• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pushteti vendor që i shkon Shqipërisë

by Java News
16/02/2026 09:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Haxhimali

Sa herë që diskutohet reforma territoriale-administrative në Shqipëri debati rrëshqet pothuajse automatikisht në një pyetje të thjeshtuar: a janë shumë apo pak bashkitë? Ky reduktim i debatit në aritmetikë është jo vetëm i gabuar, por edhe i rrezikshëm, sepse e largon vëmendjen nga thelbi i reformës: çfarë modeli qeverisjeje i shërben më mirë realitetit shqiptar.

Një vështrim krahasues mbi vendet e Bashkimit Evropian dhe vendet kandidate, bazuar në logjikën e portalit të Komitetit Evropian të Rajoneve (CoR), tregon qartë se nuk ekziston një “numër ideal” njësish të qeverisjes vendore. Evropa është një mozaik modelesh territoriale, të ndërtuara mbi histori, gjeografi, demografi dhe tradita të ndryshme të vetëqeverisjes. Në njërin ekstrem qëndrojnë vende me fragmentim shumë të lartë lokal, si Franca, Çekia, Sllovakia apo Hungaria, me mijëra komuna shumë të vogla. Këto modele garantojnë një demokraci shumë afër qytetarit, por funksionojnë vetëm sepse mbështeten në bashkëpunim ndërkomunal të detyrueshëm, struktura rajonale funksionale dhe kapacitete shtetërore të konsoliduara.

Në anën tjetër, vendet nordike si Danimarka, Suedia apo Holanda kanë zgjedhur konsolidimin territorial, me pak bashki, por me autonomi shumë të lartë financiare dhe administrative. Ky model sjell eficiencë, por edhe një distancë më të madhe mes qytetarit dhe vendimmarrjes lokale. Midis këtyre dy poleve ekzistojnë modele të balancuara, si Polonia, Italia, Spanja apo Rumania, ku numri i njësive vendore kombinohet me rajone funksionale dhe një decentralizim real të pushtetit. Ajo që i bashkon të gjitha këto modele nuk është numri i bashkive, por koherenca e sistemit territorial, administrativ dhe financiar. Një tregues tjetër domethënës që tregon pse debati nuk duhet reduktuar në numrin formal të bashkive është madhësia mesatare e popullsisë për njësi të qeverisjes vendore. Në 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, mesatarja llogaritet afërsisht në rreth 6,000 banorë për njësi vendore.

Kjo mesatare pasqyron modele shumë të ndryshme territoriale – nga komunat shumë të vogla në Francë apo Çeki, te bashkitë më të mëdha në vendet nordike – por me një element të përbashkët: afërsinë e qeverisjes me qytetarin. Në Shqipëri, me 61 bashki dhe rreth 2.4 milionë banorë, mesatarja shkon në afërsisht 40,000 banorë për bashki, pra gati shtatë herë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Evropian. Kjo diferencë nuk është thjesht statistikore; ajo ka pasoja reale në përfaqësim, akses në shërbime dhe funksionimin e demokracisë lokale. Një njësi vendore me 40,000 banorë, shpesh e shtrirë në territore të mëdha dhe të fragmentuara, e ka objektivisht më të vështirë të jetë afër qytetarit, sidomos në zonat rurale dhe periferike. Në këtë panoramë krahasuese, Shqipëria pozicionohet ndër vendet më të konsoliduara territorialisht në Evropë, sidomos në raport me popullsinë dhe sipërfaqen.

Paradoksi është se, ndonëse ka pak bashki dhe bashki me popullsi të madhe, Shqipëria mbetet një nga vendet më të centralizuara në praktikë, me varësi të lartë nga qeveria qendrore dhe autonomi të kufizuar vendore. Pikërisht për këtë arsye, modeli shqiptar përshkruhet shpesh si “centralisht të varura”. Kjo tregon qartë se problemi nuk është as numri i bashkive dhe as masa e popullsisë që ato mbulojnë. Problemi është modeli. Parimisht, një vend mund të ketë pak njësi vendore dhe sistemi të funksionojë mirë, nëse ekziston decentralizim real, autonomi financiare dhe administratë profesionale. Po ashtu, një vend mund të ketë shumë njësi vendore dhe sistemi të mos funksionojë, nëse mungojnë kapacitetet dhe koherenca institucionale.

