Presidenti rus Vladimir Putin nuk është ftuar në funeralin e Mbretëreshës të hënën 19 Shtator. Rusia e ka kritikuar vendimin për të mos ftuar asnjë zyrtar rus duke e konsideruar si ‘thellësisht imoral’.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova e quajti mospërfilljen një “përpjekje për të përdorur tragjedinë kombëtare për qëllime gjeopolitike”.
Zyra e Jashtme Britanike informoi ambasadën ruse në Londër për vendimin e saj për të shmangur ftesën e Rusisë, përfshirë zyrtarë të lartë të ambasadës, për të marrë pjesë në ceremonitë e zisë pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II. Ne besojmë se përpjekja e Mbretërisë së Bashkuar për të përfituar nga një tragjedi kombëtare që preku zemrat e miliona njerëzve anembanë botës për të larë hesapet me ne gjatë ditëve të zisë është thellësisht imorale. Ne i shprehim ngushëllimet tona të thella popullit britanik për humbjen e madhe që i pësoi”, tha Zakharova në një deklaratë të lëshuar për agjencinë e lajmeve Tass.
/e.d