• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Pushohet dosja penale kundër Edi Ramës që ktheu Gjykata e Lartë për tre leje

by Java News
13/08/2015 10:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dosja penale kundër Edi Ramës për abuzimet me tre lejet ndërtimi e rikthyer 6 muaj më parë nga Gjykata e Lartë për hetime të mëtejshme, është pushuar sërish nga prokuroria. Këtë herë nuk ka qenë prokuroria e Tiranës ajo që ka marrë vendimin por Prokuroria e Përgjithshme, pasi dhe vetë Gjykata e Lartë në vendimin e saj argumentonte duke e gjetur si shkelje ligjore se mbylljen e hetimeve duhet ta kryente Prokuroria e Përgjithshme dhe jo prokuroria e Tiranës, pasi kjo e fundit nuk ka kompetencën për marrje vendimi, kur bëhet fjalë për rastet që të kallëzuarit kanë imunitet.

Kallëzimi kundër kryeministrit Edi Rama është bërë nga ish-nënkryetari i ALUIZN-it Sokol Hasani, i cili në datë 10 prill 2014 i është drejtuar me kallëzim penal prokurorisë së Tiranës, duke e akuzuar Edi Ramën për “Shpërdorim të detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Në kallëzimin e tij, shtetasi Sokol Hasani i është referuar një deklarate mediatike të shtetases Jorida Tabaku me datë 11.05.2013 (ish n/kryetare e Bashkisë Tiranë në atë kohë), nëpërmjet të cilës ka akuzuar shtetasin Edi Rama që gjatë kohës së ushtrimit të detyrës së Kryetarit të Bashkisë ka dhënë tre leje ndërtimit të kundërligjshme, firmave të ndërtimit pranë tij dhe në dëm të buxhetit të shtetit. Ky kallëzim është hetuar nga prokuroria e Tiranës dhe më pas është pushuar. Mirëpo gjykata e Lartë ka vendosur që dosjen ta rikthejë sërish për hetim, kjo pasi sipas saj Edi Rama duhet të hetohej nga prokuroria e përgjithshme dhe jo nga prokuroria e Tiranës.

Next Post

Vend-xhirimet e filmave të famshëm, ja si duken sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operacion policor në Vlorë, RENEA kontrolle në zonën e “Ujit të Ftohtë”

Operacion policor në Vlorë, RENEA kontrolle në zonën e “Ujit të Ftohtë”

March 7, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Polici i fshatit dhe rrugaçi i fshatit

March 7, 2026
Sot festohet 7 Marsi, “Dita e Mësuesit”! 139 vjet nga Mësonjëtorja e Parë Shqipe

Sot festohet 7 Marsi, “Dita e Mësuesit”! 139 vjet nga Mësonjëtorja e Parë Shqipe

March 7, 2026
Moti për sot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, temperaturat mbeten të pandryshuara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

March 7, 2026
Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In