• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pushtimi i PD nga Berisha, si “operacioni special” i Putinit

by Mero Baze
28/03/2022 19:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sali Berisha praktikisht ka pushtuar selinë e Partisë Demokratike, duke dhunuar ligjin dhe duke mos pritur fundin e një procesi gjyqësor. Edhe pse formalisht nuk është askush, ai hyri në zyra në emër të Komisionit Rithemelues, për të cilin harroi se formalisht ka zgjedhur në krye Belind Këlliçin. Nëse do të duhej të shkonte dikush për negociata me Enkelejd Alibeaj, duhej të shkonte Këlliçi, por ai atë ditë ishte zëvendësuar me Sali Lushën.

Edhe pse Alibeaj i trajtoi si njerëz të paftuar në seli, ata e pushtuan atë në mbrëmje, dhe prej tre ditësh po përpiqen të çudisin dynjanë me dyer të blinduara dhe kamera që gjejnë në seli, a thua se shqiptarët nuk i kanë parë ato, së bashku me varetë dhe qysqitë e Sali Berishës.

E gjithë bëhet për të mbuluar atë që në fakt është një pushtim i institucionit, i maskuar si “operacion special rikonstruksioni”, për të cilin formalisht duhet të marrin dhe leje në Bashki.

I vetëshpallur kryetar, i pazgjedhur nga askush, Sali Berisha është vendosur në krye të këtij pushtimi duke rifilluar paralelisht një fushatë të “Foltores” së tij në gjithë Shqipërinë, tanimë të shpjegojë pushtimin e bërë fakt të kryer.

Stresi kryesor i Sali Berishës është se Partia Demokratike zyrtare nuk po ja njeh pushtimin dhe po i reziston, duke mos u bashkuar me të. Për këtë, ai po bën çfarë është e mundur të joshë deputetët dhe të krijojë idenë se tani të gjithë janë me të, por në fakt me të janë vetëm ata që ishin, plus disa deputetë pa ngjyrë, që as e kanë ditur pse janë me Bashën, as e dinë pse janë me Berishën. Ata thjeshtë do përdoren si numra e pastaj do flaken.

Në funksion të kësaj, ai po përpiqet të bëjë diversion, të shpërndajë lajme se Basha po krijon parti tjetër, apo të bëjë sikur baza e partisë është e gjitha e bashkuar. Por në fakt, Partia Demokratike është më e ndarë se kurrë, pasi tani përveç atyre që rezistuan kundër Berishës si anti-Berishë, janë kundër tij dhe një pjesë e konsiderueshme e atyre që morën pjesë në “Foltore” nga inati i Lulzim Bashës.

Atyre tani u ka ikur alibia me të cilën mbështetën Berishën dhe nuk janë dakord më me të. Dhe kjo e ka bërë atë ta përjetojë “pushtimin” e selisë më keq se sa Putini pushtimin e Ukrainës, pasi po i shthuret ushtria e vet.

Nga ana tjetër, Berisha po përballet me një izolim të egër ndërkombëtar jo vetëm nga SHBA, por dhe nga Bashkimi Evropian. SHBA është e vendosur në qëndrimin e saj kundër personave “non grata” dhe natyrisht që mban shënim dhe provokimet e Berishës për një frymë anti-amerikane në Shqipëri.

Britania e Madhe po ashtu ka paralajmëruar se do t’i bashkohet nismës amerikane kundër personave të dizajnuar për korrupsion madhor, ndërsa Bashkimi Evropian dhe gjithë zyrtarët e Perëndimit e kanë izoluar Berishën, duke mos i dhënë asnjë sinjal inkurajimi për atë që bën.

Ai nuk ka mundur të sigurojë sot as një telegram të vetëm urimi, dhe shpreson që pas ndonjë lëpirje torturuese të Genc Pollos, të sigurojë ndonjë mesazh nga pensionistja Doris Pack.

Ai praktikisht e ka zhytur PD në izolimin më të thellë të saj prej vitit 1997, kur SHBA dhe Bashkimi Evropian e ndëshkuan atë për destabilizimin e vendit.

