• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Putin drejt fitores së sigurtë, në garë me shtatë rivalë të parrezikshëm

by A R
18/03/2018 10:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Miliona rusë votojnë këtë të dielë (18.03.) për presidentin e vendit. Fitorja e Putinit konsiderohet e sigurtë. Shtatë kandidatët e tjerë me profile të ndryshme i bashkon mungesa e shanseve kundër Putinit.

Nga Roman Gonçarenko

Kur Vladimir Putin u zgjodh për herë të parë president në vitin 2000 në zgjedhje morën pjesë 11 kandidatë për presidentë. Pas kësaj numri i kandidatëve ra ndjeshëm, tani duket një rikthim në kohët e mëparshme. Në zgjedhjet e 18 marsit 2018 janë lejuar gjithsej tetë kandidatë për presidentë, dyfish më shumë se në vitin 2008.

Kremlini i shqetësuar për pjesëmarrjen në zgjedhje

Një shpjegim i njohur për këtë numër të lartë të kandidatëve është se Kremlini i trembet pjesëmarrjes së ulët në zgjedhje. Sepse një kandidat është i paarritshëm nga të tjerët – Vladimir Putin. Në sondazhet e prezantuara nga institutet shtetërore të opinionit, ai i fiton me distancë të ndjeshme zgjedhjet. Sipas tyre, 70% e rusëve duan të kenë për të katërtën herë si president, Vladimir Putin. Që do të thotë se ai do të jetë në krye të vendit deri në vitin 2024.

Vlera të tilla të larta bëjnë që kandidatët e tjerë të duken si shtatë xhuxhat. Për votime, ku rezultati dihet që në fillim, rusët nuk kanë shumë dëshirë me sa duket. Që në zgjedhjet parlamentare 2016 pjesëmarrja në zgjedhje ra ndjeshëm. Në Moskë votuan vetëm 35% e zgjedhësve. Prandaj Kremlini përpiqet që me fytyra të reja t’i bëjë këto zgjedhje interesante, pa e rrezikuar Putinin. Sepse kandidati opozitar, konkurrenti më i fortë i Putinit, Aleksej Navalny për shkak të një dënimi në fuqi nuk lejohet të marrë pjesë në zgjedhje. Navalny që sheh aty përpjekjen për të eliminuar rivalin, ka bërë thirrje për bojkotim të zgjedhjeve. Edhe Genadij Sjuganov, një ish-komunist nuk del më në zgjedhje për shkak të moshës. Ndërsa tek kandidatët e tjerë bëjnë pjesë si thinjosh të politikës ashtu edhe fytyra të reja.

Pavel Grudinin

Politikani 57 vjeçar u dërgua papritur në garë nga partia komuniste, KPRF, megjithëse ai nuk është anëtar i saj. Sipas sondazheve të agjencive shtetërore ai mund të llogarisë me 6% të votave, rezultatin e dytë më të mirë pas Putinit. Vëzhgues të tjerë mendojnë se ai mund të arrijë një rezultat më të mirë, sepse nuk është i konsumuar dhe qëndrimet e tij të moderuara janë të mirëpritura tek shumë rusë. Mediat shtetërore e sulmuan ashpër Grudinin së fundmi për shkak të nderimit të Stalinit dhe xhirollogarive jashtë vendit.

Vladimir Zhirinovski: Nxitësi i urrejtjes

Konkurrenti i Grundinit është Vladimir Zhirinovskij, më i moshuari mes kandidatëve të regjistruar në zgjedhje. 71 vjeçari drejton partinë populiste të djathtë Partia Liberal Demokratike e Rusisë, LDPR. Zhirinovskij është vetëm formalisht në opozitë, sepse ai ka shumë vite që është pjesë e kastës së vjetër politike dhe në një linjë me Kremlinin. Kërcënimet e tij me bomba ndaj perëndimit janë pjesë e zakonshme e emisioneve televizive politike në Rusi. Putinit ai nuk i bën aspak konkurrencë.

Grigorij Javlinskij: Liberali i vjetër

Po kaq gjatë sa Zhirinovskij përpiqet edhe Grigorij Javlinskij të bëhet president rus. Me moshën 65 vjeçare ai është gati në moshë sa Putini. Bashkëthemeluesi i partisë liberale të djathtë Jabloko në zgjedhjet e vitit 2000 mori 7% të votave duke u renditur i treti. Javlinskij ka imazhin e politikanit me pikëpamje liberale properëndimore, por që nuk arrin dot masat.

Boris Titov: Mbrojtësi i sipërmarrësve

57-vjeçari Boris Titov është ndër kandidatët më të rinj. Tritov përfaqëson partinë e re liberale të djathtë „Partia e zhvillimit” që nuk luan ndonjë rol të dukshëm në politikën e Rusisë dhe nuk ka arritur ndonjë sukses në zgjedhje. Titov ka bërë karrierë si sipërmarrës. Nga viti 2012 ai ka qenë i ngarkuar nga Putini që të kujdeset për të drejtat e sipërmarrësve rusë.

