• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pushteti ekzekutiv po migron në adresë të paditur!

by Mero Baze
17/09/2017 19:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Prej dy ditësh në shtyp po qarkullon një listë emërimesh të reja të Sekretarëve të Përgjithshëm në ministritë e reja që janë krijuar. Nuk kam ndërmend të komentoj cilësinë e listës, pasi dhe nuk i njoh shumë prej tyre, por është interesant fakti, që prej dy ditësh nuk ka asnjë reagim nga ministrat, apo vetë personat që u kanë dalë emrat, për ta pranuar, ose mohuar atë. Në një farë mënyre, lista pavarësisht se si ka rrjedhur në shtyp, ka zyrtarizuar një praktikë të re emërimesh të Sekretarëve të Përgjithshëm të Ministrive, që janë zyrtarët më të rëndësishëm të çdo ministrie pas Ministrit.

Lajmi i parë i keq, është që asnjë ministër, ose së paku ata të cilëve ua kanë emëruar Sekretarin pa i pyetur, nuk kanë reaguar. Për princip Sekretari i Përgjithshëm duhet të jetë një propozim i Ministrit, pasi atij i duhet të punojë më shumë se kushdo tjetër me të. Nëse listat ua ka ofruar një zyrë kuadri në Kryeministri dhe ata e pranojnë atë në heshtje, do të thotë, ose që janë dakord me të, ose që nuk kanë guximin ta kundërshtojnë atë.

Kjo sa i përket anës etike të kësaj liste.

Ana tjetër ligjore është që Sekretarët e Përgjithshëm kanë një procedurë emërimi shumë të konsoliduar përmes DAP, dhe e ke të vështirë t’i heqësh dhe kur nuk janë të partisë tënde, përveçse me marrëveshje.

Ajo që është interesante në këtë listë është se shumica e emrave të kontaktuar, e kanë parë emrin në listë pa i pyetur njeri, edhe pse mund të jenë dakord me atë vendim.

Kjo është minuese për premtimin e madh të një administrate profesionale, dhe forcimit të figurës së nëpunësit. Biles nga mënyra si ka rrjedhur në shtyp dhe si po merret e mirëqënë, kjo tregon një tendencë për të centralizuar qendrat e vendosjes më të rëndësishme të shtetit shqiptar në një dorë, që sillet rreth kabinetit të Kryeministrit. Kjo tendencë ka prekur dhe disa emra të emëruar në disa prej agjensive më të rëndësishme në vend, sidomos ato që kanë të bëjnë me prokurimet publike, ankesat ndaj tyre, apelimet dhe gjithçka që konsiderohet si element kyç në pushtetin real të ministrive.

Bërja e superministrive dhe njëkohësisht zhveshja e tyre nga çdo fuqi ekzekutive mbi politikat që ata do drejtojnë, tregon se tendenca e re e qeverisë “Rama 2”, është zhvendosja e pushtetit nga institucionet, në qendra okulte të papërcaktuara, që operojnë jashtë përfaqësimit politik.

Dhe ky është një fenomen që mund ta zhysë në krizë qeverisjen, pasi përgjegjësia politike është e ministrave, ndërsa fuqitë ekzekutive po migrojnë në adresë ta paditur, tek njerëz rrotull Edi Ramës.

Kjo listë e cila ka 24 orë që qarkullon dhe të gjithë e lexojnë emrin aty për herë të parë, por nuk guxojnë të reagojnë, është një detaj i kësaj fizionomie pushteti. Dhe ajo që mund të ndodhë është që ministrat do të jenë përgjegjës për politikat që do zhvillojnë, por personat kyç të vendimmarrjes, nuk do të jenë nën autoritetin e tyre, çka mund t’i bëjë ata vulnerabël para opinionit publik, por dhe vetë Kryeministrit.

Mbingarkimi i disa ministrive me shumë pushtet, nuk është një veprim i mençur, por sterilizmi i ministrave nga fuqitë ekzekutive dhe sidomos mospërfillja e tyre as në emërimin e Sekretarëve të Përgjithshëm në disa raste, siç është rasti konkret, tregon një tendencë të dëmshme të grumbullimit të pushtetit në zyra dhe persona të cilët nuk janë votuar për atë gjë, por që janë “de facto” qeveria reale, duke u tallur dyfish me ministrat të cilëve u kanë “varur këmborë të mëdha” në qafë dhe nuk i lënë, as t’i tundin.

Next Post
Testi i vetingut në Polici kalon nga goditja e të implikuarve në fenomenin e kanabisit

Testi i vetingut në Polici kalon nga goditja e të implikuarve në fenomenin e kanabisit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In