• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Putin u befasua!”/ Pasojat e mundshme të sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë, ekspertëtët zbëthejnë skenarët

by
06/03/2022 20:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk është e qartë nëse presidenti rus Vladimir Putin e kishte parashikuar se sa masive do të ishin sanksionet që pasuan fillimin e agresionit të tij në Ukrainë. Por ashpërsia e tyre mund të ketë pasoja të rënda ekonomike për Rusinë.

Ndërsa sanksionet paralizuese fillojnë të hyjnë në fuqi në Rusi pas agresionit ndaj Ukrainës nga Moska, disa ekspertë thonë se presidenti rus Vladimir Putin mund të jetë befasuar nga ashpërsia e tyre.”Mendoj se Putini u befasua. Rubla ruse u zhvlerësua. Reagimi rus lë të kuptosh se ekonomia ruse po shkon drejt një ruble të pakonvertueshme. Kjo do të thotë një treg i zi në Rusi. Kjo do të thotë treg i zi për dollarë dhe treg i zi për objektet që blehen me dollarë”, thotë Daniel Fried i Këshillit të Atlantikut.Ekonomisti Yuriy Gorodnichenko i Universitetit të Kalifornisë, Berkeley, bie dakord se sanksionet mund ta kthejnë Rusinë tek ekonomia e epokës sovjetike.

“Rusët duhet të kujtojnë atë që ndodhi në fillim të viteve 1990 kur inflacioni ishte i madh, kur pati një rënie të thellë të rritjes ekonomike. A do të duan të paguhen me goma makinash, tuba dhe naftë? Këto janë të gjithë skenarë të mundshëm”, thotë Yuriy Gorodnichenko i Universitetit të Kalifornisë.  Dhe Perëndimi, besojnë ekspertët, nuk i ka shterruar opsionet e sanksioneve.

Një sektor tjetër që ata mund ta godasin rëndë është ai i energjisë, por sanksionet në atë fushë nuk do të dëmtonin vetëm Rusinë, por edhe botën.

“Problemi është se pa u zhvilluar burime të mjaftueshme alternative energjie, do të jetë e vështirë që të bëhet një gjë e tillë. Dhe nuk më vjen mirë ta them këtë. Por nëse ne ndalim blerjen e naftës dhe gazit rus, ata do të gjejnë tregje të tjera veçanërisht për naftën, por çmimi do të rritet dhe është e mundur që Putini të ketë përfitime nga kjo”, thotë zoti Fried.

Ekspertët besojnë se raundi tjetër i sanksioneve mund të përfshijë kufizime edhe më të ashpra të vendosura ndaj kompanive ruse dhe kufizime më të ashpra në eksportet e energjisë.  Ajo që është gjithashtu e qartë është se Rusia mund të jetë duke fituar terren në Ukrainë, por po humbet luftën e informacionit.

“Mendoj se e kuptojnë këtë. Së pari, do të ketë një letër të hapur të nënshkruar nga 159 laureatë të çmimit Nobel që kundërshtojnë luftën në Ukrainë duke i kërkuar Rusisë të ndalojë agresionin. Shkencëtarët në gjithë botën po flasin kundër pushtimit. Shkencëtarët rusë kanë shkruar gjithashtu një letër të hapur duke kundërshtuar luftën”, thotë Ilona Sologub e VoxUkraine.

Protestat anembanë Rusisë e bëjnë të qartë se edhe qytetarë të zakonshëm janë kundër vendimit të Rusisë për të ndërhyrë në Ukrainë. Madje edhe disa nga qytetarët më të pasur të vendit, si oligarku Mikhail Fridman dhe industrialisti Oleg Deripaska, kanë thënë se kundërshtojnë veprimet e Rusisë./ VOA

/b.h

Next Post
Juventus vijon marshimin në Serie A, ‘Zonjës’ i mjaftoi vetëm një gol i Moratës

Juventus vijon marshimin në Serie A, 'Zonjës' i mjaftoi vetëm një gol i Moratës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

September 21, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Milo për ish-ambasadorin Hill: Do doja të ishte më i hapur për vendimin e Hagës

September 21, 2026
“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

September 21, 2026
Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

September 21, 2026
Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

September 21, 2026
“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

September 21, 2026

Ngjarje e rëndë në Jalë: Humb jetën turistja 32-vjeçare nga Londra. Dyshimet e para…

September 21, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

E çfarë prodhoi vizita e Berishës në Amerikë?

September 21, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Gjykata Speciale, Nurellari: PDK synon rikthimin e sovranitetit të Kuvendit, jo amnisti për ish-krerët e UÇK-së

September 21, 2026
“Politika shqiptare si kënetë”- Paskal Milo: Duhet rikompozim për të krijuar hapësirën demokratike (VIDEO)

Milo: Ja si e binda Thaçin bashkë me Hill që të firmoste marrëveshjen e Rambujesë

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com