• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Putin përgatitet për luftë kundër NATO-s

by Aalison Pearse Stevens
24/07/2016 10:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lideri rus, Vladimir Putin mund të jetë në prag të shpalljes së luftës në shkallë të gjerë me NATO-n. Kërcënimi tronditëse vjen pasi NATO dhe forcat ruse po grumbullojnë forcat në shtetet baltike, aktivitete këto që mund të shkëmbin stabilitetin botëror. Aleanca perëndimore ka angazhuar trupa dhe ka dërguar armatime në rajon, ndërsa Rusia po shton forcat në kufi, përfshirë edhe raketat bërthamore.

Paralajmërimi për këtë rrezik jepet në një raport të shkruar nga gjenerali britanik Richard Shirreff dhe ish-këshilltari i ministrit të Jashtëm të Polonisë, Maciej Olex-Szczytowski. Ata thonë se “Perëndimi keqkupton Rusinë, duke supozuar se ajo do t’ju bindet atyre”.

Dokumenti thotë se Rusia mund të deklarojë luftë “brenda natës” dhe se NATO-ja nuk mund të jetë në gjendje ta ndalojë atë përmes mbrojtjes në Baltik – në shtetet si Lituania dhe Letonia.

Një mobilizim i shpejtë rus do të kishte “pasoja shkatërruese për Poloninë lindore dhe pasoja fatale për Aleancën”.

Rusia veç ka kryer stërvitje të shumta ushtarake dhe mobilizim masiv. Ndaj, dyshohet për lëvizje të trupave të gatshme për konflikt, që do t’i mundësonte Rusisë të bëhej gati për luftë shumë më shpejtë se NATO-s.

Raporti thotë: “Duke i kthyer këto ushtrime në një operacion kundër një ose disa shteteve baltike, kjo i jep pak ose fare kohë NATO-s”.

Raporti me titullin “Armatosje për pengimin”, i bën thirrje Polonisë të shtojë mbrojtjen e saj për të përballur agresionin rus.

“Edhe nëse Moska nuk ka asnjë qëllim të menjëhershme për të sfiduar direkt NATO-n, kjo mund të ndryshojë papritur brenda natës dhe mund të zbatohet me shpejtësi të madhe, duke ndjekur planet tashmë të përgatitura”, thuhet aty. “Forcat e Rusisë në qarkun ushtarak perëndimor mund të forcojnë shpejtë njësitë dhe formacionet me pjesët tjera, nën mbulesën e stërvitjeve ushtarake – të planifikuara ose të parakohshme”.

Vladimir Putin ka lëshuar tashmë një kërcënim, kur mobilizoi Ushtrinë e tij për të ballafaquar forcat amerikane e britanike në Baltik, transmeton Telegrafi. Disa raporte thonë se Rusia është duke u përgatitur për luftë, ndërsa ish-lideri sovjetik Mihail Gorbaçov ka thënë se NATO është në rrezik “sepse praktikisht i ka shpallur luftë Rusisë.”

Momentalisht, Lindja e Mesme është duke shërbyer si pikë e nxehtë për konfliktet midis Rusisë dhe Perëndimit, pasi Kremlini po rrit fuqinë ushtarake në rajon për të luftuar gjoja ISIS, por kohë më parë ka bombarduar edhe një bazë amerikane e britanike me ushtarë të forcave speciale.

Anijet e marinës ruse gjithashtu janë përleshur dy herë me anijet amerikane dhe aeroplanët e tyre luftarakë kanë kryer sulme të simuluara në luftanijet e Pentagonit.

Telegrafi/d.i.

 

Next Post

Lëkura e bananes, një thesar i dobishëm (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

February 15, 2026
Supremja shfuqizon nenin që kufizonte të drejtën e veteranëve të UÇK-së për pensionin

UÇK, “lufta” e fundit në Hagë/ Avokati: Mbrojtja e Thaçit ka thirrur dëshmitarë cilësorë

February 15, 2026
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

February 15, 2026
Maliqi turistik, 140 operatorë aplikojnë për “Paketën e maleve”

Maliqi turistik, 140 operatorë aplikojnë për “Paketën e maleve”

February 15, 2026
Marshimi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së më 17 shkurt në Prishtinë, transporti urban do të jetë pa pagesë

Marshimi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së më 17 shkurt në Prishtinë, transporti urban do të jetë pa pagesë

February 15, 2026
Partizani fiton derbin ndaj Tiranës, të kuqtë “mbretërojnë” në kryeqytet 

Partizani fiton derbin ndaj Tiranës, të kuqtë “mbretërojnë” në kryeqytet 

February 15, 2026
DETAJE/ Humbi jetën në servis teksa riparonte makinën, ja kush ishte 23-vjeçari

DETAJE/ Humbi jetën në servis teksa riparonte makinën, ja kush ishte 23-vjeçari

February 15, 2026
VIDEO/ Batuta e Orban për zëdhënësen e Shtëpisë së Bardhë në takimin me Trump: A mund ta marr me vete në Hungari?

Përplasjet e diplomacisë në Budapest

February 15, 2026
Detaje nga vetëplagosja e 18-vjeçares/ Nga gjurmët e gjakut te provat, ja si u përfshi familja e të dashurit të saj në ngjarje

Detaje nga vetëplagosja e 18-vjeçares/ Nga gjurmët e gjakut te provat, ja si u përfshi familja e të dashurit të saj në ngjarje

February 15, 2026
I ka vënë çelësin zyrave të ‘Euroatlantikëve’? Reagon Basha: Jemi në proces ndryshimi të ambienteve, beteja për PD-në vazhdon

Ku ka “humbur” Lulzim Basha? Fotografia e ministrit rikthehen vëmendjen mbi ish-kreun e PD-së

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In