• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pushtete dhe pushteti

by Artan Fuga
19/06/2016 17:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artan Fuga

Shoqëria prej mijra vjetësh është ndërtuar prej shumë pushtetetesh, ku pushteti politik ka qenë vetëm njeri prej tyre. Jo vetëm në vendet më të mëdha të Europës, por edhe në Shqipërinë historike.

Pushteti i mbretit, a kryeministrit, Perandorit, madje edhe i Padishahut të madh nuk hynte e ndërhynte lehtë në pushtetet e tjera. Edhe Padishahu i madh ishte detyruar të pranonte ekzistencën e Kanunit, të Kishës ortodokse, të katolikëve, edhe pashallarët shqiptarë.

Ishte i detyruar ta përmblidhte pakëz veten.

Kjo bënte që njerëzit të mos vareshin nga pushteti politik edhe për bukën e gojës, edhe për punë, edhe për të mbjell rrush dhe për të ndërzyer bullicat, edhe për ilaçet.

Ishin më dinjitozë, më pak servilë ndaj pushtetit, më autonomë, më zotër të vetes. Edhe vetë pushteti politik ishte më i matur edhe më i mënçur sepse kishte përballë tij pushtete të tjera që nuk e linin të livadhiste, me një fjalë e mbanin brenda arsyes.

Por, ishte mirë edhe për shoqërinë sepse kur binte pushteti politik, shoqëria nuk rrëzohej sepse e mbanin pushtetet e tjera.

Ishte pushteti i babës në familje, ishte pushteti i klerikut në bashkësinë e besimtarëve, ishte pushteti i bajraktarit mbi klanin, ishte pushteti i fisnikut të krahinës, ishte pushtet i pronarit kur njeriu ishte i punësuar, ishte edhe pushteti politik.

Po tani?

Tani baba ka celësat e kashtës se nuk ka çfarë t’u japi trashëgim bijve, klerikun s’e pyet njeri se besimtarët kanë marrë rrugën e mosbesimit, burrat e mençur të krahinës janë zëvendësuar nga kryetarët e bashkive që dihet se çfarë autoriteti moral kanë mbi njerëzit, zero, pra nuk ka më pushtete të tjera.

Ka ngelur vetëm pushteti politik i qeverisë.

Nëpunësit nuk ka status të pavarur, i dridhen leqet mos e godet politika, pushteti administrativ ka rënë.
Gjykatësi varet nga politika sot e mot, nuk ka as pushtet gjyqësor të pavarur sikurse do të duhej.
Ekspertët janë militantët më servilë. Ju japin kopje në dorë dhe u thonë : Lexojini o ekspertë!
Edhe pushteti i ekspertit ka rënë në ujë.
Profesori ka celësat e kashtës. Ka fuqi vote sa edhe më i riu.
Ra edhe autoriteti i mësuesit dhe profesorit, lëre më ai akademikut që po e bëjnë leckë.
Pronarët e mëdhenj shtrijnë dorën te tenderat. Ku ka ekonomia pavarësi nga politika???
Median politika e vdes brenda dy ditësh. Ra edhe pushteti i pavarur i medias.

Ka ngelur vetëm pushteti politik.
Vetëm.
Në vetminë e tij.

Ky është ai që quhet tranzicion shqiptar që nga ’90 e këtej. Edhe sot keq e më keq.

E cfarë doni, ju që të mos i duket vetja si krijues i universit në gjashtë ditë pushtetit politik?

Mendoni se ai mund të mbahet dhe përmbahet!!!

Mendoni se Shqipëria mund të qendrojë në këmbë po u lëkund pushteti politik???

Binin Perandoritë po Shqipëria mbahej sepse e mbanin pushtetet të tjera.

Kjo është edhe forca e pushtetit politik: Po rashë unë ju zura brenda o të mjerë, prandaj kujdes!

Kishte dikur pushtet politik, por edhe individi kishte dinjitet sepse mbrohej pas pushtetesh të tjerë.

Tani shqiptari i vetmuar, halabak, neve pra, dhe pushteti politik për herë të parë në histori, prej mijra vjetësh, jemi përballë njeri tjetrit, vetëm, vetëm ai, vetëm Qenan K., individ si një krimb, dhe pushteti politik një Leviathan gjigand, një kafshë deti stërmadhe që e gëlltit.

Ne qytetarët mund të marrim fymë vetëm në një hapësirë të përthyer nga shumë pushtete, kurse kështu në shkretëtirë përballë sfinksit, gjithçka është e pamundur.

