• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

A pushoi era e mbarë e marrëdhënieve Trump-Putin?

by A R
30/08/2017 17:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Politologu Kolesnikov: Ka patur fillimisht një marrëdhënie idilike Trump-Putin…, por më pas rusët arritën në përfundimin se Trump nuk është më i besueshëm

Me urdhër të Moskës, rreth dy të tretat e personelit përfaqësues diplomatik amerikan në Rusi do të largohen nga vendi të premten, simbol i përkeqësimit të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe të shpresave të zhgënjyera të atyre që besonin në një përmirësim me ardhjen në pushtet të Donald Trump.

Reduktimi drastik i 755 diplomatëve dhe punonjësve, rusë apo amerikanë të ambasadës dhe të konsullatave amerikane u vendos në fund të korrikut nga Vladimir Putin si përgjigje ndaj sanksioneve të Uashingtonit.

Presidenti rus e shkurtoi praninë diplomatike amerikane në 455 persona, ose në të njëjtin nivel që është prania ruse në SHBA.

“Ne kemi pritur majftueshëm, duke shpresuar që situata të ndryshojë ndoshta për më mirë. Por duket se, ndonëse situata ndryshon, nuk është për një të ardhme të afërt”, u shpreh Putin me keqardhje.

Në fillim të gushtit, SHBA-ja kishte braktisur dy godina diplomatike që ndodheshin në periferi të kryeqytetit rus, rinovimi i të cilave ishte pezulluar nga Kremlini.

Këto masa, të një madhësie të pazakontë, shërbyen si reprezalje për konfiskimin e dy pronave diplomatike ruse në SHBA.

Ato ishin gjithashtu një formë hakmarrjeje pas sanksioneve ekonomike të votuara nga Kongresi Amerikan kundër Moskës, të akuzuar për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016.

Donald Trump kishte firmosur këtë tekst të Kongresit që sipas tij është shumë i paplotë dhe i kritikuar nga Moska dhe BE-ja.

“Marrëdhëniet tona me Rusinë janë në nivelin më të ulët historik dhe shumë të rrezikshme”, ishte shprehur Trump me keqardhje.

“Bëhet fjalë për një deklaratë lufte ekonomike totale që shënon fundin e shpresave ruse për një përmirësim të marrëdhënieve”, kishte kritikuar kryeministri rus, Dmitri Medvedev.

Ngërç total

Dhjetë muaj pas zgjedhjes së miliarderit amerikan, koha kur Donald Trump dhe Vladimir Putin bënin përgëzime reciproke dhe shpresonin në rikthimin e besimit mes dy vendeve rivale duket se ka kaluar.

“Ka patur fillimisht një marrëdhënie idilike Trump-Putin. Shpresat ekzistonin deri në miratimin e sanksioneve të fundit, por më pas rusët arritën në përfundimin se Trump nuk është më i besueshëm”, shpjegon analisti politik Andrei Kolesnikov, i qendrës “Carnegie”.

“As Trump, as Putin nuk ditën si të ndërtojnë këto marrëdhënie. Nuk kishte as strategji dhe as një çështje reale diskutimi përveç Sirisë në aspektet e saj teknike”, vazhdon Kolesnikov.

Nëse Trump i dha fund mbështetjes së rebelëve sirianë nga amerikanët, duke sjellë kënaqësinë më të madhe për Kremlinin, ai ndryshoi thellësisht mendim mbi burimet e tjera të përplasjes, duke u bërë i papërkulur mbi Ukrainën, aneksimin e Krimesë nga Moska apo përforcimi i NATO-s në Evropën Lindore.

Shefi i Pentagonit, James Mattis është angazhuar kohet e fundit në vazhdimin e ndihmës për ushtrinë ukrainase në luftën e saj kundër rebelëve prorusë”.

Madje edhe kur Donald Trump shprehu vullnetin e tij për të ecur përpara dhe të punonte në mënyrë konstruktive me Rusinë, kryesisht në çështjen e luftës kundër terrorizmit, kampi i tij u tregua skeptik dhe ngurrues për çdo afrim me Moskën.

Marrëdhëniet mes Moskës dhe Uashingtonit nuk janë sot më të mira se sa në kohën e Barack Obamas, i cili kishte përjashtuar 35 diplomatë rusë dhe familjet e tyre në fund të vitit 2016, pa shkaktuar në atë kohë reprezalje nga ana e Kremlinit.

Madje përkeqësimi më i fundit është vendimi i Uashingtonit për të pezulluar përkohësishtë dhënien e vizave për rusët që kërkojnë të shkojnë në SHBA, për shkak të reduktimit të personelit të saj diplomatik.

“Lufta e sanksioneve dhe kundërsanksioneve ka marrë një tjetër frymë”, thekson Kolesnikov dhe këto janë bërë instrumenti i vetëm për të shprehur pakënaqësinë e tyre.

Duke u bazuar në gjendjen aktuale të marrëdhënieve, Moska ka emëruar si ambasador të ri në Uashington, Anatoli Antonov, i njohur si një përkrahës i linjës së ashpër dhe që shpreh një mosbesim të thellë përballë amerikanëve.

“Askush nuk i jep më vëmendje Trump-it (në Moskë). Ka mbetur vetëm beteja mes autoriteteve ruse dhe establishmentit amerikan. Situata është një një ngërç të plotë”, vlerësoi Kolesnikov.

 (Nga Maxime Popov) Përgatiti Gent Sinani

Next Post
Mungesa e reshjeve, hidrocentrali i Fierzës drejt pikës kritike

Mungesa e reshjeve, hidrocentrali i Fierzës drejt pikës kritike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In