• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Pushteti nuk merret me vezë, por me vota

by Skënder Minxhozi
31/08/2026 11:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Parimi i madh i përfaqësimit që ndodhet në themelin e dëmokracisë funksionon për veteranët e “të konsumuarit” e profesionit të politikës, por funksionon edhe për “rishtarët”. Për ata që humbasin momentin dhe minutën e artë, duke mos ditur se kur është koha të hidhen në garë e të marrin atë që ju sjell fati dhe historia. Madje për këta të fundit, rishtarët, mosrespektimi i parimit të përfaqësimit tregon shumëcka për atë që ata simbolizojnë, për idetë, për filozofinë e tyre, nëse e kanë një të tillë, për raportin me drejtimin dhe pushtetin, me shoqërinë dhe politikën. Për faktin nëse i pranojnë në fund të fundit rregullat dhe sinoret e një mjedisi demokratik.

Ajo që kemi parë e degjuar deri tani në protestë është “ik ti që je majë kalit, të vij unë që jam në këmbë”. Një kriter kinse demokratik i cili në fakt i përket një tjetër sistemi nga ai i përfaqësimit me votë të qytetarëve në institucione.

Pikërisht provimin e madh të minutës së parë, atë që lidhet me krijimin e një profili e fizionomie politike, i cili më pas të fut në garën për pushtet, “flamengot” nuk e kaluan. As kur ishin disa dhjetra mijëra, as sot kur janë disa qindra. Madje qysh në krye të herës, ata thanë me force e duke rrahur gjoksin se për ta ky hap cilësor dhe i nevojshëm as që egziston fare. Duke u bërë kësisoj bartës të një lëvizjeje rruge që shpërfilli dhe shpërdoroi në fakt mbështetjen dhe dëshirën e madhe të sheshit që kishin te këmbët, për t’i dhënë formë, peshë dhe vlerë sentimentit popullor për ndryshim dhe progres kundër sistemit dhe elitave të konsumuara të këtij vendi.

Protesta prodhoi gjithashtu një listë kërkesash joreraliste dhe të panegociueshme, të cilat mbyllën de facto derën e përmbushjes së tyre qysh në momentin e bërjes publike. Protesta prodhoi shumë oratorë nga ata që u kishte rënë rruga andej dhe donin të thonin një fjalë, ose më keq akoma, prodhoi folës të tjerë që banalitetin e vunë si trajtë dalluese me “të tjerët”. Vulgaritete dhe “marrina me okë” siç thonë në Shkodër, janë dëgjuar pafund në këto tre muaj e ca proteste nga ai podium.

Njerëz me mllefe meskine ndaj një shefi, komshiu apo zyrtari taksash, që ligjërojnë sikur kanë në dorë fatet e botës dhe japin mend për gjithçka: për shtetin, ekonominë, politikën e jashtme, Sorisin dhe Trumpin, emigracionin dhe ngrohjen globale. Nëse donim një shesh ku të flitej me potere dhe pa filtra për gjithçka dhe për gjithkënd, si ajo rrëkeja akullnajore e Nepalit, e kemi tashmë. Nëse donim një alternativë ndaj sistemit të vjetër politik, ku t’i bëhej skaneri tranzicionit shqiptar e të hidheshin ide racionale për atë që vjen më pas, këtë s’e kemi ende dhe me gjasë nuk kemi për ta pasur nga kjo protestë.

Llogaritë me sfida numrash në bulevard dolën huq siç shihet, por protesta ka ende të shkruara në kopertinën e saj kërkesat e asaj kohe kur ishte e madhe dhe e frikshme për pushtetin. Me kalimin e javëve kësaj turme njerëzish i ndodhi si në atë shprehjen “jep një lek për të hyrë në valle dhe njëqind të tjera për të dalë nga vallja”.