Next Post

Historia e trishtë e një nëne..."Vajza më rreh për lekë"

Comments 1

  1. Ilirian Liçi (Vepra: DEMOKRATIZMI I, DEMOKRATIZMI II, DEMOKRATIZMI III. says:
    10 months ago

    Bazuar tek shkencat e vërteta njerëzore të cilat si literaturë shkencore kanë teorinë e një rendi shoqëror të ri që quhet Demokratizëm, për pushtetin mund të themi: Pushteti është sundimi i njeriut mbi shoqërinë njerëzore. Sundimi i njeriut mbi shoqërinë njerëzore është tërësisht i padrejtë dhe i paligjshëm. Për këtë arsye, pushteti është sundim i padrejtë dhe i paligjshëm mbi shoqërinë njerëzore. Fjala pushtet nënkupton statusin e individit apo të institucionit, ndërsa fjala sundim nënkupton veprimtarinë konkrete të tij. Pushtetari si individ sundon. Pushteti institucional sundon. Kanë ekzistuar dhe ekzistojnë akoma tre forma të ndryshme të pushtetit dhe sundimit të njeriut mbi shoqërinë njerëzore. Këto forma janë: Pushteti dhe sundimi politik.! (statusi dhe veprimtaria politike). Pushteti dhe sundimi ekonomik.! (statusi dhe veprimtaria ekonomike). Pushteti dhe sundimi shpirtëror fetar.! (statusi dhe veprimtaria fetare). Të tria këto forma pushteti dhe sundimi janë tërësisht të padrejta e të paligjshme, sepse janë forma të sundimit të njeriut mbi shoqërinë njerëzore. Asnjë njeri në botë nuk ka të drejtë të sundojë mbi shoqërinë njerëzore. I vetmi sundimtar i ligjshëm mbi njerëzimin duhet të jetë LIGJI me origjinë njerëzore. Pushteti dhe sundimi i plotë i ligjit nënkupton qeverisjen e drejtë dhe tërësisht të ligjshme të njerëzimit. Pushtetin dhe sundimin e plotë të ligjit njerëzimi nuk e njeh, sepse kjo formë nuk ka ekzistuar kurrë, që nga koha që njerëzimi është organizuar mbi bazën e ligjeve njerëzore (në fazat më të hershme njerëzimi është organizuar bazuar në ligjet e natyrës). Kjo për arsye se ligjet e deritanishme njerëzore nuk janë vendosur nga i gjithë njerëzimi, por janë vendosur nga sundimtarët e njerëzimit. Sepse duhet ta kemi të qartë të gjithë. Kur njeriu vendos ligje njerëzore mbi njerëzimin, atëherë mbi njerëzimin nuk sundon ligji por sundon njeriu që ka vendosur ligjin. Ndërsa kur ligjet njerëzore i vendos i gjithë njerëzimi, atëherë mbi njerëzimin nuk mund të sundojë njeriu por do të sundojë ligji. Ligjet me origjinë njerëzore duhet t’i vendosë sovrani. Të gjitha ligjet kushtetuese duhet të vendosen nga sovrani. Sovrani nuk ja delegon askujt hartimin dhe miratimin (hyrjen në fuqi) të ligjeve kushtetuese të vendit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat për vrasjen e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Kosovës

Protestat për vrasjen e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Kosovës

October 30, 2026
Mbyllet Novaya Gazeta, gazeta e fundit opozitare në Rusi: Na kanë vrarë!

Mbyllet Novaya Gazeta, gazeta e fundit opozitare në Rusi: Na kanë vrarë!

October 30, 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 31 Tetor 2026

October 30, 2026
“Rama ka urdhëruar mercenarë të paguar”, Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës së nesërme

“Rama ka urdhëruar mercenarë të paguar”, Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës së nesërme

October 30, 2026
Sulmohet një grua në Paris, plagoset me thikë në sy të vajzës së saj 6-vjeçare! Autori në arrati

Sulmohet një grua në Paris, plagoset me thikë në sy të vajzës së saj 6-vjeçare! Autori në arrati

October 30, 2026
Theu xhamat e Gjykatës Kushtetuese, në pranga protestuesit 19-vjeçar, procedohen 5 të tjerë

Theu xhamat e Gjykatës Kushtetuese, në pranga protestuesit 19-vjeçar, procedohen 5 të tjerë

October 30, 2026
Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Zyrtarët evropianë nuk do të marrin pjesë drejtpërdrejt në negociatat për Ukrainën

Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Zyrtarët evropianë nuk do të marrin pjesë drejtpërdrejt në negociatat për Ukrainën

October 30, 2026
Transferimi i Veliajt në Fier, Gogu i kthen përgjigje Xhafajt e Çuçit: Kam urdhëruar inspektim për rastin

Transferimi i Veliajt në Fier, Gogu i kthen përgjigje Xhafajt e Çuçit: Kam urdhëruar inspektim për rastin

October 30, 2026
Kandidati për president dhe ish-kryeministri francez merret në pyetje nga autoritetet gjyqësore

Kandidati për president dhe ish-kryeministri francez merret në pyetje nga autoritetet gjyqësore

October 30, 2026
Jack Nicholson tërhiqet nga jeta publike, miqtë e shqetësuar për aktorin legjendar: Ka frikë se do të vdesë i vetmuar

Jack Nicholson tërhiqet nga jeta publike, miqtë e shqetësuar për aktorin legjendar: Ka frikë se do të vdesë i vetmuar

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In