapacitete për të vazhduar “operacionin ushtarak special”.

Peskov deklaroi se Moska po kërkon të zgjerojë “zonën tampon”, një term që analistët e interpretojnë si një sinjal për synimin e Rusisë për të avancuar më tej në Donbas.

Në muajin qershor, Putin kishte refuzuar publikisht edhe propozimin e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për një takim që do të synonte arritjen e një armëpushimi.

Ndërkohë, zhvillimet e fundit në Moskë vijnë pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, i cili pas një bisede telefonike me Putinin tha se lideri rus dëshiron t’i japë fund luftës dhe se një marrëveshje paqeje mund të jetë “më afër nga sa mendohet”.

Shërbimet inteligjente ukrainase vlerësojnë se Putini po përgatit një përshkallëzim të ri në Ukrainë dhe madje po shqyrton mundësinë e një sulmi të kufizuar ndaj territorit të një vendi perëndimor, për shembull ndaj një baze të NATO-s në një prej vendeve baltike.

Edhe pse ky skenar konsiderohet i rrezikshëm dhe i vështirë për t’u realizuar, disa analistë ushtarakë perëndimorë mendojnë se Rusia mund ta përdorë një veprim të tillë për të krijuar tensione dhe për të testuar unitetin e Aleancës.

Në këtë rast do të vihej në provë edhe angazhimi i NATO-s, sipas të cilit një sulm ndaj njërit prej vendeve anëtare konsiderohet sulm ndaj të gjithë Aleancës, në bazë të nenit 5 të Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Next Post
Vrasja e Ilir Likës në Laç, gjenden dy armët e krimit dhe provat kyçe të ngjarjes

Vrasja e Ilir Likës në Laç, gjenden dy armët e krimit dhe provat kyçe të ngjarjes

Comments 1

  1. Lui says:
    2 months ago

    Nëse vërtetë situata është kështu si përshkruhet në këtë shkrim, dmth që në Rusi është rritur pakënaqësia, atëherë perëndimi dhe Ukraina nuk duhet të pranojne negociata. Përkundrazi, duhet shtuar akoma më shumë presioni ndaj Rusisë në mënyrë që Rusia të tërhiqet edhe nga ato territore të pushtuara. Nëse pranohen negociata atëherë pranohet kapitullimi i Ukrainës dhe perëndimi mbetet kokëulur duke u bërë një shënjestër tepër e lakmuar në të ardhmen jo të largët. Është momenti të bëhet një kundërofensivë në të gjitha frontet, duke nisur ofensivë nga sanksionet, lufta hibride, mbështetja e Ukrainës në rrugën politike, dhe sigurisht më e rëndësishmja mbështetje për Ukrainën direkt në front. Që nënkupton, armatime, pajime ushtarake, dronë, avionë, shërbime inteligjente, dhe çdo gjë e nevojshme për ta kthyer luftën në favorin e tyre sepse janë në të drejtën e tyre të mbrojnë tërësinë territoriale te atdheut të tyre.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

August 30, 2026
Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

August 30, 2026
VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

August 30, 2026
7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

August 30, 2026
Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

August 30, 2026
20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

August 30, 2026
Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

August 30, 2026
“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

August 30, 2026
Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

August 30, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Përpjekje për të gjetur alibi për lirimin e mundshëm të Veliajt

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com