Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një takim me zyrtarët e lartë, për t’u përgatitur për samitin që do të mbajë në Alaskë të premten me homologun e tij amerikan Donald Trump.
Agjecia e lajmeve ruse Tass, raporton se pas këtij takimi, Putin deklaroi se administrata amerikane po bën “përpjekje të sinqerta” për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë.
Presidenti rus gjithashtu ka sugjeruar se Moska dhe Uashingtoni mund të arrijnë një marrëveshje për kontrollin e armëve bërthamore, e cila mund të forcojë paqen.
Sipas Putinit, marrëveshjet mbi Ukrainën duhet të formojnë kushte afatgjata për paqe midis dy vendeve dhe në Evropë.
“Në botë në tërësi, nëse arrijmë marrëveshje në sferën e kontrollit të armëve strategjike sulmuese deri në fazat e ardhshme (të negociatave)”, tha Putin përpara takimit me Trump.
Takimi në Alaskë mes dy presidentëve do të hapet me një bisedë kokë më kokë, ku përveç dy liderëve do të jenë të pranishëm vetëm përkthyesit. Kështu ka deklaruar gjatë një konference për shtyp ndihmësi i presidentit rus, Jurij Ushakov.
Sipas tij, tema kryesore e samitit do të jetë zgjidhja e krizës në Ukrainë, por ata do të prekin edhe çështje të tjera.
Temat e tjera:
-Siguria globale
-Çështje ndërkombëtare dhe rajonale aktuale
-Bashkëpunimi ekonomik dypalësh: “Ky bashkëpunim ka një potencial të madh që për fat të keq ende nuk është shfrytëzuar”.












Sipas llapallupeqënërisë kosovare, flitet se Tramp do të bëjë Vjosa Osmanin, Guvernatore të Kosovës, nën OKB, pa kryeministër, dhe me ministra që i vendos guvernatori.
Kjo do të jetë për 5 vjet.
Më vonë, duke parë e duke bërë.
Ose bashkim me Shqipërinë, ose gjithmonë protektorat i OKB.
Partitë politike dhe parlamenti i Kosovës, do të jenë organe formale, por pa të drejtë vendimarrje.