Protesta po i drejtohet shtatorit me shpresën se sezoni studentor do të vijë ta shpëtojë nga bataku i vapës. Po hyn në vjeshtë me një bilanc që ka shbërë praktikisht gjithçka të mirë që ndërtoi në pranverë. Ka rënë në duar personash që kanë inate me qeverinë, po që janë krejt të paditur për mënyrat me të cilat rrëzohet qeveria. Parullat janë konsumuar, folësit janë mplakur dhe mpakur pa hyrë ende në garë, podiumi kontrollohet nga bodigardët e të fortit të rradhës, duke u munduar të fshehin me dhunë sa të munden banalitetin që ofron ky procesion i tkurrur dhe selektiv njerëzish.

Edhe një herë kjo protestë provoi se të luftosh për pushtetin nuk është thjesht çeshtje entusiazmi dhe opozitarizmi, por mbi të gjitha një çeshtje vizioni, largpamësie dhe mençurie taktike. Është edhe një çeshtje emrash e fytyrash me vullnet për ta çuar në fund mllefin popullor duke sfiduar me vepra e jo me fjalë pushtetin politik tradicional. Të tillë nuk u panë në 100 ditë, a thua do të shfaqen papritur në shtator!?

Të thuash katër muaj rresht “Rama në burg” ndërkohë që Rama rri në Dhërmi nuk ka asnjë dobi. Ka vetëm frustrim dhe apati me bollëk tek ata që të dëgjojnë dhe që në heshtje kuptojnë se nuk je për këtë punë.

Pas tre dekadash përgjumje, shoqëria shqiptare ka një prezencë në sheshin publik që kërkon të rrëzojë sistemin. Kjo do të ishte një gjë shumë e mirë sikur ky shpirt lirie të mos ishte uzurpuar me kalimin e javëve nga inatçinj e anonimë të vegjël në shpirt dhe në mendje, të cilët kujtojnë se sistemi politik 35 vjeçar është si një grip që luftohet për dy-tre ditë me aspirina dhe çaj.

Pushteti nuk merret me vezë, por me vota. Ndërkohë që shefat e protestës nuk po arrijnë të kuptojnë se kjo që po bëjnë vetëm sa i konsumon si kartë në sytë e opinionit publik. Sepse mesa duket paska konsum edhe për notarët që nuk pranojnë të hyjnë në ujë. Konsumohesh edhe pa u lagur fare në ujin e garës. Siç po ndodh me krerët e protestës të cilët po plaken në shesh dhe rrjete sociale pa e provuar betejën politike, por vetëm duke e refuzuar atë dhe duke e ofruar këtë sjellje si vlerë dhe standart.

Skeptri i protestës qytetare, kauza e madhe e lëvizjes civile antiqeveritare ka rënë në duar që është pak t’i quash rastësore dhe anonime. Kjo kauzë ndodhet në duar personash që ende pa u bërë emra publikë janë duke u konsumuar pasi thonë përditë të njëjtat gjëra, duke e mbajtur dhunshëm dhe në mënyrë të gabuar debatin brenda dhe rreth protestës në nivelin e parapolitikës dhe të banalitetit.

 

 

Next Post
Asambleja e PS në shtator, gazetarja zbulon datat që janë në diskutim, ja çfarë pritet të vendoset për qeverinë e Ramës

Asambleja e PS në shtator, gazetarja zbulon datat që janë në diskutim, ja çfarë pritet të vendoset për qeverinë e Ramës

Comments 3

  1. QorrSokak BulldumHalldup says:
    2 weeks ago

    Të ikë Ali Hoxha, të vijë Hoxhë Aliu….

    Reply
  2. Albanian says:
    2 weeks ago

    Ore zoti Minxhozi e njohe analizen tende qe ne induktiv ju na e nxirrni erverizmin si pushtet te sukseshem etj etj jane te gjithe pasojat e atij sistemi qe vuajme e po degradohemi sot nje njeri me shkolle e kupton (Per ish PKSH) kerkon falje edhe behet rezilimi i shtetit – Edhe ajo Xhunga nuk i del shpirti per bunkeret e per enerizmin – O ballist o Fashist o komunist ky eshte populli Albanian nqs njera pale sklaveron e vret palen tjeter nuk eshte me medheu yt ky eshte thelbi – 65% e popallates jetonte ne fshat hante buke Misri 9muaj nuk kishin tualet e as shtepi por hamam ne bace pa pushim javor e vjetor :Ju flisni me nostagji per Enverizmin qe ne fund te fundit nuk fituam asgje as Kosove as Cameri as Maqedoni vetem na solli eksodin e 2milioneve shqiptare si zogj korbash- Klm edhe uroj qe te vije paqja sociale ne shqipni –

