• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Putin del ‘zbuluar’! Inteligjenca gjermane: Përgjimet tregojnë se mercenarët Wanger po bëjnë masakër në Ukrainë

by
07/04/2022 14:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mizoritë barbare në Bucha duket se ishin pjesë e një strategjie të qëllimshme të Kremlinit, e kryer pjesërisht nga grupi i frikshëm i mercenarëve Wagner.

Shërbimi i inteligjencës së jashtme të Gjermanisë, BND, ka dëgjuar disa audio-përgjime nga forcat e Putinit që diskutojnë vrasjen brutale të civilëve në qytetin e tmerreve jashtë Kievit, i cili u rimor nga Ukraina gjatë fundjavës.

Transmetimet kanë zbuluar rrethanat e vrasjes së civilëve në Bucha. Një ushtar u përgjua duke folur se si ai dhe kolegët e tij qëlluan për vdekje dikë me biçikletë, ndërsa një tjetër dëgjohet duke thënë: ‘Pyeti ushtarët në fillim, pastaj gjuaji ata.’

Mesazhet audio i janë treguar parlamentit gjerman nga BND për të hedhur poshtë pretendimet e pabaza të Kremlinit se trupat e të vdekurve ishin inskenuar nga Ukraina pasi Rusia u tërhoq nga qyteti në një ‘falsifikim monstruoz’, raportoi e përditshmja gjermane “Der Spiegel”.

Regjistrimet e përgjimeve tregojnë gjithashtu se Grupi Wagner ishte i pranishëm në qytet dhe luajti ‘një rol kyç’ në masakër, e po ashtu se ka të ngjarë të ketë skena të ngjashme të masakrës në zona të tjera në vend. Kompania ushtarake në hije, e cila ka qenë e lidhur me një varg vrasjesh, përdhunimesh dhe krimesh lufte në  mbarë botën, njihet si ushtria private e Putinit, e cila kryen punën e tij të pistë.

Regjistrimet e BND tregojnë se mizoritë nuk ishin aksidentale. Mesazhet tregojnë se trupat flisnin rregullisht për krimet e mundshme të luftës sikur të flisnin për jetën e tyre të përditshme.

BND u tha udhëheqësve gjermanë se kjo tregon se si vrasjet u konsideruan “normale” ishin pjesë e një strategjie të qëllimshme që synon të mbjellë frikë dhe terror në popullatën civile.

Regjistrime të mëtejshme po analizohen nga shefat e inteligjencës ‘me shqetësim të madh’, të cilat ende nuk janë identifikuar në një vend të caktuar në Ukrainë. Por ato tregojnë skena krimi të ngjashme me Bucha në qytete të tjera anembanë vendit, veçanërisht rreth Mariupolit, i cili mbetet nën bombardime të rënda me rreth 170,000 civilë ende të bllokuar.

/b.h

Next Post
Rusia provokon/ Lavrov: Përveç Turqisë, bisedimet e paqes mund të zhvillohen edhe në Beograd

Kiev paraqet projekt-marrëveshjen, Lavrov nuk bie dakord: Procesi i negociatave do të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Për çfarë shpenzon Serbia miliona nga rezerva buxhetore?

Për çfarë shpenzon Serbia miliona nga rezerva buxhetore?

August 6, 2026
Aksident në Fier-Lushnje, makina del nga rruga dhe përfundon në nënkalim

Aksident në Fier-Lushnje, makina del nga rruga dhe përfundon në nënkalim

August 6, 2026
Unazat zbuluan gjithçka? Më shumë detaje nga “martesa sekrete” e Gigi Hadid me Bradley Cooper

Unazat zbuluan gjithçka? Më shumë detaje nga “martesa sekrete” e Gigi Hadid me Bradley Cooper

August 6, 2026
Alarm i OKB-së: El Niño mund të shtyjë 50 milionë njerëz drejt urisë akute deri në fund të vitit 2027

Alarm i OKB-së: El Niño mund të shtyjë 50 milionë njerëz drejt urisë akute deri në fund të vitit 2027

August 6, 2026
Policia zbardh detaje për deportimin e Sokol Hoxhës, autor i tre vrasjeve

Policia zbardh detaje për deportimin e Sokol Hoxhës, autor i tre vrasjeve

August 6, 2026
Futbolli shqiptar në zi, ndërron jetë ish-kapiteni dhe ish-trajneri i Sopotit, Besnik Çota

Futbolli shqiptar në zi, ndërron jetë ish-kapiteni dhe ish-trajneri i Sopotit, Besnik Çota

August 6, 2026
Hakerët hyjnë në ‘zemër’ të infrastrukturës amerikane, preken sistemet e ujit në 12 shtete

Hakerët hyjnë në ‘zemër’ të infrastrukturës amerikane, preken sistemet e ujit në 12 shtete

August 6, 2026
“Paketa e maleve” për turizmin, lehtësira në taksa për të nxitur investimet në zonat e pazhvilluara

Gushti sjell kulmin e sezonit turistik në Theth, rreth 2 mijë vizitorë qëndrojnë çdo natë

August 6, 2026
28 vatra zjarri në 24 orë/ MIA: 5 mbeten aktive, evakuohen 4 familje në Mallakastër

28 vatra zjarri në 24 orë/ MIA: 5 mbeten aktive, evakuohen 4 familje në Mallakastër

August 6, 2026
Sulme masive me dronë mes Rusisë dhe Ukrainës, viktima dhe dëme

Sulme masive me dronë mes Rusisë dhe Ukrainës, viktima dhe dëme

August 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com