• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Putin me liderët e vendeve të ish-Bashkimit Sovjetik: Jemi në rrezik, po krijohen divergjenca, rëndësi ka të jemi bashkë

by A R
27/12/2022 08:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Vladimir Putin ka gjithmonë e më shumë nevojë për mbështetje ndërkombëtare. Me Perëndimin që tashmë i ka vendosur një seri masash kufizuese që e ka izoluar nga vendet më të përparuara, me Kinën dhe Indinë që mbajnë një neutralitet të ftohtë, Moska ka rreth saj vetëm shtete satelite si Bjellorusia, Koreja e Veriut dhe Irani, vende në listën e zezë të komunitetit ndërkombëtar.

Kremlini tenton të krijojë një bazë konsensusi më të gjerë, edhe vetëm në dukje, dhe iniciativa e sotme e presidentit Vladimir Putin, që ftoi në Shën Petersburg liderët e vendeve të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (CIS) shkon në këtë drejtim, pothuajse të dëshpëruar.

CIS u krijua në 1991 dhe përbëhet nga ish vendet që formonin Bashkimin Sovjetik, duke përjashtuar vendet baltike që nuk kanë marrë kurrë pjesë, Gjeorgjinë që u largua në 2009 pas pushtimit rus të vitit 2008, dhe Ukraina që u largua në 2014, edhe pse teknikisht është ende e pranishme si anëtar i jashtëm, pasi ka qenë shtet themeltar.

Putin pranoi vështirësitë në bashkëpunimin rajonal, në moment që ka vizione të ndryshme, por pa cituar kurrë çështjen ukrainase, bëri apel për unitet.

“Rreziku në këtë zonë po bëhet gjithmonë e më i madh, dhe duhet të pranojmë se ka mosmarrëveshje midis vendeve të Bashkësisë, por rëndësi ka që ne jemi gati për bashkëpunim” deklaroi Putin, që përqendroi fjalimin e tij në çështje si terrorizmi, krimi ndërkufitar dhe korrupsioni, në mënyrë që mos të dilnin në pah divergjencat për atë që ai ende cilëson si “operacioni special në Ukrainë”.

Vendet e CIS aktualisht janë pikërisht Rusia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Armenia, Kazakistani, Kirgistani, Taxhikistani, Uzbekistani dhe Moldavia që është një nga vendet më kritike të kësaj organizate ndaj sulmit të nisur në shkurt, dhe nuk ishte e pranishme në takim, ndërkohë që i pranishmi Turkmenistan, ka dalë nga anëtarësia e përhershme më 26 gusht 2005, por ka status të bashkuar.

/a.r

Next Post
Sipas Efit ja cili është grupi i formuar brenda shtëpisë së ‘BBV2’: Ata të tre…

Sipas Efit ja cili është grupi i formuar brenda shtëpisë së ‘BBV2’: Ata të tre...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Dosja ‘Balluku’ po provon që socialistët nuk kontrollojnë as gjykatat dhe as prokurorinë

February 12, 2026
Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

February 12, 2026
Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

February 12, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

Balla: Drejtësia nuk mund të sfidojë pushtetet e tjera. Kushtetuesja? Fjeti gjumë!

February 12, 2026
“Vizioni i PS, Shqipëria 2030″/ Klosi për listat e PS: Askujt nuk i pengohet e drejta për të kandiduar, për sa kohë nuk është dënuar

“Kur vjen orari për imunitetin e Ballukut?”, Blendi Klosi shpjegon kërkesën e deputetëve

February 12, 2026
VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

February 12, 2026
Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

February 12, 2026
Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

February 12, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

“Kam besim se do veprojë”, Balla: Testi më i madh i drejtësisë së re është dosja e 21 janarit

February 12, 2026
Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In