• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Pushtuesit janë vetëm 10 km larg!”/ Ukraina në alarm, komandantët fajësojnë rekrutët e rinj: Refuzojnë të…

by S T
22/08/2024 18:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ushtarët rus janë vetëm 10 kilometra larg. Ky është alarmi që kanë ngritur forcat ushtarake të Ukrainës. Në prononcimet e ndryshme për Assosiated Press, komandantët ukrainas shprehen të shqetësuar se Rusia është shumë afër arritjes së qëllimit kryesor, marrjes së plotë të Donetskut.

Komandantët ukrainas shprehen të shqetësuar se, ushtarë të rinj ukrainas refuzojnë të qëllojnë kundër armikut. Të tjerët, sipas komandantëve dhe bashkëluftëtarëve, citon AP, luftojnë për të mbledhur armë ose për të koordinuar lëvizjet luftarake. Disa madje janë larguar nga pozicionet e tyre, duke braktisur fushën e betejës. Ndërkohë që Ukraina vazhdon me inkursionin e saj në rajonin e Kurskut të Rusisë, trupat e saj ende po humbasin terren të çmuar përgjatë frontit lindor të vendit – një dështim i zymtë për të cilin komandantët ushtarakë ukrainas fajësojnë pjesërisht rekrutët e trajnuar dobët të marrë nga një lëvizja e fundit e mobilizimit, shkruan A2 CNN.

“Disa njerëz nuk duan të qëllojnë. Ata e shohin armikun në pozicionin e qitjes në llogore, por nuk hapin zjarr. … Kjo është arsyeja pse njerëzit tanë po vdesin”, tha një komandant batalioni në Brigadën e 47-të të Ukrainës, për AP.

Komandantët thonë se rekrutët kanë kontribuar në një varg humbjesh territoriale që i mundësuan ushtrisë ruse të përparonte, duke përfshirë qytetin e Pokrovsk, një qendër kritike logjistike. Nëse bie, disfata do të rrezikonte mbrojtjen e Ukrainës. Trupave të reja u mungon edhe një nivel minimal trajnimi, thanë komandantët dhe ushtarët nga katër brigada që mbrojnë zonën e Pokrovsk. Të frustruar me cilësinë e rekrutëve të rinj të dërguar në vijën e parë nga qendrat territoriale të rekrutimit, komandantët tani po kërkojnë të kryejnë lëvizjet e tyre të mobilizimit për të kontrolluar dhe trajnuar më mirë luftëtarët e rinj, thanë komandantë dhe ushtarë të shumtë, shkruan A2 CNN.

Zelenski shprehet optimist dhe bën të ditur se ka marrë një tjetër vendbanim në rajonin rus të Kursk. Por ndërkohë, Zelenskyy kërkon më shumë ndihma konkrete dhe financime ushtarake për ti bërë ballë forcave ruse.

Next Post
Qendra memoriale multifunksionale në Lezhë, Rama ndan pamjet nga punimet: Hapësira të dedikuara për ekspozime

Qendra memoriale multifunksionale në Lezhë, Rama ndan pamjet nga punimet: Hapësira të dedikuara për ekspozime

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In