• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Putin, kur me një gur vret tre zogj 

by Dritan Hila
25/06/2023 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Prigozhin, ose siç është quajtur “kuzhinieri i Putin”, është tashmë në mërgim.
Pak orë më parë, bota trembej mos vërtet Putin e kishte humbur kontrollin mbi Rusinë dhe në ardhje ishte një ish i burgosur që do kishte butonin e 6 mijë raketave bërthamore.
Në fakt gjithçka ishte e orkestruar nga ish-koloneli i KGB-së, ku një ndër specialitetet që ka pas mësuar është manipulimi.
Pse ndodhi e gjithë kjo? Fare e thjeshtë. Së pari me këtë operacion ridimensionoi peshën e Wagner në luftë dhe në opinion. Gjatë luftës në Ukrainë grupimi mori fuqi të madhe pikërisht pasi futej në luftime në zona të nxehta si Bakhmuti. Duhet specifikuar se para ngjarjes se Rostovit grupi asnjëherë nuk ka vepruar në territorin rus. Wagner është një lloj kompanie private e ngjashme me contractors amerikanë të tipit Black Water, por në salcë ruse. Kështu p.sh nëse kompanitë me contractors amerikanë përdoren nga Pentagoni për veprime të ngjashme me ato të shoqërive private të sigurimit kundrejt pagesës në cash, Wagner është një lloj konsorciumi vrasësish dhe sipërmarrjesh ekonomike. Ata nuk paguhen nga shteti rus por ndërhyjmë për llogari të tij në zonat e nxehta të interesit. Pagesa bëhet nga pritësi me para ose të mira materiale si miniera, naftë, ekskluzivitet portesh e pasurish. Në radhët e tij bëjnë pjesë ish-pjesëtarë të forcave speciale Spenaz të GRU-së (shërbimi sekret i ushtrisë), kriminelë të cilët aty marrin certifikatën e pafajësisë (tip Legjeoni i Huaj francez), apo aventurierë, psikopatë, filo-nazistë. Gjithsesi këta kontrollohen nga FSB, e cila në realitet kontrollohet nga Putin.
Janë përdorur në luftërat e pista ku ose nuk ka dashur të jetë haptas shteti rus; jepen me qira nga shteti rus në mbështetje të personazheve të sponsorizuara nga Kremlini, ose në luftëra si ajo e Ukrainës, në mënyrë që të mos rëndohet bilanci i jetëve të humbura nga ushtarakët e shërbimit të detyruar. Ndryshe nga sa mendohet, vetë Prigozhin jep llogari te Putin. E dëshmon edhe fakti që shefi i Wagner asnjëherë nuk e sulmon bosin e Kremlinit, përfshirë edhe ngjarjen e fundit ku ai deklaroi se po nisej në Moskë të qëronte hesapet me Shoigu dhe Gerasimov. Kështu që ndërmjetësimi i Lukashenkos nuk është asgjë më shumë sesa një blof, kurse e gjithë tentativa e grushtit të shtetit, një teatër, rolet e të cilit i caktoi regjisori Putin.
Ndërkohë Shoigun, ministri i Mbrojtjes, nuk është një zgjedhje me dëshirë e Putin.
Shojgu vjen nga radhët e pakicës etnike tuvalu. Në një farë mënyrë ai përfaqëson gjithë pakicat etnike që përbëjnë rreth 15% të Rusisë. Gjatë qëndrimit të tij prej 12 vitesh në krye të Ministrisë se Mbrojtjes, ai pranoi në radhët e ushtrisë edhe të rinj me prejardhje nga Kakukazi dhe rajonet e Lindjes së Largët. Është pikërisht kjo fashë e ushtrisë e cila së bashku me çeçenët e Kadyrov dhe milicët e republikave të vetëshpallura të Donetskut dhe Luganskut, kanë mbajtur peshën kryesore të luftës në Ukrainë dhe kanë pësuar edhe humbjet më të mëdha në njerëz, duke bërë që të mos ketë një numër të madh humbjesh nga popullsia ruse, çka do përbënte problem për Putin. Por mospasja nën kontroll të plotë mbi Shoigu, është problem për Putinin. Që mes tyre nuk rrjedhin ujëra të qeta u duk edhe në vizitën e fundit në një qendër spitalore ku ishin shtruar ushtarë të plagosur, ku gjatë vizitës Putin nuk shkëmbeu as shikime me vartësin e tij.
Mirëpo edhe në një diktaturë duhet një fabul për ta hequr ose zvogëluar ndikimin e një figure politike, dhe në këtë rast të Shoigu. Ndaj Putini ka nxitur Prigozhin, i cili duke e nuhatur prej kohësh aciditetin mes dy figurave, ka menduar t’i japë nja dorë Putinit duke forcuar kështu edhe pozicionin e tij. Mirëpo Putin nuk mund ta lejonte të mbetej në dorë të një tipi që ka pas vetes një milici të mirëarmatosur dhe që gëzon simpatitë e rusëve për shkak të sukseseve të tija në Ukrainë.
Kështu që në fund të ditës, të gjithë morën një leksion nga Putin: Shoigu duhet ta mbajë kokën ulur në të ardhmen pasi mund të përfundojë pre e kasapëve psikopatë të Wagner, kurse Prigozhin ta kuptojë se brenda Rusisë ka një zot i cili i cakton edhe gjatësinë e zinxhirit.
A rrezikonte vërtet Wagner pushtetin e Putin? Kush e ka ndjekur luftën aktuale e di se pjesa elitë e ushtrisë ruse, trupat speciale Spetnaz, regjimentet desante, divizionet e blinduara si ai Tamanskaja të pajisur me teknologjinë e fundit, ende nuk janë futur në luftime dhe janë të paprekura nga lufta në Ukrainë. Të gjithë këta janë nën komandën me dorë të hekurt të Putinit dhe ishte e paimagjinueshme që qoftë edhe një korpus si ai i Wgner do të mund ta kërcënonte realisht Moskën.
Nga e gjithë dita e turbullt i fituari i madh doli Putin. Me një lëvizje ridimensionoi Shoigu dhe i rikujtoi Prigozhin se roli i tij është vetëm jashtë kufijve të Rusisë, kurse perëndimorëve u rikujtoi se tregu rus i politikës për momentin nuk ka ofertë më të mirë sesa Vladimir Putin. Në të kundërt duhet të merren vesh me psikopatë të lëshuar nga burgjet si Prigozhin apo pijanecë si Medvedev.

