Presidenti rus, Vladimir Putin ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndërhyrje në punët e Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA). Sipas Putin SHBA po tentojnë të ndalojnë Sepp Blatter të rizgjidhet në krye të FIFA-s.
Duke folur të enjten për televizionin shtetëror rus, Putin tha se arrestimi i shtatë zyrtarëve të FIFA-s në Zyrih nga autoritetet zvicerane një ditë më parë, të kryera duke pasur për bazë pretendimet e SHBA-ve, janë “qartësisht tentim për të bllokuar rizgjedhjen e Blatterit si president”.
Prokurorët zviceranë gjithashtu kanë nisur një hetim të ndarë për zgjedhjen e vendeve organizatore të Kupës së Botës në vitet 2018 dhe 2022, në Katar dhe Rusi.
Putin tha se ai është në dijeni të “presionit” që ka Blatteri për shkak të përkrahjes që i ka dhënë Rusisë që të jetë organizatore e Kupës së Botës.
“Partnerët tonë amerikanë janë duke përdorur këto metoda për të arritur qëllime mercenare.” tha Putin.









