• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Pushohen hetimet , Zaganit gënjeu për Tahirin

by Java News
22/01/2016 17:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pretendimet e ish-oficerit të policisë Dritan Zagani se eprorët e tij favorizonin trafikantët apo pushonin hetimet për persona të lidhur me trafikun e drogës janë të pavërteta. Është ky përfundimi i Prokurorisë së Fierit pas hetimeve të deklaratave të dy muajve më parë në media të Zaganit për përfshirjen e të afërmve të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në trafik droge.  Në këto kushte organi i Akuzës ka vendosur të pushojë këto hetime për mungesë të elementëve të veprës penale dhe provave.

Në vendimin e prokurores së Fierit Egnlantina Shehu është argumentuar dhe shkaku i pushimit të këtyre hetimeve.

Report TV shprehet se me hetimet e kryera nga kjo prokurore ka rezultuar se të gjitha informacionet e hedhur nga Dritan Zagani në sistemin MEMEX (sistem i brendshëm komunikimi në Policinë e Shtetit) nuk përmendet shtetasi A.D të cilin ai e ka përmendur në denoncimin në media.

Nga regjistrat e Policisë së Fierit nuk rezulton që kushrinjtë Habilaj të ministrit Tahiri të jenë shoqëruar në komisariatin e Fierit, së bashku me automjetin Audi AA003 GB në pronësi të ministrit por që përdorej prej tyre.

Me vendimin e pushimit të hetimeve janë njohur palët e përmendura nga Zagani në denoncimin publik dhe një kopje e tij është dërguar prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Por si nisën hetimet për denoncimin e Zaganit?

Një ditë pas deklaratave nga arratia të Dritan Zaganit, ministri i Brendshëm i kërkoi prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llala nisjen e hetimeve. Me vendim të Llallës u lejua përgjimi i personave të përmendur nga Zagani mes tyre Artan, Florjan dhe Moisi Habilaj.  Dy muaj sipas raportit të përgjimeve nuk ka rezultuar asnjë e dhënë e vlefshme për të faktuar pretendimet e Zaganit.

Aktualisht Zagani është në kërkim policor pasi u arratis jashtë vendit teksa ndodhej me masë sigurie “arrest në shtëpi” ku prokuroria kish nisur hetim ndaj tij për shpërdorim detyre pasi dekonspironte operacionet policore.

Next Post

I "pashtershmi" Zogaj, kthesa e rradhës: Dhuna verbale e Ramës parapriu 21 janarin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nevojitet kontributi i të gjithëve”- Ambasadorja e BE i dorëzon Hoxhës progres-raportin: Shqipëria, e aftë të përmbushë angazhimet e saj!

“Nevojitet kontributi i të gjithëve”- Ambasadorja e BE i dorëzon Hoxhës progres-raportin: Shqipëria, e aftë të përmbushë angazhimet e saj!

November 9, 2026
Lufta për pushtet është shkaku që ua nxijnë jetën qytetarëve?

Lufta për pushtet është shkaku që ua nxijnë jetën qytetarëve?

November 9, 2026
Kancelari Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale: Me të Gjermania fiton vlerë, karizëm, sharm dhe zemër!

Kancelari Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale: Me të Gjermania fiton vlerë, karizëm, sharm dhe zemër!

November 9, 2026
Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

November 9, 2026
Hapet në Makao forumi ndërkombëtar për shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë mes qytetërimeve 2026

Hapet në Makao forumi ndërkombëtar për shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë mes qytetërimeve 2026

November 9, 2026
U shpall fajtor për akuzat e abuzimit seksual, aktori britanik Russell Brand dënohet me 10,5 vite burgim!

U shpall fajtor për akuzat e abuzimit seksual, aktori britanik Russell Brand dënohet me 10,5 vite burgim!

November 9, 2026
Media britanike: Ministrja Diella, projekt i përbashkët i Ramës dhe Tony Blair

Ankimuan ministren “Diella”, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e 39 deputetëve të Opozitës! PD kërkoi shfuqizimin e dekreteve

November 9, 2026
Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Çështjet e sigurisë janë në fokus, e mirëpresim qëndrimin e SHBA-ve!

Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Çështjet e sigurisë janë në fokus, e mirëpresim qëndrimin e SHBA-ve!

November 9, 2026
Buxheti 2027 nuk ndryshon, PD: Ekonomia në rënie! Ibrahimaj: E shihni gotën gjysmë bosh!

Buxheti 2027 nuk ndryshon, PD: Ekonomia në rënie! Ibrahimaj: E shihni gotën gjysmë bosh!

November 9, 2026
Nis faza e dytë e Reformës Territoriale, Mazniku pas bojkotit të opozitës në Komision: Ftesa për PD-në është e hapur, t’i bashkohet procesit!

Nis faza e dytë e Reformës Territoriale, Mazniku pas bojkotit të opozitës në Komision: Ftesa për PD-në është e hapur, t’i bashkohet procesit!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In