    Reply
  3. Qirjokalis Peladhjeqis says:
    2 weeks ago

    Ky albaniani sikur është shqiptar i greqizuar, si tip Piros Dhimas, apo më keq Fredis Beleris i konvertuar nga misliman në orthodhoks dhe nga shqipëtar në grek.
    Sikteris gërqiris ……

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk mora mbështetjen e nevojshme”- U propozua nga LVV dhe LDK, Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për President në Kosovë: Pas vorbullës…

“Nuk mora mbështetjen e nevojshme”- U propozua nga LVV dhe LDK, Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për President në Kosovë: Pas vorbullës…

September 14, 2026
“Ke marrë fonde, kthe lekët mbrapsht”- Përplasje kinematografike, debat i ashpër mes Mevlan Shanajt dhe Jonid Jorgjit, regjisori: Mos ju lëpini ministrit!

“Ke marrë fonde, kthe lekët mbrapsht”- Përplasje kinematografike, debat i ashpër mes Mevlan Shanajt dhe Jonid Jorgjit, regjisori: Mos ju lëpini ministrit!

September 14, 2026
Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

Kreu i NATO-s, Rutte: Sulmi në trenin e Ukrainës tregon se sa i dëshpëruar është Putin!

September 14, 2026
Një ditë para takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh qeverinë

“Kjo është gjuhë ultrasi, jo gjykatësi!”- Ngërçi i pagave, Rama reagon sërish: Askush s’e zëvendëson dot Parlamentin dhe as nuk e urdhëron dot Legjislativin! Po sikur…

September 14, 2026
“Nëse do isha kreu i ekzekutivit…”- Ngërçi për pagat, Rexhaj: Një përpjekje e sofistikuar e magjistratëve për të marrë pushtet, Kushtetuesja kaloi kompetencat

“Nëse do isha kreu i ekzekutivit…”- Ngërçi për pagat, Rexhaj: Një përpjekje e sofistikuar e magjistratëve për të marrë pushtet, Kushtetuesja kaloi kompetencat

September 14, 2026
Azilkërkuesit e kthyer nga Britania në Francë denoncojnë dhunë fizike e psikologjike, “The Guardian”: Probleme shëndetësore, njëri prej tyre…

Azilkërkuesit e kthyer nga Britania në Francë denoncojnë dhunë fizike e psikologjike, “The Guardian”: Probleme shëndetësore, njëri prej tyre…

September 14, 2026
“Çmenduri” dhe panik në avionin e “American Airlines”, pasagjerja zhvishet dhe provokon udhëtarët me veprime të pahijshme!

“Çmenduri” dhe panik në avionin e “American Airlines”, pasagjerja zhvishet dhe provokon udhëtarët me veprime të pahijshme!

September 14, 2026
Premier League pranon gabimin: Goli i Haaland ndaj Manchester United nuk duhej të ishte quajtur i rregullt!

Premier League pranon gabimin: Goli i Haaland ndaj Manchester United nuk duhej të ishte quajtur i rregullt!

September 14, 2026
“Gati për mision”- Trajnim dhe stërvitje e përbashkët e forcat shqiptare dhe amerikane! Aktivitet në Bazën Ajrore të Farkës dhe Komandën Tokësore

“Gati për mision”- Trajnim dhe stërvitje e përbashkët e forcat shqiptare dhe amerikane! Aktivitet në Bazën Ajrore të Farkës dhe Komandën Tokësore

September 14, 2026
Kriza gjeopolitike, kryeministrja e Danimarkës: Shpresojmë për një rrugë paqësore me SHBA-të për Arktikun dhe Groenlandën!

Kriza gjeopolitike, kryeministrja e Danimarkës: Shpresojmë për një rrugë paqësore me SHBA-të për Arktikun dhe Groenlandën!

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com