• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Putin lë mënjanë modestinë, falenderon Trump për zbulimin e një sulmi terrorist

by Java News
30/12/2019 18:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka falenderuar homologun amerikan Donald Trump për informacionet e zbulimit që e ndihmuan të zbulonte akte terroriste në territorin amerikan.

Kjo konfirmohet nga vetë Kremlini. Putin dhe Trump sipas Kremlinit, kanë biseduar në telefon të dielën. Kremlini tha se informacioni është marrë përmes shërbimeve të inteligjencës por nuk dha më shumë detaje. Mediat ruse raportojnë për zbulimin e një komploti për një sulm në Shën Pjetërburg gjatë periudhës së ndryshimit të viteve.

Agjencia e lajmeve Tass, thotë se dy shtetas rus janë arrestuar dhe janë konfiskuar planet për një sulm në një tubim masiv në qytet.

Putin dhe Trump kanë biseduar në telefon dhe ballë përballë disa herë që kur ky i fundit është zgjedhur president. Protokollet e takimeve dhe bisedave tregojnë se ata kanë biseduar shpesh për Sirinë por edhe për marrëveshjet bërthamore, Korenë e veriut dhe tregtinë. Në dhjetor 2017, putin falenderoi Trumpin për një tjetër paralajmërim nga agjencitë amerikane të inteligjencës, që kishin ndihmuar në evitimin e një tjetër sulmi terrorist në Shën Pjetërburg.

Marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Moskës u dëmtuan pasi Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina. Ndërkohë që për përkeqësimin e tyre ndikoi edhe një raport i agjencive amerikane të zbulimit sipas të cilave Kremlini kish ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të 2016. Pavarësisht kësaj, Trump dhe putin, janë shfaqur disa herë në marrëdhënie të mira personale ndërsa kanë premtuar se do të bashkëpunojnë në luftën kundër terrorizmit. Trump madje po merr në konsideratë edhe pjesëmarrjen në festimet e ditës së fitores në Moskë, majin e ardhshëm, pas një ftese të liderit rus. /e.s/

Next Post
“Bashkë do të ringrihemi më të fortë dhe më të mirë pas tërmetit”, Spiropali mesazh shqiptarëve për fundvit

“Bashkë do të ringrihemi më të fortë dhe më të mirë pas tërmetit", Spiropali mesazh shqiptarëve për fundvit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Uzina e çelikut drejt mbylljes? Burime: Shumë punëtorëve iu është ndërprerë kontrata e punës

Mbetjet e kompanisë KURUM, lëshohen 33 masa sigurie, 26 prej tyre arrest me burg

February 3, 2026
Gjyqi për librat e Kadaresë, akuzë penale nga Prokuroria ndaj Mirela Bardhit dhe botuesit Bujar Hudhri

Gjyqi për librat e Kadaresë, akuzë penale nga Prokuroria ndaj Mirela Bardhit dhe botuesit Bujar Hudhri

February 3, 2026
Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia takim trepalësh

Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia takim trepalësh

February 3, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Sistem proporcional kombëtar, por me prag ama…

February 3, 2026
Ligji i ri grek për emigrantët, çfarë do të ndodhë me 84 mijë dosjet shqiptare

Ligji i ri grek për emigrantët, çfarë do të ndodhë me 84 mijë dosjet shqiptare

February 3, 2026
Atentati në Lezhë, polici darkoi me Nikulajn para të shtënave, konflikti me Ndokët i vjetër

Atentati në Lezhë, polici darkoi me Nikulajn para të shtënave, konflikti me Ndokët i vjetër

February 3, 2026
Përfundon “armëpushimi njëjavor”, Rusia sulmon objektet energjetike të Ukrainës

Përfundon “armëpushimi njëjavor”, Rusia sulmon objektet energjetike të Ukrainës

February 3, 2026
Kupa e Botës 2026 gjithmonë e më e shtrenjtë, FIFA nis shitjen e vendeve të parkimit për 300$

Kupa e Botës 2026 gjithmonë e më e shtrenjtë, FIFA nis shitjen e vendeve të parkimit për 300$

February 3, 2026
Punimet në rrugë, bllokohet qarkullimi në aksin rrugor Librazhd-Korçë nga sot deri më 5 shkurt

Punimet në rrugë, bllokohet qarkullimi në aksin rrugor Librazhd-Korçë nga sot deri më 5 shkurt

February 3, 2026

Shisnin lëndë narkotike të ndara në doza, arrestohen 2 persona, procedohet një tjetër

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In