Next Post
Fluturimi vonohet 3 orë e gjysmë, pasagjerja zhvishet nudo dhe kafshon policin

Fluturimi vonohet 3 orë e gjysmë, pasagjerja zhvishet nudo dhe kafshon policin

Comments 2

  1. Lilo says:
    3 years ago

    Analize interesante me perfundime qe duket te jene te verteta!

    Reply
  2. Kino Ditari says:
    3 years ago

    Meqe nuk mund të komentoj të profili i autorit:
    Putin nuk doli i fituari i madh, por humbesi i madh. Analiza eshte e gabuar sepse Prigozhin nuk eshte idioti i Putinit por i oligarkeve (qe financojne bizneset e tij) të cilet qe prej 28 shkurtit 2022 humbin miljona per shkak të nje traplleku te Putinit (pushtimi i Ukraines per 3 ditë – aktualisht qarkullon nje bracelete në Rusi : ajo puna e 3 diteve nuk paska qene per Kievin por per Mosken).
    Putini tashme eshte karte e djegur. Veme bast publik qe nuk do të kandidoje në zgjedhjet presidenciale të mars 2024 ?

    Reply

Leave a Reply to Kino Ditari Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E vërteta e shifrave ‘të pandryshuara’ të 11 majit

SONDAZHI: PS ruan avantazhin, PD në garë për vendin e dytë! Partitë e reja bien nën 5%

January 12, 2026
Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

January 12, 2026
Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

Sondazhi: Pse shqiptarët nuk votojnë partitë e reja ekzistuese? Ja arsyet

January 12, 2026
SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

January 12, 2026
SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

January 12, 2026
“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

January 12, 2026
Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

January 12, 2026
“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

January 12, 2026
Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

January 12, 2026
Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In