• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Putin dhe Trump të takohen në Serbi”, Vuçiç: I duam të dy, jemi vendi më i përshtatshëm

by A R
13/01/2025 11:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Serbia ofrohet të organizojë takimin e mundshëm mes presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump dhe shefit të Kremlinit, Vladimir Putin. Ishte presidenti Aleksandër Vuçiç që e tha diçka të tillë. Ai e vuri theksin tek fakti se Serbia është vendi ku mbështetja për Trump është maksimale, e po ashtu popullariteti i presidentit rus, vijon te jetë shumë i lartë.

Sipas tij, Beogradi është i gatshëm të organizojë takimin dhe të garantojë sigurinë e nevojshme për të dy udhëheqësit.

“Serbia është vendi ku presidenti Trump gëzon mbështetjen më të madhe se kudo tjetër në Europë. Nuk ka vend qe të mund të krahasohet me Serbinë në aspektin e nivelit të mbështetjes për presidentin Trump. Dhe nga ana tjetër, Serbia është një vend ku presidenti Putin është ende shumë, shumë popullor. Kështu mendoj se ky është një vend në glob që do të ishte ekstremisht i përshtatshëm për të dy ata”, tha Vuçiç.

Trump njoftoi më 9 janar planet për një takim me presidentin Putin edhe  pse nuk ofroi detaje konkrete lodhur me këtë. Sipas Vuçiç, Serbia do të ishte e përshtatshme për të qenë mikpritësja e përballjes mes dy liderëve edhe për faktin se është vend neutral, dhe nuk i përket asnjë aleance ushtarake të tillë si NATO. Beogradi ka marrëdhënie shumë të afërta me Rusinë dhe ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve ndërkombëtare kundër Moskës, pas nisjes së luftës në Ukrainë.

Në të njëjtën kohë, Vuçiç e ka cilësuar Ukrainën shtet mik, dhe ka pohuar në të kaluarën se Krimea dhe Donbasi janë territore sovrane të Ukrainës. Po ashtu Zvicra është ofruar ti hapë dyert takimit mes Trump dhe Putin. E teksa korniza e takimit pritet ende të përcaktohet, këshilltari i ardhshëm i sigurisë kombëtare në SHBA, Mike Waltz, tha se të dielën se një telefonatë mes Putin dhe Trump pritet të zhvillohet gjatë ditëve në vazhdim. Kremlini ka thënë se një përballje kokë më kokë mes dy liderëve do të duhet të presë deri pas inaugurimit të Trump më 20 janar.

Next Post
Gjuan 450 mijë fishekë në minutë, Kina zbulon mitralozin hipersonik-vrasës

Gjuan 450 mijë fishekë në minutë, Kina zbulon mitralozin hipersonik-vrasës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do t’i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë!

Noka s’i tregon adresën, Kokalari publikon mesazhet: Njoftova edhe Shkëlzenin, se ai i filtron kandidaturat!

March 24, 2026
kosove-autobus

Rritja e çmimit të naftës, operatorët e Transportit: Rrezikohet reduktimi i autobusëve, shteti të ndërhyjë

March 24, 2026
Irani sulme dhe në Europë? Policia britanike gjurmon një grup të rrezikshëm islamist

Irani sulme dhe në Europë? Policia britanike gjurmon një grup të rrezikshëm islamist

March 24, 2026
Shkenca shqiptare në zi! Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

Shkenca shqiptare në zi! Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

March 24, 2026
Sot konkursi për pasuesin e Prodës, 14 kandidatët në garë 20 minuta kohë për të shpalosur platformën

Sot konkursi për pasuesin e Prodës, 14 kandidatët në garë 20 minuta kohë për të shpalosur platformën

March 24, 2026
Rama takim me ministrat në ‘Vilën 30’, në fokus analiza dhe koordinimi i punës

Rama takim me ministrat në ‘Vilën 30’, në fokus analiza dhe koordinimi i punës

March 24, 2026
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

“Mirënjohës ndaj SHBA-ve dhe NATO-s”, Begaj: Ndërhyrja kundër regjimit të Millosheviç, i solli lirinë Kosovës dhe…

March 24, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Kur dhuna ushqen egon politike

March 24, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

I dënuar me 7 vite burg nga Italia, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

March 24, 2026
FOTO / Sulm i rëndë me raketa iraniane në Tel Aviv, civilë të plagosur dhe ndërtesa të rrafshuara

FOTO / Sulm i rëndë me raketa iraniane në Tel Aviv, civilë të plagosur dhe ndërtesa të rrafshuara

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In