Muaji gusht shënon edhe pikun e turizmit në Shqipëri. Mijëra pushues vendas dhe të huaj i drejtohen plazheve shqiptare gjatë këtij muaji.
Gushti përkon edhe me muajin e pushimeve, ndërsa mijëra emigrantë kthehen në vendin tonës.
Si gjithmonë, fluksin më të madh të turistëve të huaj e përbëjnë kosovarët.
Sipas informacioneve, mbi 20 mijë automjete dhe 40 mije qytetarë të Kosovës kaluan Morinin mëngjesin e së shtunës,(12 gusht) duke shënuar fluksin më të madh të muajit gusht.
Falë masave të marra duke shtuar sportelet, nuk ka patur rradhë ndërsa kolona e automjeteve ishte e gjate si në Vërmicë ashtu edhe në Morinë.
Kolonë të automjeteve kishte edhe përgjatë gjithe Rrugës së Kombit ndërkohë që policia rrugore është prezente më patrulla për të përballuar këtë fluks. Policia iu bën apel drejtuesve të mjeteve për zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor.
Megjithëse fundjava ka ardhur me një zbritje temperaturash, kjo nuk e ka frenuar aspak fluksin e pushuesve.
/Javanews.al/a.ç