• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Putini gradon gjeneral liderin Kadyrov, zbulohet roli i ushtarëve çeçen në Ukrainë

by Java News
30/03/2022 20:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti rus, Vladimir Putin i ka caktuar të besuarit të tij, liderit çeçen Ramzan Kadyrov një detyrë të veçantë.

Ai e ka graduar atë me titullin gjeneral për rolin e tij në pushtimin e Ukrainës.

Këtë javë Kadyrov pretendoi se një aleat kyç i lidhur me vrasjen e vitit 2015 të liderit të opozitës ruse, Boris Nemtsov, u plagos duke luftuar në qytetin port të rrethuar të Mariupolit.

Rustam Geremeev u fotografua në spital, ku Kadyrov e vizitoi atë. Videot e mëparshme që lideri çeçen postoi duke e quajtur Geremeev një “vëlla të dashur”, pretendonte se e tregonte atë në vijën e frontit në Mariupol, raporton The Guardian.

Familja e Nemtsov ka këmbëngulur prej kohësh se Geremeev ishte organizatori i komplotit të vrasjes. Pesë burra çeçenë u shpallën fajtorë për vrasjen në vitin 2017, por gjyqi u denoncua nga të afërmit dhe aleatët si një mbulim që nuk arriti t’i sjellë para drejtësisë ata që qëndronin pas atentatit.

Hetuesit thanë në gjyqin e vitit 2017 se ata vizituan pronën e Geremeev në Çeçeni, por “askush nuk e hapi derën”. Ata gjithashtu emëruan shoferin e Geremeev, Ruslan Mukhudinov, si organizator të vrasjes dhe thanë se ai u ofroi të dyshuarve miliona rubla për vrasjen.

Mukhudinov që atëherë ka ikur dhe hetuesit thanë pas vendimit se rasti kundër tij po vazhdon. Geremeev, i cili është i afërm i dy deputetëve rusë, shërbeu në të njëjtën njësi paraushtarake të sigurisë si Zaur Dadaev, një ish oficer i lartë i dënuar për rastin mbi Nemtsov.

Njësia ka lidhje të ngushta me Kadyrov, megjithëse ai kurrë nuk ka qenë i lidhur drejtpërdrejt me vrasjen. Paraqitja e Geremeev në vijën e frontit në Mariupol është një shfaqje e forcës së Kadyrov dhe aftësisë së dukshme të aleatëve të tij për të sfiduar ligjin rus.

Megjithatë, videot e shumta të shpërndara nga Kadyrov nuk janë filmuar në vijën e frontit, duke sugjeruar se çeçenët mund të kenë një rol me aq përgjegjësi për propagandën sa edhe për luftimin.

Prania e njerëzve të Kadyrov, të cilët kanë një reputacion për brutalitet ekstrem, ka shumë të ngjarë të synojë po aq në përhapjen e frikës, sa edhe në forcimin e numrit në betejë.

Ata gjithashtu mund të marrin përsipër detyra të tjera, me disa që thuhet se janë caktuar për të patrulluar pas forcave të vijës së parë dhe për të qëlluar dezertorët. Të tjerë janë caktuar në marrjen në pyetje të civilëve në qytet – një specialitet i zymtë i ndjekësve të Kadyrov, të cilët kanë një histori torture dhe abuzimi.

Një komandant i lartë nga një prej rajoneve separatiste lindore të mbështetur nga Rusia, Alexander Khodakovsky, tha në një intervistë se çeçenët nuk pritej të luftonin në vijën e frontit.

Në vend të kësaj, ata u sollën fillimisht për operacione “spastrimi” në territorin e pushtuar nga Rusia rreth Mariupolit. Ai më vonë i kërkoi falje Kadyrovit për komentet që minonin aftësitë ushtarake të luftëtarve të tij.

Për vetë Kadyrovin, pavarësisht nga roli i marrë nga trupat e tij, lufta ka ofruar një shans për të shfaqur angazhimin e tij ndaj Putinit, njeriu mbi të cilin mbështetet autoriteti i tij i njollosur me gjak, duke dërguar trupa.

Për këtë qëllim ai është përpjekur të mobilizojë shoqërinë çeçene pas përpjekjeve të luftës, duke përfshirë rekrutimin në klubet e arteve marciale dhe së fundi hapjen e portave të burgjeve të saj për rekrutuesit e ushtrisë, me një grup që pritet të udhëtojë për të luftuar në Ukrainë me rotacionin e ardhshëm./m.j

Next Post
Mëkati i Berishës me gazin që po mbyt shqiptarët

Mëkati i Berishës me gazin që po mbyt shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Domosdoshmëria e reformës së thellë të institucioneve të inteligjencës

Domosdoshmëria e reformës së thellë të institucioneve të inteligjencës

September 27, 2026
Fjala e plotë/ Rama: Korrupsioni po goditet, Shqipëria nuk kthehet pas

Fjala e plotë/ Rama: Korrupsioni po goditet, Shqipëria nuk kthehet pas

September 27, 2026
Rama: Shqipëria nuk kthehet pas, askush dhe asgjë nuk do ta ndalë rrugën e ndryshimit

Rama: Shqipëria nuk kthehet pas, askush dhe asgjë nuk do ta ndalë rrugën e ndryshimit

September 27, 2026
25 plumba në lokalin e tij, Denis Luli kyç gojën para hetuesve, zbulohet porosia që i kishte dhënë kamarierit

25 plumba në lokalin e tij, Denis Luli kyç gojën para hetuesve, zbulohet porosia që i kishte dhënë kamarierit

September 27, 2026
Rama: Mund të kem bërë gabime në politikë, por pushtetin nuk e kam përdorur kurrë për përfitime personale

Rama: Mund të kem bërë gabime në politikë, por pushtetin nuk e kam përdorur kurrë për përfitime personale

September 27, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

Gjykata pa avokatë, por me rregullore

September 27, 2026
“Orët më janë dhuruar nga miq të fuqishëm”, Rama: I kam regjistruar si prona të shtetit. Janë në muze

“Orët më janë dhuruar nga miq të fuqishëm”, Rama: I kam regjistruar si prona të shtetit. Janë në muze

September 27, 2026
“Varrosje për së gjalli”- Katër ish-liderët e UÇK u dënuan me 81 vite burg, Rama nga Miçigani: Populli i Kosovës s’e gjen veten në atë vendim

“Prokurorët po përdorin gazetarë kamikazë”, Rama: SPAK nxori “sekrete” hetimore

September 27, 2026
Çështja e Vlora Hysenit, Rama: Përgjegjësi individuale, nuk provon se qeveria është e korruptuar

Çështja e Vlora Hysenit, Rama: Përgjegjësi individuale, nuk provon se qeveria është e korruptuar

September 27, 2026
Rama pas hetimit ndaj Hysenit: Çështja do trajtohet seriozisht në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Rama pas hetimit ndaj Hysenit: Çështja do trajtohet seriozisht në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com