• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Pushteti i akronimeve të frikës

by Ben Andoni
26/04/2026 17:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

SPAK, BKH, ILDKPKI, SHISH, AKSH, KKK, AMA etj., e sa shumë të tjera vallë për të cilat sot një njeriut të zakonshëm i duhet një fjalor sqarues. Në modelin amerikan shumë nga institucionet me emra të stërgjatë, i kemi thjeshtuar me nistoret e tyre. Kryeson SPAK që me masën e arrestimeve dhe akuzave të trand, por edhe të jep pak besim (Besimi të bie kur kujton malin me dosje që po shtohet në Gjykata); të ngjall kërshëri BKH-ja dhe punën e saj të vështirë për kapjen e të akuzuarve dhe përballjet me policinë; ILDKPI-ja që duhet të merret me  konfliktin e interesave dhe deklarimin e pasurive është vegjetative dhe shpesh me supet e ngritura “naivisht”; SHISH, vetëm ky institucion me sa duket nuk e di se ç’bëhet me katrahurën e korrupsionit dhe hajdutëve në Shqipëri; KKK (Koordinatori Kombëtar Kundër Korrupsionit), kujdes mos ngatërrohet me Ku Klus Klanin e famshëm amerikan është Pozicion që udhëheq politikat antikorrupsion në nivel ekzekutiv, por që çuditërisht nuk e zbut dot këtë lum korrupsion ose mjedisin e peshkaqenëve (kjo metaforë iu tha një biznesmenë kur u fut aty ku nuk duhej); AKSH është institucioni (duhet të ishte pas SPAK i krenarisë së zhvillimit), historia e fundit e të cilit na nguci për këtë shkrim. Shefja e tij, sot, gjendet e akuzuar dhe nga imazhi i përkorë që përcolli kryeministri i vendit për shtëpinë me qira dolën mëtimet e organeve të drejtësisë për të se kishte pasuri që të shkaktonin kokëdhimbje. Po a janë vallë konfiskimet e fundit të SPAK-ut, një përqindje e mirë e pasurive reale të grupit të AKSHI-t. Gazetarë të ndryshëm, që pretendojnë se kanë burime dhe lidhje specifike, po tregojnë se këto nuk janë as 5% e pasurive të tyre! Kjo në një farë mënyre e tregon dhe e shfaq qetësinë dhe mungesën e reagimit të grupit të akuzuar, të cilët fshihen në jo pak raste nga prestanomet. Por, sa e madhe është sasia e konfiskimit nga ajo që referohet me sekuestrime, për këtë mbase do duheshin kalkulime të tjera. Kur kohë më parë ish zv\kryeministri Ahmetaj nga arratia referonte për skandale dhe jepte indiciet për këto “teprime” (lexo: Garguantanizma) dhe një administratë të pashpirt që po pasurohej nuk merrej aq parasysh, përveç taborëve politikë anti-Ramë që e sfumonin me kundërakuzat. Tek e fundit edhe ai ishte pjesë dikur dhe kjo është e vërteta e hidhur. Së fundmi, reagimi i ish-Kryetares së Parlamentit Spiropali e konsakroi atë që tashmë dihet për forcën e saj politike: Korrupsioni në Shqipëri është ngritur në një sistem që nuk do t’ia dijë për asgjë dhe tentakulat e tij janë të frikshme. Kujtojmë historinë e verës së shtrenjtë që duhej të sekuestrohej dhe që pak orë më pas nuk u gjet!! Kujto pasuritë e zyrtarëve dhe emrat e prestanomeve të shumtë që qarkullojnë në shoqëri me pasuritë e VIP-ave, me anë të cilëve mund të bëhet një doktoraturë e tërë, atëherë frikësohesh dhe tutesh. E para se Akronimet qoftë të pushtetit që na nxjerrin peshkaqenët në shumë raste janë të paafta të na i zbulojnë dhe demaskojnë qysh në hershmëri dhe, e dyta nga pushteti i disa prej tyre syresh. Vetëm AKSH, po të  merret në shqyrtim, e ka trandur shtetin shqiptar dhe moralin e tij deri në skajshmëri. Kurse shteti me ligjet e tij dhe organizmat e pafundme me akronimet bajate i ka dhënë shtrat të qetë korrupsionit. Atë që Tacitus në “Analet e Romës Perandorake”, e thjeshtoi me një fjali të vyer: “Sa më i korruptuar shteti, aq më të shumta janë ligjet e tij”. (Javanews)

 

 

Next Post
Armëpushimi dhe negociatat/ Ministri iranian: Përpjekje intensive diplomatike për të stabilizuar situatën

Armëpushimi dhe negociatat/ Ministri iranian: Përpjekje intensive diplomatike për të stabilizuar situatën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In