• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Pushimet verore/ Ja çmimet që ofron bregdeti shqiptar

by Java News
26/06/2016 16:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse kërkoni të bëni pushime të paharrueshme, bregdeti shqiptar është një alternativë e mirë, si për çmime edhe për cilësinë e shërbimeve.

Në disa prej destinacioneve verore më të frekuentuara, nga Velipoja deri në Sarandë, çmimet e hoteleve variojnë nga 25 euro minimumi, në zona jo shumë afër me bregdetin, deri në 150 euro, në vijën e parë dhe hotele me 5 yje.

Në Velipojë, ndonëse hotelet nuk vlerësohen me yje, dhe çmimet variojnë nga 25-40 euro nata, ndërsa dy shezllone dhe një çadër buzë detit kushton 5-10 mijë lekë të vjetra.

Bregdeti i Shëngjinit, sipas vëzhgimit të Ora News, është një nga zonat që ka njohur shumë zhvillim vitet e fundit. Hoteli më i mirë është me 5 yje dhe ndodhen në qendër të Shëngjinit. Shazllonët në qendër të plazhit dhe tek zona e njohur si Rëra e Hedhur janë 5 mijë lekë të vjetra, në zona si Kunë, me 3 mijë lekë të vjetra.

Në Durrës, muaji qershor ka çmimet më të favorshme për pushuesit, ku një hotel për një natë, mund ta gjesh edhe me 20 euro, me mëngjes falas. Për hotelet me 5 yje, në qershor nuk gjen dhomë pa 100 euro, mëngjes dhe shazllon falas. në muajt korrik gusht, çmimim më i ulët është 35 euro-150 euro më i shtrenjti, ndërsa shezllonët nga 3-10 mijë lekë.

Në Fier, në plazhin e Darzezit përgjatë Detit Adriatik, nuk ka hotele, por por bregdeti është shumë i frekuentuar kryesisht nga familjarë që duan të shijojnë momente qetësie. një shezllon aty kushton 5 mijë lekë të vjetra, ndërkohë që mund të shfrytëzohet dhe hapësira publike.

Në Vlorë, hostelet janë më të lirat, por shumë të frekuentuara, kryesisht nga të huajt, që prenotojnë online. Qyteti ofron çmime standarde, ku hotelet me tre yje kushtojnë 30-50 euro dhoma, ne varësi te pamjes dhe pozicionit ne hotel, të poziconuar përgjatë rivierës. Çmime me te “kripura” ofrohen në resortet turistike apo hotelet e luksit ku 5 yjet variojnë nga 60-80 deri në 120 euro nate qëndrimi në suita.

Ndërkohë për turizmin familjar, akomodimi në apartamente kap koston 35-55 euro nata. Në Vlorë, zyrtarisht kapaciteti i akomodimit është mbi 3 mijë shtretër, dhe 2500 apartamente.

Saranda, në bazë të çmimeve mund të konsiderohet bregdeti më i shtrenjtë në vend, 200-250 euro kushton nata në vilat bregdetare. në qytet në zonën turistike apo vijën e parë përgjatë rivierës, 50- 100 euro është çmimi i ofruar nga hotelet me 3-5 yje, ndërsa suitat mbi 120 euro, me mëngjes të përfshirë. cimet më të kripura janë në gusht, ku një dhomë nuk mund ta gjesh pa 100 euro, pavarësisht yjeve.

Në vijën e dytë të bregdetit në bulevard, mund të gjeni hotele me 30-50 euro nata. Gjithashtu kanë filluar prenotimet në hostele, ku një krevat kushton 10-15 mijë lekë të vjetra. sa për shazllonet kushtojnë nga 5 mijë lekë të vjetra-10 euro. Pothuajse të njëjtat çmime janë dhe në Ksamil, ku kërkesat në rritje për këtë destinacion turistik, ka sjellë rritje çmimesh, ku një dhomë në hotel kushton 50-70 euro nata, ndërsa shazlloni 8-10 euro.

Next Post

Zbulimi: Plutoni ka një oqean të tërë poshtë sipërfaqes së tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kur na ka munguar shiu, na është dashur që…”, Rama: Shqipëria, vend sovran në prodhimin e energjisë

“Kur na ka munguar shiu, na është dashur që…”, Rama: Shqipëria, vend sovran në prodhimin e energjisë

January 12, 2026
Përplasen tre automjete në Lungomare, lëndohet turistja

Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën këmbësori, arrestohet shoferi

January 12, 2026
Moti i Keq në Korçë / Problemi kryesor, rrëshqitja e dherave. Disa rrugë në fshatra të bllokuara

Moti i Keq në Korçë / Problemi kryesor, rrëshqitja e dherave. Disa rrugë në fshatra të bllokuara

January 12, 2026
Parku eolik i Tropojës, Balluku: Sektori energjitik po hyn në një fazë të re!

Parku eolik i Tropojës, Balluku: Sektori energjitik po hyn në një fazë të re!

January 12, 2026
Gonzato, mesazh prokurorëve: Puna juaj ndikon direkt tek integrimi i Shqipërisë

“S’kemi kohë për të humbur”, Gonzato: Kemi nevojë për drejtësi cilësore, duhen më shumë gjyqtarë

January 12, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Nuk bëhet revolucioni duke marrë rrogën e shtetit në Parlament

January 12, 2026
“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

“Një vendim i pakuptueshëm është një konflikt i shtyrë për nesër”, kreu i GJL shpall tre angazhimet kyçe

January 12, 2026
Shkaktoi aksident i dehur në timon, AMP arreston punonjësin e policisë

Shkaktoi aksident i dehur në timon, AMP arreston punonjësin e policisë

January 12, 2026
Temperaturat e ulëta, ARRSH thirrje shoferëve: Pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë, qarkullimi vijon normalisht

Temperaturat e ulëta, ARRSH thirrje shoferëve: Pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë, qarkullimi vijon normalisht

January 12, 2026
Tre persona hapin zjarr para biznesit të shqiptarit në Greqi, plagoset pronari dhe i biri

Tre persona hapin zjarr para biznesit të shqiptarit në Greqi, plagoset pronari dhe i biri

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In