Sergej Baburin: Nacionalisti

Sergej Baburin, 59-vjeçar të duket si një jehonë e kohëve të shkuara. Një politikan konservator i viteve 90-të, por që për vite nuk iu dëgjua zëri. Tani Baburin drejton partinë e vogël nacional-konservatore „Unioni i Popujve të të Gjithë Rusëve” që e mbështet politikën e brendshme dhe të jashtme të Putinit.

Ksenija Sobtshak: Njëra kundër të gjithëve

36-vjeçarja Ksenija Sobtshak është e vetmja kandidate femër në këto zgjedhje. Ajo është vajza e ish-kryebashkiakut të Shën Peterburgut, Anatolij Sobtshak, që konsiderohet si babai politik i Putinit. Fillimisht ajo bëri emër në botën e shout, më vonë zhvilloi qëndrime opozitare si gazetare. Sobtshak nuk është politikane profesioniste. Në fushatë ajo u përpoq të ndjekë moton „Kandidatja kundër të gjithëve” për të kapur votuesit e zhgënjyer. Sobtshak përfaqëson një axhendë liberale dhe e kritikon me kujdes kreun e Kremlinit. Që nga kandidatura e saj ajo ka akces të pakufizuar në media. Shumë vëzhgues e shohin këtë si shenjë që ajo nxitet nga Kremlini.

Maksim Surajkin: Komunisti alternativ

Maksim Surajkin bën pjesë tek profilet e reja në këto zgjedhje. 39-vjeçari është kryetar i partisë „Komunistët e Rusisë”, që pozicionohet si një alternativë e partisë së vjetër komuniste ruse. KPRF e akuzon këtë parti se është një projekt i Kremlinit për të dobësuar komunistët e vjetër.

Të gjithë – qofshin kandidatë të rinj apo të vjetër, mbështetës apo jo të Putinit – ata kanë një gjë të përbashkët: Nuk kanë asnjë shans kundër Putinit. Në këtë drejtim këto zgjedhje megjithë numrin e lartë të kandidatëve nuk dallohen nga ato të mëparshmet, ku Vladimir Putin ka fituar pa asnjë shqetësim./DW/

a.ç

Next Post
Skandali me pronat/ Fran Frrokaj dhe 11 zyrtarët e tjerë dalin nesër para gjykatës

Skandali me pronat/ Fran Frrokaj dhe 11 zyrtarët e tjerë dalin nesër para gjykatës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gonxhja viziton Katedralen Ortodokse: Detyrë e përbashkët ruajtja e trashëgimisë kulturore

Gonxhja viziton Katedralen Ortodokse: Detyrë e përbashkët ruajtja e trashëgimisë kulturore

April 12, 2026
Nga objekt në subjekt, debati në KS/OKB, testi i diplomacisë së Kosovës në një rend ndërkombëtar në krizë

Nga objekt në subjekt, debati në KS/OKB, testi i diplomacisë së Kosovës në një rend ndërkombëtar në krizë

April 12, 2026
Ukraina dhe Rusia akuza të ndërsjella për shkelje të armëpushimit të Pashkës

Ukraina dhe Rusia akuza të ndërsjella për shkelje të armëpushimit të Pashkës

April 12, 2026
Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100 mijë herë më mirë

Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100 mijë herë më mirë

April 12, 2026
76 metra i lartë dhe me statuja të arta, zbulohet projekti i Harkut të Triumfit të presidentit Trump

76 metra i lartë dhe me statuja të arta, zbulohet projekti i Harkut të Triumfit të presidentit Trump

April 12, 2026
Delegacioni i BE-së në Tiranë uron besimtarët ortodoksë për Pashkën: Shpresë, paqe dhe begati për të gjithë

Delegacioni i BE-së në Tiranë uron besimtarët ortodoksë për Pashkën: Shpresë, paqe dhe begati për të gjithë

April 12, 2026
Mbajti fëmijën të izoluar në një furgon që prej 2024, arrestohet babai në Francë

Mbajti fëmijën të izoluar në një furgon që prej 2024, arrestohet babai në Francë

April 12, 2026
 4 astronautët e Artemis II ndajnë eksperiencat e tyre: Toka mes errësirës, si anije që ‘lundronte’ në univers

 4 astronautët e Artemis II ndajnë eksperiencat e tyre: Toka mes errësirës, si anije që ‘lundronte’ në univers

April 12, 2026
Analiza e The Times/ Trump e injoroi paralajmërimin e JD Vance për Iranin, pse e dërgoi në negociata?

Analiza e The Times/ Trump e injoroi paralajmërimin e JD Vance për Iranin, pse e dërgoi në negociata?

April 12, 2026
Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In