• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Putin ka bërë një gabim të madh”/ Stoltenberg: Mund të përshkallëzohet situata nëse…

by
21/09/2022 21:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kërcënimi i presidentit rus, Vladimir Putin, për përdorimin e armëve bërthamore pas ngecjeve të ushtrisë ruse në luftën në Ukrainë është “një retorikë e rrezikshme dhe e pamatur”, tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Sipas tij, e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund luftës që Rusia nisi kundër Ukrainës është që të dëshmohet se Moska nuk do të fitojë në fushëbetejë.

Stoltenberg tha në një intervistë për Reuters se njoftimi i Putinit përbën mobilizimin e parë ushtarak të Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore. Kjo, sipas tij, do të përshkallëzojë konfliktin, që do të çojë në humbje më të mëdha të jetës. Por, shefi i NATO-s shtoi se njoftimi i Putinit po ashtu dëshmon se lideri rus ka bërë “një gabim të madh” kur ka vendosur që të pushtojë Ukrainën më 24 shkurt.

Ai tha se aleanca ushtarake e NATO-s do të qëndrojë e qetë “dhe nuk do të angazhohet në retorika të pamatura dhe të rrezikshme bërthamore sikurse presidenti Putin”.

“E vetmja mënyrë për t’i dhënë fund kësaj lufte është të dëshmohet se presidenti Putin nuk do të fitojë në fushëbetejë. Kur ai ta kuptojë këtë, ai do të detyrohet të ulet dhe të negociojë një marrëveshje të arsyeshme me Ukrainën”, tha Stoltenberg.

Gjatë një adresimi më 21 shtator, Putin njoftoi se do të mobilizojë deri në 300.000 rezervistë për të luftuar në Ukrainë. Ai po ashtu mbështeti planin për të aneksuar pjesë të Ukrainës, duke lënë të kuptohet se është i gatshëm të përdorë armë bërthamore për ta mbrojtur Rusinë.

“Nëse integriteti territorial i shtetit tonë kërcënohet, ne do të përdorim të gjitha mjetet e nevojshme për të mbrojtur njerëzit tanë – ky nuk është blof”, tha Putin.

Fjalimi i Putinit erdhi pasi forcat ruse janë dëbuar nga disa zona që kishin pushtuar në verilindje të Ukrainës, pasi Kievi nisi një kundërofensivë më herët gjatë këtij muaji.

“Fjalimi i presidentit Putin dëshmon se lufta nuk po shkon sipas planeve të tij”, tha Stoltenberg.

“Ai ka bërë një gabim të madh, një gabim strategjik”, tha Stoltenberg duke iu referuar Putinit.

“Përfshirja e më shumë trupave do ta përshkallëzojnë konfliktin. Kjo nënkupton më shumë vuajtje, më shumë jetë të humbura – jetë të ukrainasve, jetë të rusëve”, tha Stoltenberg.

Gjatë fjalimit, Putin, pa dhënë asnjë dëshmi, tha se zyrtarët e shteteve anëtare të NATO-s kanë kërcënuar me përdorimin e armëve bërthamore kundër Rusisë dhe se Rusia “ka po ashtu një sërë armësh” të shkatërrimit në masë.

Sipas Stoltenberg, NATO ende nuk ka parë ndonjë ndryshim në lëvizjen apo gatishmërinë e forcave bërthamore të Rusisë dhe shtoi se është kyçe që të parandalohet një përshkallëzim i tillë.

“Ne do të sigurohemi se nuk do të ketë asnjë keqkuptim në Moskë sa i përket seriozitetit të përdorimit të armëve bërthamore… Dhe për këtë arsye ne kemi qenë të qartë në komunikimet tona me Rusinë lidhur me pasojat e paprecedentë, lidhur me faktin se lufta bërthamore nuk mund të fitohet nga Rusia”.

Separatistët në katër rajonet ukrainase Donjeck, Luhansk, Herson dhe Zaporizhja, njoftuan më 20 shtator se planifikojnë të mbajnë të ashtuquajturat referendume për t’iu bashkuar Rusisë. Ata thanë se votime të tilla do të mbahen nga 23 deri më 27 shtator. Plane për mbajtjen e votimeve të tilla janë dënuar nga Perëndimi./ Marrë nga REL

/e.d

Next Post
Misteri i zhdukjes së Ervis Martinajt/ Zbardhet mesazhi i tij i fundit para se të humbte kontaktet me familjarët, dyshimet

Zhdukja e Martinajt/ Familjarët: Në këtë histori është edhe Indrit Dokle! Çfarë deklaroi i dyshuari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

January 30, 2026
Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

“Jo molotovë”, Tabaku sulmon raportuesin e PE: Ne të Berishës jemi europianë, jo ti!

January 30, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Roland Bimo: Ka një dorë të jashtme që kurdis ngjarjet në Iran

January 30, 2026
Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

January 30, 2026
Osmani, e ashpër me Kurtin e Gërvallën: E prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit në KiE

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Shkurti vendimtar për raportet me opozitën

January 30, 2026
Integrimi, Pirdeni në Romë: Shqipëria synon mbylljen e negociatave teknike deri në 2027

Integrimi, Pirdeni në Romë: Shqipëria synon mbylljen e negociatave teknike deri në 2027

January 30, 2026
Drejtoresha e Tatimeve në Durrës largohet nga detyra për performancë të dobët

Drejtoresha e Tatimeve në Durrës largohet nga detyra për performancë të dobët

January 30, 2026
3 miliard euro të subvencioneve bujqësore të BE-së, zbulohet kush janë miliarderët që përfituan

Fermerët kërkojnë më shumë para, zv.ministri: Fshati duhet të kthehet në një mundësi atraktive për të rinjtë

January 30, 2026
Gruaja ngujohet në banesë, s’i hap derën policisë dhe pronares së shtëpisë

Gruaja ngujohet në banesë, s’i hap derën policisë dhe pronares së shtëpisë

January 30, 2026
“Kur do ta vizitojmë ishullin tuaj?”, dalin emailet e Musk me Epstein: Ka gjithmonë vend për ty

“Kur do ta vizitojmë ishullin tuaj?”, dalin emailet e Musk me Epstein: Ka gjithmonë vend për ty

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In