Miti që ai po përpiqet të ngrejë, se ashtu siç u ringrit pas vitit 1997 deri më 2005, do ringrihet dhe tani, është një gënjeshtër e trashë. Asgjë nuk është si më 1997 për Sali Berishën dhe 2005 e kësaj radhe, i bie viti 2029, kur Sali Berisha është 85 vjeç.

Por më 1997 nuk është ndëshkuar PD, por Sali Berisha personalisht, kurse tani me betejën e gënjeshtërt të Berishës kundër Perëndimit, maskuar me gjoja luftën kundër Lulzim Bashës, i ndëshkuar është gjithë ai grupim që shkon pas Sali Berishës.

Dhe kjo ka për të bërë dhe më dëshpëruese situatën në muajt që vijnë, kur të gjithë ata që i shkojnë pas, të shikojnë se janë thjeshtë ushtarë që po përdoren për të pushtuar një seli, e cila do të jetë piramida ku do të murosen bashkë me Faraonin e tyre. Dhe as emrat nuk do t’u mbahen mend. Do te kujtohen si ata që u flijuan për Berishën.

Next Post
“Isha dhe unë me të”/ Humbi të ëmën në aksident, bukuroshja në garën europiane: E kam bekim kudo

"Isha dhe unë me të"/ Humbi të ëmën në aksident, bukuroshja në garën europiane: E kam bekim kudo

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apartament në Tiranë: Mision i paarritshëm për shtresën e mesme

Apartament në Tiranë: Mision i paarritshëm për shtresën e mesme

January 4, 2026
Kina thirrje SHBA-së të lirojë menjëherë Maduron, Irani: Sulmi në Venezuelë, shembull i terrorizmit shtetëror

Kina thirrje SHBA-së të lirojë menjëherë Maduron, Irani: Sulmi në Venezuelë, shembull i terrorizmit shtetëror

January 4, 2026
“Nëse do të bënte rezistencë do ta vrisnim”/ Spiunë, dronë dhe mjete prerëse për dyert e çelikta, si u kap Nicolas Maduro

“Nëse do të bënte rezistencë do ta vrisnim”/ Spiunë, dronë dhe mjete prerëse për dyert e çelikta, si u kap Nicolas Maduro

January 4, 2026
E mori rrjedha teksa tentoi të kalonte lumin, humb jetën 66-vjeçari në Mat

E mori rrjedha teksa tentoi të kalonte lumin, humb jetën 66-vjeçari në Mat

January 4, 2026
Del video e Maduros i arrestuar, me shapka dhe një shishe ujë brenda zyrave të DEA-s në Nju Jork

Del video e Maduros i arrestuar, me shapka dhe një shishe ujë brenda zyrave të DEA-s në Nju Jork

January 4, 2026
Gjykata Supreme e Venezuelës emëron Delcy Rodriguez presidente të përkohshme pas arrestimit të Maduros

Gjykata Supreme e Venezuelës emëron Delcy Rodriguez presidente të përkohshme pas arrestimit të Maduros

January 4, 2026
Macron komenton aksionin e SHBA: Populli i Venezuelës është çliruar nga diktatura e Maduros

Macron komenton aksionin e SHBA: Populli i Venezuelës është çliruar nga diktatura e Maduros

January 3, 2026
Tavolina e festave lë pas 2-4 kg shtim në peshë! Dietologët: Tani konsumoni ujë dhe bëni ecje

Tavolina e festave lë pas 2-4 kg shtim në peshë! Dietologët: Tani konsumoni ujë dhe bëni ecje

January 3, 2026
Distancohet kryeministri britanik: Nuk ishim të përfshirë në sulmet amerikane ndaj Venezuelës

Distancohet kryeministri britanik: Nuk ishim të përfshirë në sulmet amerikane ndaj Venezuelës

January 3, 2026
Trafik i rënduar në Librazhd-Elbasan, radha kilometrike e makinave prek edhe rrugën për në Tiranë

Trafik i rënduar në Librazhd-Elbasan, radha kilometrike e makinave prek edhe rrugën për në Tiranë

January 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In