• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pushimet verore / Greqia mbyll dyert për britanikët, amerikanët dhe italianë

by A R
31/05/2020 20:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Greqia mund të jetë një destinacion kryesor pushimesh këtë vit, por për britanikët, amerikanët dhe italianët që ëndërrojnë ta shfrytëzojnë atë për pushime, kjo do të jetë e pamundur për ca kohë. Athina i ka lënë këto vende jashtë listës prej 29 të tillash, nga të cilat Greqia do të nisë të pranojë vizitorë, ndërsa po përpiqet të zbusë dëmet që ka shkaktuar pandemia për industrinë e saj më të madhe, turizmin.

Zyrtarët grekë thonë se udhëtarët nga vendet që nuk janë ndaluar, do të jenë në gjendje të hyjnë në Greqi duke filluar nga 15 qershori. Në rrugë ajrore, vetëm nëpërmjet aeroportin kryesor ndërkombëtar të kryeqytetit, Athinës si dhe metropolit verior të vendit, Selanikut.

Lista me 29 vende të lejuara ku përfshihet dhe Shqipëria u hartua pas një rishikimi të rreptë të rregulloreve globale të aeroporteve dhe nivelit të infeksionit COVID-19. Ministri i Turizmit Harris Teoharis duke shpjeguar arsyet tha se ashtuquajtura lista e vendeve të sigurta është pjesë e një plani të hartuar për të garantuar sigurinë si të vendit ashtu edhe udhëtarëve të huaj.

Ai tha se qeveria greke ia doli të trajtojë me sukses pandeminë duke marrë masa drastike bllokimi që në fillim dhe duke mbajtur nivelet e regjistruara të infeksionit nën 3 mijë dhe numrin e vdekjeve në 175. Në mesin e 29 vendeve, shtetasit e të cilëve do të lejohen në Greqi prej 15 qershorit, përfshihen disa vende të Ballkanit, Izraeli dhe madje Kina e Japonia. Udhëtarët që vijnë nga këto vende do të kontrollohen nëse janë të infektuar me COVID-19 e do të lejohen të pushojnë lirisht pa u kërkuar që të vetëizolohen fillimisht. Në varësi të ndryshimit të nivelit të infeksionit, lista e vendeve mund të ndryshojë përpara se të lejohen të hynë në vend udhëtarët nga e gjithë bota duke nisur më 1 korrik.

Por në kushtet kur SHBA, Britania dhe Italia, vende këto të goditura më rëndë nga pandemia, ekspertë të shëndetit si Gikas Magiorkas paralajmërojnë se mund të duhen muaj, përtej datës një korrik, përpara se udhëtarët nga ato vende të lejohen të vizitojnë Greqinë. Britanikët dhe amerikanë zakonisht përbëjnë numrin më të madh të vizitorëve në Greqi, duke i sjellë vendit miliarda çdo vit.

Ndërkohë, Italia u kundërpërgjigj duke thënë se vendet e “listës së zezë” ishin aty padrejtësisht dhe se Italia nuk do të lejonte të shihej dhe trajtohej ashtu sikurse e cilësoi një zyrtar i lartë, “koloni lebrozësh”.

Megjithë përpjekjen e Greqisë për të hapur turizmin, shumë zyrtarë të industrisë ngurojnë.

Grigoris Tassis, presidenti i shoqatës greke të pronarëve të hoteleve, thotë se ata nuk kanë marrë direktiva themelore nga shteti, përfshirë informacionin se si t’i trajtojnë rastet e infeksioneve në terren që mund të shfaqen.

Në ishullin e Kretës, një destinacion i preferuar për pushime, shumë zinxhirë hotelesh të mëdhenj kanë zgjedhur të hapin vetëm një pjesë të objekteve dhe lehtësira që ofrojnë për pushuesit. Disa studime tregojnë se rreth 65 për qind e hoteleve greke mund të falimentojnë nëse nuk arrijnë të hapen këtë verë.

Next Post
Zbulohet emri dhe foto, kush është i moshuari nën akuzë për abuzim me të miturën në Babrru

Zbulohet emri dhe foto, kush është i moshuari nën akuzë për abuzim me të miturën në Babrru

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë nënkupton dhuna e karteleve të Meksikës për Kupën e Botës?

Çfarë nënkupton dhuna e karteleve të Meksikës për Kupën e Botës?

February 24, 2026
Gjyqi ndaj Laert Haxhiut, reperi Noizy thirret në GJKKO

Gjyqi ndaj Laert Haxhiut, reperi Noizy thirret në GJKKO

February 24, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: 41.5% mendojnë se Rama do të përfitojë më shumë nga fitorja e Trump, 29.2% Berisha

EKSKLUZIVE/ Sondazhi: Me kë është më afër Trump? Me Ramën 79.3%, me Berishën 12.2%

February 24, 2026
Kriminaliteti tek të rinjtë, Lamallari: Një sistem drejtësie që ofron mundësi të dyta për ata që gabojnë

Kriminaliteti tek të rinjtë, Lamallari: Një sistem drejtësie që ofron mundësi të dyta për ata që gabojnë

February 24, 2026
Bordi i Paqes, presidenti Trump realizon foton familjare me liderët! Të pranishëm Rama dhe Osmani

Bordi i Paqes prezanton faqen zyrtare, vendosen flamujt e Shqipërisë e Kosovës! Rama shfaqet krah Donald Trump

February 24, 2026
Propozohet rritje pagash 2.5% për 36 mijë mësues dhe edukatorë

Propozohet rritje pagash 2.5% për 36 mijë mësues dhe edukatorë

February 24, 2026
Nga “spiunimi dhe tradhtia” nga e dashura, tek operacioni sekret, CNN zbardh detaje nga vrasja e “El Menchon”

Nga “spiunimi dhe tradhtia” nga e dashura, tek operacioni sekret, CNN zbardh detaje nga vrasja e “El Menchon”

February 24, 2026
Merz në Pekin: Sa e varur është Gjermania nga Kina?

Merz në Pekin: Sa e varur është Gjermania nga Kina?

February 24, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

February 24, 2026
Gjin Gjoni: Protestojmë se ka korrupsion të madh në Shqipëri

Gjin Gjoni: Protestojmë se ka korrupsion të madh në Shqipëri

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In