• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Putin nuk pyet nga paralajmërimet e Perëndimit: Dhoma e Lartë e parlamentit rus ratifikon aneksimin e 4 rajoneve ukrainase

by Java News
04/10/2022 17:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dhoma e lartë e parlamentit rus ratifikoi sot traktatet për të aneksuar katër rajone ukrainase, pas referendumeve të orkestruara nga Kremlini, që Kievi dhe Perëndimi i kanë denoncuar si të paligjshme.

Këshilli i Federatës votoi me shpejtësi dhe njëzëri për të miratuar traktatet sipas së cilave Donetsku, Luhansku, Khersoni dhe Zaporizhia bashkohen me Rusinë.

Votimi vjen një ditë pasi dhoma e ulët, Duma bëri të njëjtën gjë.

Të premten e kaluar, Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi traktatet për aneksimin e këtyre rajoneve, përbëjnë 18 për qind të territorit të Ukrainës.

Rajonet separatiste të Donetskut dhe Luhanskut në Ukrainën lindore, janë mbështetur nga Moska që në vitin 2014 kur ato u vetë-shpallën të pavarura, disa javë pas aneksimit nga Rusia të Gadishullit të Krimesë të Ukrainës.

 

 

Pavarësisht miratimit të aneksimit në parlamentin rus, Kremlini ende nuk ka përcaktuar zyrtarisht kufijtë e rajoneve të reja – pjesë të mëdha të të cilave janë ende nën kontrollin e forcave të Ukrainës.

Rrjedhimisht është ende e paqartë se ku do t’i caktojë Rusia kufijtë e saj ndërkombëtarë pasi të përfundojë aneksimi.

Të hënën, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se po vazhdonin konsultimet në lidhje me kufijtë e rajoneve Zaporizhia dhe Kherson.

Rusia nuk ka kontroll të plotë mbi asnjë nga katër rajonet.

Presidenti rus Vladimir Putin pritet t’i nënshkruajë ndoshta që të martën traktatet e ratifikimit për të përfunduar procesin e aneksimit, edhe pse luftime intensive vazhdojnë të zhvillohen në ato zona./VOA/m.j

Next Post
“Prisni se ka akoma surpriza nga unë”, Evi Kokalari reagon pas njoftimit për largimin nga Shqipëria

Nuk "ndalet" Evi Kokalari, pas Berishës ironi me një tjetër mbështetëse: Juridikun e ka mbaruar me korrespondencë dy vite më parë. S'më...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com