Presidenti rus Vladimir Putin ka vijuar tonet e ashpra në adresë të Turqisë. Duke iu referuar rrëzimit të avionit nga pala turke, Putin e ka cilësuar si thikë pas shpine.
“Avioni u godit me raketë dhe nuk po e cënonte hapësirën ajrore të Turqisë. Ai u qëllua 4 kilometra larg kufirit dhe brenda territorit sirian” – ka thënë Putin i cili ka kërcënuar se ngjarja do të ketë pasoja serioze në marrëdhëniet Rusi-Turqi.
Ndërkohë, Turqia ka kërkuar mbledhje urgjente të NATO-s.