Ndihmësi i presidentit për politikën e jashtme, Yuri Ushakov, ka zbuluar detaje të bisedës telefonike midis presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij amerikan Joe Biden.
Duke folur me gazetarët gjatë një konference për media, Ushakov zbuloi se bisedimet u organizuan me kërkesë të Uashingtonit duke përmendur frikën e një “pushtimi” të supozuar të afërt të Ukrainës nga Rusia. Bisedimet Putin-Biden fillimisht ishin planifikuar të mbaheshin të hënën, shtoi zyrtari.
“Biseda erdhi mes një atmosfere histerie të paprecedentë nga zyrtarët amerikanë mbi ‘pushtimin’ e supozuar të afërt të Ukrainës nga Rusia”- tha Ushakov.
Putin i ka kritikuar përpjekjet perëndimore për të militarizuar dhe “pompuar” Ukrainën plot me armatime moderne, dhe politika të tilla sipas Ushakov në mënyrë efektive inkurajojnë Kievin të përpiqet të zgjidhë konfliktin në lindje të vendit me forcë.
“Në sfondin e akuzave në lidhje me ‘pushtimin’, po krijohen kushte për veprime të mundshme provokuese nga forcat e armatosura ukrainase”- tha ai.
Presidenti rus foli me Biden për politikat e ndjekura nga autoritetet ukrainase për të “sabotuar” marrëveshjet e Minskut, një marrëveshje e madhe shumëkombëshe e vitit 2015 që përvijoi një udhërrëfyes për të dalë nga konflikti në Ukrainën lindore, ku forcat e Kievit përballen me republikat separatiste të Donteskut dhe Luhanskut. Presidenti rus theksoi se vendet përndimore nuk bëjnë ‘presion’ të mjaftueshëm mbi Kievin për të përmbushur marrëveshjen, buri në duke Ushakov.
Presidenti amerikan, nga ana e tij, përmendi futjen e sanksioneve të mundshme anti-ruse për situatën rreth Ukrainës. Megjithatë, biseda për sanksionet nuk ishte pjesa qendrore e bisedës Putin-Biden, dhe në përgjithësi ishte konstruktive dhe “si biznes”, vuri në dukje Ushakov.
“Joe Biden përmendi sanksione të mundshme anti-ruse, gjë që pritej duke pasur parasysh situatën e tensionuar rreth Ukraniës. Në të njëjtën kohë, kjo çështje nuk ishte në qendër të bisedës mjaft të gjatë me liderin rus”, tha ai, duke shtuar se të dy liderët kanë rënë dakord të vazhdojnë diskutimet në të ardhmen.
Gjatë muajve të fundit, zyrtarë të lartë perëndimorë dhe media kanë akuzuar vazhdimisht Moskën se po kërkon të sulmojë Ukrainën. Të shtunën media të shumta perëndimore, raportuan se Moska mund të sulmonte Kievin të mërkurën e ardhshme. Por, Moska i ka mohuar vazhdimisht akuzat, duke thënë se nuk ka plane për të sulmuar Ukrainën apo dikë tjetër.
/a.r