• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pushteti nuk është paçavure

by Artur Ajazi
05/03/2025 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Ata që e dinë se, pushteti është “torta e pallatit të kulturës”, nga ku rrëmbyen të gjithë nga një copë, e kanë gabim. Edhe ata që pushtetin e quajnë “paçavure” për të pasuruar xhepat, familjarët dhe farefisin, e kanë plotësisht gabim. I referohem opozitës aktuale, e cila edhe pse atje ku është sot, pushtetin e quan “plaçkë tregu”. I janë sulur të gjithë me në krye Berishën, pushtetit. E duan me patjetër, e duan me çdo kusht dhe çmim. Madje për pushtetin, Sali Berisha nuk ngurron të bëjë aleanca me “kuç e me maç”, me parti fantazma.

Eshtë gati ti përulet grekut, për të shkaktuar trazira, dhe për të përdorur Belerin në Parlamentin Europian kundër vendit të tij. Eshtë gati të ulet në tryezë me “dreqin dhe të birin”, vetëm të vijë në pushtet. I duket se pushteti do të rikthehet si në 1996, apo 2005. I janë errur sytë, dhe nuk po ndalet së bëri pis, nga institucionet, kryeministri, ministrat, deputetët, e deri familjarët e tyre. “Pushteti është përgjegjësi e madhe morale dhe shpirtërore”-ka thënë Klunti filozofi i madh. Por si ta kuptojë Berisha atë njeri të madh, kur sa kishte pushtetin, abuzoi dhe ç’nuk bëri për të pasuruar vehten, njerëzit dhe klanin e tij në parti.

Pushteti i takon më të votuarit në demokraci. Pushteti i takon atij që ngjit majat, atij që mban premtimet, atij që i sheh në “sy m’sy” njerëzit, dhe jo atij që i fshihet dhe manipulon me mbështetësit. Debatet e ditëve të fundit pas “primareve” të famshme, po tregojnë natyrën reale të Berishës, edhe tek ata, që deri dje nuk e kishin njohur. Ai i preu në besë, mbështetësit e tij të rrugicës, i mbushi mëndjen se “do t’ju fus në listë”, dhe sot i ka kthyer kurrizin atyre. Ai mendon vetëm për pushtetin, mendon se si do ti hiqet “non-grata”, dhe si do ta kalojë lehtësisht humbjen e 11 Majit.

Pushteti për Berishën dhe sejmenët e tij që kanë 2 muaj që hartojnë lista me emra ministrash, zv.ministrash, drejtorësh dhe shefash, është “të zhvatësh dhe të pasurohesh”. Kështu bëri ai nga 1992 deri 1997. Kështu bëri sërish (kur fatkeqsisht u rikthye në pushtet) nga 2005 deri 2013.  Dhe të mendosh se sot, kërkon sërish pushtetin, edhe pas  34 vitesh që rri në politikë, si njeriu që vë “stërkëmbësha” çdo qeverie që punon dhe zhvillon vendin dhe të ardhmen e shqiptareve.

Pushteti është për idealistët, për progresistët, për njerëzit me kurajo dhe botëkuptim unik në politikë, dhe nuk është për zullumqarët dhe mëkatarët e pandreqshëm, që bëjnë pazare me ligjin dhe Kushtetutën e vendit të tyre. Pushteti është për ata që vlerësojnë votën, besimin dhe mbështetjen e popullit, dhe jo për ata që i konsiderojnë votuesit, si gogla të telebingos. Edi Rama, mbetet fituesi dhe kryeministri i Shqipërisë edhe për shumë vite të tjera. Dhe e dini  pse?   Sepse nuk luan kurrë me votën dhe sentimentet e popullit të tij. Ky është pushteti.

Next Post
VIDEO/ Rusia dhe NATO “përplasen” në ajër, publikohen pamjet

VIDEO/ Rusia dhe NATO “përplasen” në ajër, publikohen pamjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

1win Việt Nam – Đánh giá uy tín và an toàn – Hướng dẫn đăng ký – APK 2026

October 27, 2026
“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In