Pas sulmeve të përgjakshme në Paris, presidneti rus Vladimir Putin ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik me deklaratat e tij. Ai ka tërhequr vëmendjen prej deklaratës se do ti ndiqte terroristët edhe në tualet.
Në vitin 1999 Putin, atëherë kryeministër, pohoi: Do t’i përndjekim terroristët kudo, nëse bëhet fjalë për një aeroport, atëherë në aeroport; dhe nëse i gjejmë në banjë, më falni, por do t’i asgjësojmë në banjë. Kaq është, këtu përfundon kjo”.
Fraza u shndërrua në një slogan të Putinit dhe është rishfaqur në rrjetet sociale sidomos pas sulmeve terroriste. Ajo u citua gjerësisht në Tëitter pas sulmeve në maratonën e Bostonit, në prill të 2013, apo pas sulmeve në redaksinë e Charlie Hebdo në janar 2015.
Gjatë ditëve të fundit përdorues të rrjeteve sociale kanë shpërndarë fjali të tipit: “On ira les buter jusque dans les chiottes” (Do ju asgjësojmë, madje edhe në banjë).
Në të njëjtën kohë gjatë një prej fjalimeve të presidentit rus, pas sulmit të 13 nëntorit në Paris, ai ka shprehur një tjetër thënie që ka bërë bujë në rrjet.
“Falja e terroristëve varet nga Zoti, por dërgimi i tyre tek ai, varet nga unë”, citohet të ketë thënë Putin.









