• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Putini dhe fundi i perandorisë që themeloi Pjetri i Madh

by Dritan Hila
03/03/2022 19:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Dikur Von Moltke, shef i shtabit të perandorisë gjermane, thoshte se planet e luftës nuk janë të vlefshme më shumë se pesë minutat e para të betejës.

Mesa duket kjo ka vlejtur edhe për shtabin rus.

Është e vërtetë që pushtimi i Ukrainës, nëse rusët ja dalin për katër pesë javë, ende mund të quhet “Blitzkrieg” dhe i suksesshëm, por kjo vlen për kutin e luftërave të dikurshme.

Vladimir Putin në shtatë ditët e para humbi disa beteja.

Së pari humbi betejën me zemrat e ukrainasve. Reagimi i tyre ishte i papritur për planet e shtabit rus, të cilët prisnin në mos lule, të paktën apati. Shpresonin se njerëzit do të ishin të lodhur nga korrupsioni dhe okigarket që e kishin kapur për fyti këtë vend si asnjë tjetër në ish lindjen komuniste. Por ndodhi e kundërta edhe për parashikimet e perëndimorëve. Dhe kur ky refuzim i pushtimit rus ndodh në territore ukrainase që kanë shumë popullsi ruse, imagjino si do rritet në territoret tradicionale rusofobe të Ukrainës Perëndimore.

Një mit tjetër që u rrëzua ishte ai i Ushtrisë së Kuqë. Pas ndërhyrjes në Çeçeni, Gjeorgji, Krime dhe Donbas, ushtria ruse kishte krijuar mitin e pathyeshmërisë. Mendohej që derisa ja kishte dalë me sukses nga një ushtri pothuajse bashibozuke në Çeçeni, me këpucë të grisura në Gjeorgji dhe pastaj moderne në Krime, Ukrainën do ta rrëzonte brenda dy-tre ditësh.

Pavarësisht se urdhëri ishte që të tregohej kujdes me civilët, frenimi tregoi një mooskordinim mes shërbimeve sekrete dhe ushtrisë ku secila ka fajin e saj.

Por mbi të gjitha tregoi se Armata e Kuqe nuk mund t’ja dali me ushtri shumë më të mëdha numerikisht dhe të mirëtrainuara e mirëarmatosura të NATO-s. Do mjaftonte ajo polake për të frenuar ambiciet e shefit të saj.

Pasja e armëve bërthamore dhe territori i pafund ende i jepnin Rusisë imazhin e një fuqie globale. Por ky është një kusht i nevojshmë por jo i mjaftueshëm dhe nuk të bën aspak një fuqi globale. Përndryshe të tilla do të ishin edhe Kina, Koreja e Veriut, Pakistani apo qoftë Britania dhe Franca.

Lufta e ukrainës vërtetoi edhe një herë tezën e Obamës se “Rusia është një fuqi rajonale”, dhe hoqi çdo iluzion të krijuar pas Krimesë dhe Sirisë.

Kërcënimi i Putin për përdorimin e armëve bërthamore ka trembur shumë njerëz. Në fakt tregoi se vetë shefin e rusëve e kishin lëshuar nervat. Të gjithë e dinë se perëndimi nuk do ti jepte një shkak që ti përdorë derisa ai mos të prekë kufijtë e tij që janë edhe ato të NATO-s. Dhe mesa duket Putin nuk ka forcë të dalë në perëndim të Ukrainës, le pastaj të planifikojë për të prekur vendet Balltike apo Poloninë, çka do ti jepte shkas NATO-s të ndërhynte dhe atij të përdorte raketat bërthamore.

Teza e Putin për “vëllezërit sllavë” si boshti i një pansllavizmi të ringjallur dhe mbështetur nga armët ruse, nuk funksionoi.

Rezistenca ukrainase është dëshmi se jo të gjithë sllavët kanë qejf të hypin në karrocën e Putinit. Imagjino pastaj polakët. Mbase kanë mbetur serbët, por ata tashmë nuk bëjnë as si shkrepse për ti vënë zjarrin Ballkanit.

Putin do kishte qenë më mirë që ta kishte lënë botën ta mendonte si të fortë sesa ti tregonte që tashmë Rusia nuk është më as ajo e carëve dhe as e komunistëve. Sulmi mbi Ukrainë është fundi i ciklit të perëndimit të Perandorisë Ruse, alias BRSS, i nisur në vitet ‘90-të. Është e ngjashme me fundin e perandorisë otomane, britanike apo franceze, që luftëra si ajo ballkanike, e Indisë apo Indokinës, i ridimensionuan nga perandori botërore në fuqi rajonale. Pas kësaj lufte, Rusia edhe në ja daltë të pushtojë përkohësisht Ukrainën, ky nuk do jetë fillimi i një perandorie të re por fundi i asaj që e themeloi treqind vite më parë Pjetri i Madh. Kurse Putini zgjodhi që të ishte cari i fundit që do varrosë perandorinë dhe jo presidenti i parë i republikës.

Next Post
Deklarata e fortë e gazetares shqiptare: Me vrasjen e Putinit do të niste demokratizimi i Rusisë

Deklarata e fortë e gazetares shqiptare: Me vrasjen e Putinit do të niste demokratizimi i Rusisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Salianji zbulon skenarin: Ja si do të veproj nëse më përjashtojnë nga Partia Demokratike

March 30, 2026
Barazia e armëve në debatin gjyqësor

Rasti Manjani dhe standartet e Strasburgut

March 30, 2026
Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

March 30, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Negociatat, Berisha: Shqipëria mbeti në klasë, nuk ecën dot përpara

March 30, 2026
Pas ndryshimeve të shpallura në Asamble, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

Integrimi në BE, Rama: Prokurimet publike me inteligjencë artificiale do ta bëjnë Shqipërinë shembull

March 30, 2026
Malaj sqaron se çfarë ndodh kur çmimi i naftës kalon limitin 220 lekë: Gjurmim në kohë reale i karburanteve!

Malaj sqaron se çfarë ndodh kur çmimi i naftës kalon limitin 220 lekë: Gjurmim në kohë reale i karburanteve!

March 30, 2026
Kush do t’i bashkohet Sali Berishës? SHBA gati listën e re të “non grata”-ve, përfshihet edhe Shqipëria

Zbulohet dokumenti: PD pagoi 800 mijë dollarë në një vit për t’i hequr Berishës non-gratën

March 30, 2026
Serbia siguron marrëveshje të re importi gazi me Rusinë, Vuçiç: E falenderova presidentin Putin

Serbia siguron marrëveshje të re importi gazi me Rusinë, Vuçiç: E falenderova presidentin Putin

March 30, 2026
Vota e diasporës, PS: Të shtyhet afati vetëm për emigrantët që janë refuzuar

Sanksione deri në përjashtimin e subjekteve në zgjedhje, zbardhet drafti për financimin e partive

March 30, 2026
E përjashtuan nga PD, Madhi sulmon selinë blu: Unë nuk mbështes njerëz të krimit për pazare si ju!

E përjashtuan nga PD, Madhi sulmon selinë blu: Unë nuk mbështes njerëz të krimit për pazare si ju!

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In