• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pushtimi rus/ Pajisjet e internetit të Starlink mbërrijnë në Ukrainë

by A R
01/03/2022 09:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pajisjet për shërbimin satelitor të internetit të Elon Musk, Starlink, kanë mbërritur në Ukrainë pasi një nga ministrat e saj i bëri thirrje personalisht miliarderit që t’i ndihmojë përballë pushtimit rus.

Pajisjet mund të ndihmojnë në ofrimin e internetit në zonat ku qasja në internet është goditur për shkak të sulmit të urdhëruar nga presidenti rus, Vladimir Putin, ndaj shtetit fqinj, më 24 shkurt.

“Starlink – arriti. Faleminderit Elon Musk,” shkroi ministri i Ukrainës, Mykhailo Fedorov, të hënën me një foto të një kamioni të ngarkuar me terminale të Starlink.

“Jeni shumë të mirëseardhur”, shkroi në Twitter themeluesi i SpaceX.

Fedorov i kërkoi Muskut të ofrojë shërbime të Starlink në Ukrainë disa ditë pas fillimit të pushtimit javën e kaluar, duke postuar në Twitter: “Derisa përpiqeni të kolonizoni Marsin – Rusia përpiqet të pushtojë Ukrainën! Derisa raketat tuaja zbarkojnë me sukses nga hapësira – raketat ruse sulmojnë njerëzit civilë ukrainas.”

Grupi i monitorimit të uebit NetBlocks ka raportuar një sërë ndërprerjesh të rëndësishme në shërbimin e internetit në Ukrainë pas fillimit të pushtimit rus.

Starlink operon një gamë prej më shumë se 2000 satelitësh që synojnë të ofrojnë qasje në internet në të gjithë planetin. Kompania lëshoi të premten 50 satelitë të tjerë Starlink dhe shumë të tjerë janë planifikuar të vendosen në orbitën e Tokës.

/a.r

Next Post
Lufta në Ukrainë/ Erdogan bisedë telefonike me Lukashenkon. Ja për çfarë u diskutua

Lufta në Ukrainë/ Erdogan bisedë telefonike me Lukashenkon. Ja për çfarë u diskutua

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com