• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Puthje, thashetheme dhe fitore… Pesë nga momentet më të bukura nga “Golden Globes 2024”

by A R
08/01/2024 13:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ceremonia e së dielës ishte e mbushur me momente emocionuese, duke përfshirë fitoret për herë të parë, por edhe takimet e yjeve gjatë natës.

Nga falënderimi i Ali Wong për ish-bashkëshortin, e deri tek puthja pasiononte e Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet, këtu do të gjeni disa nga momentet më të bukura nga “Golden Globe”.

1. Ali Wong falënderon ish-bashkëshortin për mbështetjen e tij

“Unë duhet të falënderoj me të vërtetë babanë e fëmijëve të mi dhe mikun tim më të mirë, Justin, për gjithë dashurinë dhe mbështetjen. Është falë teje që unë jam në gjendje të jem një nënë që punon,” tha Ali Wong.

Aktorja e “Beef” mori gjithashtu një puthje urimi nga partneri i saj aktual, Bill Hader, ndërsa u ngjit për të marrë çmimin e saj.

2. Christopher Nolan i bën homazhe Heath Ledger gjatë fitores së parë

Pasi u nominua disa herë përgjatë viteve, Christopher Nolan arriti të fitonte dje për herë të parë çmimin “Golden Globe”, si regjisori më i mirë, për filmin “Oppenheimer”.

Kur arriti në skenë për të marrë çmimin, ai fillimisht mori një moment për të nderuar të ndjerin Heath Ledger, i cili luajti rolin e Joker-it në filmin e tij të vitit 2008, “The Dark Knight”.

“E vetmja herë që kam qenë në këtë skenë, ishte kur pranova një prej çmimeve në emër të mikut tonë të dashur, Heath Ledger, dhe kjo ishte e ndërlikuar e sfiduese për mua,” tha Nolan. “Dhe në mes të fjalës, pashë Robert Downey Jr., i cili më dha një vështrim suportues”, shtoi ai gjatë momentit emocional.

3. Puthja e Kylie Jenner dhe Timothée Chalament

Edhe pse Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet nuk ecën bashkë në tapetin e kuq, ata u ribashkuan brenda “Golden Globe” dhe u panë duke shkëmbyer një puthje në buzë gjatë ceremonisë.

Chalamet dhe Jenner u lidhën për herë të parë në prill të vitit 2023, por çifti nuk e bëri lidhjen e tyre publike, derisa u panë duke u puthur në turneun botëror të Beyoncé-s, “Renaissance”, në fillim të shtatorit.

4. Selena Gomez dhe Taylor Swift ndajnë përqafime dhe “përshpëritje”

Dy shoqet e ngushta, Selena Gomez dhe Taylor Swift u dukën shumë të afërta, me përqafime e duke “pëshpëritur” në vesh të njëra-tjetrës.

Një moment kur Selena Gomez i afrohet shoqes së saj të ngushtë Taylor Swift gjatë mbrëmjes, u bë viral në mediat e huaja. Thuhet se Selena i komunikoi Taylor se kishte dashur të bënte një foto me aktorin Timothée Chalamet, por nuk u bë e mundur pasi Kylie Jenner e pengoi.

Kjo e fundit është aktualisht në një lidhje me aktorin dhe nuk dihet përse ka ndërhyrë në një gjë të tillë. Taylor e pyet: “Me Timothée?”, ndërsa këngëtarja i tund kokën duke pohuar. Të dyja shihen duke u habitur me këtë gjë.

5. Aktorja e parë indigjene bën histori duke fituar një çmim “Golden Globe”

Kur Lily Gladstone, doli në skenë për të marrë çmimin si aktorja më e mirë për interpretimin e saj në “Killers of the Flower Moon”, ajo e filloi fjalimin duke folur në gjuhën Blackfeet.

“I dua të gjithë në këtë dhomë. Nuk kam fjalë,” tha ajo. “Sapo fola pak nga gjuha e Blackfeet, komunitetit dhe vendit të bukur në të cilin jam rritur dhe që më ka inkurajuar të eci përpara dhe të vazhdoj ta bëj këtë me mamanë time, e cila, edhe pse nuk është Blackfeet, punoi pa u lodhur për ta futur gjuhën tonë në shkollën tonë, kështu që unë kisha një mësuese të gjuhës Blackfeet duke u rritur.”

Ajo më vonë shtoi se fitorja ishte “historike”.

“Kjo është një fitore historike. Nuk më përket vetëm mua. Unë po e mbaj tani, po e mbaj me të gjitha motrat e mia të bukura në atë tryezën atje dhe nënën time, Tantoo Cardinal. Faleminderit!”

/a.r

Next Post
Shpërndante drogë në konvikt dhe gjimnaz, arrestohet 17-vjeçarja në Gjirokastër

Shpërndante drogë në konvikt dhe gjimnaz, arrestohet 17-vjeçarja në Gjirokastër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Behlul Jashari, kronisti i qëndresës që u harrua nga Kosova e Shqipëria

Behlul Jashari, kronisti i qëndresës që u harrua nga Kosova e Shqipëria

July 21, 2026
Protesta dhe kërkesat/ Preç Zogaj: Sinjal për reflektim! Prekin probleme thelbësore të demokracisë dhe qeverisjes

Protesta dhe kërkesat/ Preç Zogaj: Sinjal për reflektim! Prekin probleme thelbësore të demokracisë dhe qeverisjes

July 21, 2026
“Do jeni bashkëfajtorë”/ Irani paralajmëron Bullgarinë që të mos i lejojë SHBA-të të përdorin bazat e tyre

“Do jeni bashkëfajtorë”/ Irani paralajmëron Bullgarinë që të mos i lejojë SHBA-të të përdorin bazat e tyre

July 21, 2026
Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë! Si paraqitet situata në vend

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë! Si paraqitet situata në vend

July 21, 2026
“Vendimet për Aeroportin e Vlorës dhe Zvërnecin i firmosi Sali Berisha”, Balla publikon dokumentin (VIDEO)

Paketa e Maleve, Rama publikon mesazhet e qytetarëve: 90% janë profile fallco. Pas tyre janë sorrat e opozitës

July 21, 2026
“Vendimet për Aeroportin e Vlorës dhe Zvërnecin i firmosi Sali Berisha”, Balla publikon dokumentin (VIDEO)

“Vendimet për Aeroportin e Vlorës dhe Zvërnecin i firmosi Sali Berisha”, Balla publikon dokumentin (VIDEO)

July 21, 2026
Ndryshon moti në vend! Pas vapës përvëluese, rikthehen reshjet e shiut

Ndryshon moti në vend! Pas vapës përvëluese, rikthehen reshjet e shiut

July 21, 2026
“Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen”, Lamallari: Nuk ju bëjnë të padukshëm, rregullat njësoj për të gjithë

“Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen”, Lamallari: Nuk ju bëjnë të padukshëm, rregullat njësoj për të gjithë

July 21, 2026
Era e fortë përfshin Vlorën, priten reshje intensive shiu

Era e fortë përfshin Vlorën, priten reshje intensive shiu

July 21, 2026
Revolta e 52-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Revolta e 52-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

July 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In