Për këtë arsye, çdo përpjekje për të justifikuar një reformë të re territoriale përmes krahasimeve mekanike numerike me vende të tjera evropiane është e gabuar. Krahasimet e thjeshtuara prodhojnë zgjidhje të gabuara. Ajo që funksionon në Francë, Danimarkë apo Sllovaki nuk transplantohet automatikisht në Shqipëri. Thelbi i reformës territoriale nuk është numri i njësive të qeverisjes vendore, por përshtatshmëria kombëtare: -Çfarë modeli u shërben më mirë qyteteve dhe fshatrave shqiptare? -Si forcohet demokracia lokale? -Si rritet autonomia financiare dhe përgjegjshmëria? -Si adresohen shpopullimi dhe pabarazitë territoriale? Reforma territoriale duhet të jetë reformë e sistemit, jo reformë e hartës. Dhe kjo kërkon më shumë reflektim e më pak numra, më shumë analiza funksionale e më pak paralelizma të thjeshtuar dhe mbi të gjitha, një vizion që nis jo nga pyetja “sa bashki?”, por nga pyetja “çfarë modeli u shërben më mirë shqiptarëve, kudo që jetojnë”?

Next Post
Xi Jinping trondit ushtrinë kineze me spastrimin më të madh në dekada

Si u bë lider në inovacion një vend i shtypur si Kina?

Comments 1

  1. Anonymous says:
    2 months ago

    Z. Haxhimali, ashtu si ju mendoj që nuk mund të zbatohen të njejtat modele nga Danimarka, Çekia apo Italia njëlloj në Shqipëri. Ose më mirë duhet të themi që nëse marrim modele për t’i kopjuar, atëherë gjeja e parë është popullsia. Dmth duhet të krahasojmë Shqipërinë jo si shtet por si sasi qytetarësh. Shqipëria ka 2,4 milion banorë? Atëherë le të marrim territore që janë afërsisht me popullsinë e Shqipërisë. Dmth të marrim territore që kanë popullsi 2-3 milion banorë. Si administrohen këta? Me sa bashki e komuna? Plus duhen marrë edhe largësitë gjeografike. Decentralizimi vlente atëherë kur komunikimi gjeografik ishte shumë i vështirë. Sot që ka rrugë dhe tekonoligji komunikimi (cel, email etj), nuk ka nevojë të jetë aq shumë e fragmentizuar. Lëre pastaj nëse flasim për autonomi financiare. Se çfarë financash do administrojë një bashki me të ardhura të vogla unë nuk e di. Psh bashkia Gramsh. Çfarë të ardhurash mund të administrojë ajo bashki? Atje nuk ka asgjë që riprodhojë të ardhura të mjaftueshme që bashkia t’i kthejë në investime në territorin e vet. Atje nëse rihapen fabrikat ushtarake mund të ketë pak gjallërim të të ardhurave. Marrim autonominë e Bradasheshit. Dikur, para kësaj reforme që po zbatohet aktualisht, Brasasheshi ishte komuna më e pasur e Shqipërisë në raport me sipërfaqe e banorë. Sepse kishte disa nga fabrikat e ish Metalurgjisë. Dhe çfarë ndodhi në atë komunë me tërë ato të ardhura?! Keni parë ndonjë ndryshim juve atje përveç disa rrugëve të shtruara? Biles të shtruara dhe pa standart. Kështu që mendoj në një hapësirë gjeografike sa e Shqipërisë dhe me nr banorësh që ka Shqipëria nuk ka vend shumë për decentralizim. Mos shkojmë shumë larg. Puglia. Hapësirë gjeografike pak a shumë sa ne, edhe popullsia sa ne.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

April 4, 2026
Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

April 4, 2026
Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

April 4, 2026
Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

April 4, 2026
I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

April 4, 2026
EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

April 4, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

“Nga 2 milionë në 12 milionë turistë”, Rama: Madje më parë numërohesha edhe unë sa herë dilja e hyja në Shqipëri

April 4, 2026
Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

April 4, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Incident në një aktivitet partie? Braçe: Fajin e kanë ata në PS që shpërndajnë lajme të tilla

April 4, 2026
“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

Një prokuror nuk është SPAK, SPAK nuk është një prokuror

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In