• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Putin fjalim para kombit: Rusia nuk kërkon të bëjë armiq

by Java News
01/12/2016 16:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në fjalimin e tij të përvitshëm nga Kremlini, për Parlamentin dhe kombin rus, presidenti Vladimir Putin ka bërë të ditur se Rusia “nuk kërkon konflikte me asnjë”. “Ndryshe nga disa kolegë të huaj të cilët e shohin Rusinë si armike, ne nuk synojmë – dhe nuk e kemi bërë kurrë, – të krijojmë armiq. Ne kemi nevojë për miq”, tha ai. Megjithatë “ne nuk do të lejojmë kurrë që të preken apo të dëmtohen interesat tona”, shtoi më tej Putin.

Presidenti deklaroi se Rusia është e gatshme të punojë me administratën e re amerikane në luftën kundër terrorizmit. Ai ka bërë të ditur kohët e fundit shpresën e tij për marrëdhënie më të mira me Shtetet e Bashkuara, menjëherë pasi presidenti i zgjedhur Donald Trump të marrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë. Ai lavderoi kurajon e personelit ushtarak rus që lufton grupet e rebelëve në Siri, në mbështetje të presidentit Bashar al-Assad, duke shkaktuar kështu duartrokitje të forta në sallën e zbukuruar të Kremlinit.

“Sigurisht që dua të mbështetem në përpjekjet e përbashkëta me SHBA-të për të luftuar realisht kërcënimet – dhe jo ato të fabrikuara, – që vijnë nga terrorizmi ndërkombëtar”, tha ai.

Putin paralajmëroi gjithashtu se çdo përpjekje për të “thyer barazinë strategjike” do të ishte një katastrofë globale, duke iu referuar këtu me të gjitha gjasat balancave bërthamore mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. Politikanë amerikanë dhe europianë kanë kritikuar fushatën e bombardimeve të rënda të Rusisë në Siri, veçanërisht në Aleppo. Ata thonë se Rusia duhet të godasë më ashpër militantët e Shtetit Islamik, në vend që të mbështesë forcat besnike të Bashar al-Assadit, të cilin e akuzojnë për abuzime të rënda me të drejtat e njeriut. Putin tha gjithashtu se do të tentojë marrëdhënie më të mira me disa vende të BE-së, pavarësisht sanksioneve të vendosura ndaj Moskës për shkak të ndërhyrjes së Rusisë në Ukrainë.

Ai foli për një partneritet Euroaziatik më të zgjeruar, të udhëhequr nag Rusia, teksa tha se “është i bindur që një bisedë e tillë është e mundur me shtetet e Bashkimit Europian, ku ka kërkesa në rritje për një kurs të pavarur dhe subjektiv, politik dhe ekonomik. Dhe këtë e shohim në rezultatet e zgjedhjeve”. Shumica e fjalimit të tij u fokusua në sfidat ekonomike dhe sociale të Rusisë. Sa i përket korrupsionit, ai tha se “është kthyer në një praktikë të pafatë për të nxitur një valë mediatike përreth të ashtuquajturave raste të profilit të lartë”. “Lufta ndaj korrupsionit nuk është thjesht një shfaqje e radhës”, deklaroi ai.

Putin tha gjithashtu se Rusia po ndërmerrte edhe futjen e një sistemi të shkëlqyer antidoping, pas skandalit që e përfshiu këtë shtet në Lojërat Olimpike të Rios. Një goditje shqetësuese për sportin rus, pasi atletët e këtij vendi u ndaluan të konkurronin në Olimpiadën e 2016-s, për shkak të akuzave për doping.  /ma.me

Next Post
Lindsay nën peshën e moshës: Pjesa e sipërme e trupit po ndien tërheqjen e gravitetit…

Lindsay nën peshën e moshës: Pjesa e sipërme e trupit po ndien tërheqjen e gravitetit...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In