• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Pushteti i ri vendor, Çuçi: Nga 7 korriku shkurtohet administrata

by
03/07/2015 16:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nisja e aplikimit të ndarjes së re administrative të vendit në 61 bashki nga 373 që ishin në të shkuarën ka ngritur një sërë pikëpyetjesh përsa i përket mënyrës së organizmit.

Në një intervistë për Top-Channel, ministri i Pushtetit Vendor, Bledi Çuçi fillimisht sqaron aspektin e financave të njësive të reja administrative.

“Nuk ka vend për panik. Urdhëri i ministrit të Financave thotë për ndërprerje të veprimeve financiare të këtyre komunave. Kjo bën sens pasi do të kalojmë nga një fazë ku kishim 373 njësi në një fazë me 61 njësi. Për këtë gjë ndërpriten të gjitha marrëdhëniet financiare të ish-komunave që kthehen në njësi administrative dhe hapet rruga për çeljen e një marrëdhënieje të re të veprimeve financiare të 61 bashkive. Pra, ky është hapi i parë i cili do të shoqërohet brenda korrikut me bashkimin e buxheteve, krijimin e buxheteve të njësive të reja dhe marrëdhënien me degën e thesarit dhe Ministrinë e Financave për të kryer verprimet financiare për këto 61 bashki. Ka ndërprerje të veprimeve financiare nga ish-komunat dhe do të nisë veprimi financiar i 61 bashkive të cilat kanë si pjesë përbërëse të tyre edhe këto ish-komuna”, deklaron Çuçi.

Për këtë, ministri Çuci thotë se janë marrë masat dhe është përgatitur një manual i detajuar për çdo kryetar të ri dhe çdo administratë të re, në mënyrë që të futen në efiçencë menjëherë pasi të konstituohen këshillat bashkiakë dhe të bëjnë betimin e të nisin punën kryetarët e rinj të bashkive. Por ku do t’i marrin shërbimet qyetarët e atyre komunave dhe bashkive që shkrihen?

“Shërbimet qytetarët do t’i marrin siç i kanë marrë deri dje. Pra do të shkojnë tek zyra e ish-komunës që tani është njësi administrative dhe do të kërkojnë atje çdo shërbim që kanë marrë deri dje. Ndryshimi është që tani janë njësitë administrative dhe tani duhet të fillojmë ta përdorim këtë term “njësi administrarive”, që nënkupton ish-komunat. Në këto njësi administrative do të ketë administratorë dhe një administratë e cila pikërisht do të luajë këtë rol. Do të jetë si një dritare shërbimi për të gjithë qytetarët, apo banorët e bashkisë në njësinë administrative përkatëse. Për këtë gjë ne kemi vendosur në manual edhe propozime për strukturat që duhet të kenë kët njësi për të përballuar shërbimin e njerëzve atje ku banojnë”, nënvizon Çuçi.

Ministri Çuci jep këtë shpjegim se kush do t’i paguajë këto njësi admistrative. “Do t’i paguajnë bashkitë me fondet e që do t’u japë qeveria dhe ne i kemi në dispozicion. Brenda korrikut do të bëhet krijimi i buxheteve të reja, që është një bashkim i buxheteve të njësive administrative përkatëse në bashkinë e re. Qeveria ka parashikuar që me miratimin e buxhetit në fund të vitit të ketë një paketë ndihme financiare rreth 2 miliardë lekësh, që do të shkojë vetëm për të përballuar fazën tranzitore të krijimit të 61 bashkive të reja. Këtu futen pagat pikërisht për këto administrata dhe administratorë të njësive administrative, tashmë pjesë e bashkive të mëdha”, saktëson Çuçi.

Ne kemi qënë shterrues, vijon ministri Çuçi për çdo problem që mund të lindë në këtë fazë tranzitore të përshtatjes së 61 bashkive nga 373 njësi vendore që kanë qënë në të kaluarën.

Next Post

Foto/ Provokon Marina, tregon të pasmet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In